Dukesha e Kembridxhit është femra model dhe e preferuara e çdo mashkulli për fisnikërinë e saj.

Ndërsa së bashku, ata janë familja më e dashur e vendit të tyre.

Për 1 vjetorin e Princit të vogël George, familja mbretërore janë në kopertinën e revistës Vanity Fair për muajin gusht.

Fotot janë marrë nga turneu i tyre i parë si familje në Australi dhe Zelandën e re.

george

Vogëlushi është parë në krahët e Dukeshës Kate tek sa vizitonin Kopshtin e Sydney Taronga.

Në revistë treohet se Kate po bën disa ndryshime në çerdhen e bebes së saj duke ndërruar mobiljet e tij në kundërshtim me stilin antik mbretëror.

Ndërkohë ata thonë se po punojnë për një edukim normal të fëmijës së tyre që të mund të luajë me miqtë e moshës së tij edhe jashtë shtëpisë.

Ndërkohë një burim i brendshëm i familjes mbretërore thotë se së shpejti ata kanë plan që të sjellin në jetë një motër ose vëlla për vogëlushin e tyre.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)