FIER- Familja 7 anëtarëshe Kalaja në Fshatin Shën Pjetër në Fier, jeton në kushte çnjerëzore.
Banesa në të cilën jeton kjo familje është e ndërtuar me baltë dhe është më shumë se 40-vjeçare, ajo tashmë thuajse është e rrënuar.
Kjo familje prej kohësh nuk ka as energji elektrike pasi OSHEE ia ka shkëputur prej kohësh.
I gjendur në këtë situatë kryefamiljari Harilla Kalaja kërkon ndihmën e shtetit të paktën t’i mundësohet lidhja e energjisë elektrike, pasi fëmijët e tij 6, 9 dhe 12 vjeç nuk arrijnë të bëjnë edhe ato pak mësime që ata marrin nga shkolla.
Kryefamiljari thotë se faturat i vinin afrofe me një vlerë prej 700 mijë lekësh të vjetra, ai thotë se nuk ka fabrikë për një konsum të tillë. Kalaja shprehet se shtëpija e tij ka vetëm një llampë.
Me e vjetra e shtepisë zonja Lena Kalaja tregon se është familje dëshmorësh, dikur vinin fëmijet e shkollave çdo pesë maji vinin me tufa lulesh kurse sot i kanë harruar të gjithë.
‘’Baballarët tanë kanë luftuar, për çdo 5 maj më vinë nxënësit e shkollës, më dhurojnë lule se është me lapidar. Sot ne rrimë pa drita’’,-u shpreh Kalaja.
‘’Shumë varfëri e madhe, mos pyet më. Asnjë lloj të ardhure, asnjë asistencë. Ai thotë nën stop dua lekët e dritave. Vjet për shelbmull doli Vjosa dhe na i mori edhe dy bagëtitë që kishim. Nuk morëm asnjë dëmshpërblim’’,-u shpreh kryefamiljari.
E moshuara thotë se jetesa qenka e vështirë pa drita, pa ngrënë dhe pa asnjë të ardhur.
Sikur të mos mjaftonte fati i keq për këtë familjen vitin e kaluar dalja nga shtrati i lumit Vjosa shkaktoi dëme të mëdha, pasi edhe ato pak bagëti që kishin iu ngordhën.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO