‘Familja ime filloi të qante kur u thash se doja të ikja’, Messi sqaron të ardhmen: Do qëndroj edhe 1 vit te Barcelona

‘Unë kurrë nuk do të ndërmerja hapa ligjore kundër klubit tim’. Me këtë deklaratë Lionel Messi ka sqaruar të ardhmen e tij, që prej ditësh kishte pushtuar çdo media ndërkombëtare sportive, pasi vetë futbollisti ka pranuar se dëshironte të largohej.

Fituesi i gjashtë herë ‘Topit të Artë’ ka thyer heshtjen këtë të premte në një intervistë për ‘Goal.com’, duke treguar edhe arsyen se përse kërkoi të largohej. Messi thotë se i ka thënë presidentit gjatë gjithë sezonit se aventura e tij në Katalonjë ka përfunduar, pasi klubi ka nevojë për lojtarë të rinj. Sipas yllit argjentinas ishte e vështirë të mbyllje karrierën në atë mënyrë, por u detyrua edhe nga ajo humbje shpërfytyruese 8-2 kundër Bayern-it në Champions League.

Messi ka folur edhe për gjendjen që kjo situatë shkaktoi në familje: “Kur i komunikova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e madhe. E gjithë familja filloi të qante, fëmijët e mi nuk donin të largoheshin nga Barcelona, ​​as nuk donin të ndryshonin shkollën.”

Tani Messi do të qëndrojë te Barcelona të paktën edhe një sezon, pasi vitin tjetër i skadon kontrata. Në këtë mënyrë merr fund edhe ëndrra e Manchester City-t për ta patur në skuadër, pasi ishte klubi më i interesuar.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet