KORCE-Krimi makabër në Korçë, ku babai u mori jetën 2 fëmijëve duke u mbytur e më pas u vetëflijua ka tronditur të madh dhe të vogël. Të prekur dhe me lot në sy janë dhe familjarë të Marsela Toshit, nëna e dy fëmijëve të mitur.  Ata jetojnë në fshatin Kraps të Fierit ku ka jetuar më parë dhe Marsela para se të martohej me Naum Toshin nga Korça.

Familjarët e Marsela Toshit kanë folur për herë të parë pas vrasjes së dy fëmijëve të mitur, të vajzës së tyre dhe vetëvrasjes së bashkëshortit të saj Naum Toshit.
Gjyshja e Marselës, Marfaja nga fshati Kraps i Fierit tha për mediat se Marsela u kishte thënë se nuk e donte burrin dhe tregoi çfarë i rrëfente djali 7-vjeçar i mbesës, i cili vdiq bashkë me vëllanë, i mbytur nga babai që e rriti, Naum Toshi.

“Nipi më tha se babai i kishte nxjerrë jashtë një natë, pasi u zunë dhe kishin fjetur në furgon, – tha gjyshja. – Nipi 7 vjeç më thoshte se prindërit zihen”.
Ndërsa njerka e Marselës, Burbuqe Beharaj tha: “Naumi nuk ia jepte fëmijët, se i kishte të dy njesoj. Ajo erdhi kërkoi pasaportë për djalin e madh.” Babai i Marselës, Astrit Behari nuk ka qenë në shtëpi ndërsa familjarët kanë treguar se ai ka ikur menjëherë në Korçë për të marrë pjesë në varrimin e fëmijëve dhe dhëndrit.

​Marsela Toshi Beharaj ka lindur ne Kraps në shtator të vitit 1992. Ajo ishte martuar në Korcë me Naum Toshin, me të cilin pati një fëmijë, kurse një fëmijë tjetër e solli pas një lidhje të mëparshme. Më 5 Dhjetor të këtij viti, Naum Toshi u mori jetën dy fëmijëve të mitur, V.T e J.T, përkatësisht 4 dhe 7 vjeç dhe më pas u vetëvra pas grindjeve me të shoqen, Marsela Toshi.

(d.b/Shqiptarja.com)