Familja e Michael Jackson ka humbur çështjen kundër kompanisë promovuese të koncerteve AEG Live, lidhur me përgjegjshmërinë e saj në punësimin e mjekut personal të këngëtarit. Juria doli në përfundimin se mjeku që kujdesej për Jacskon përpara fillimit të turit të koncerteve, Conrad Muray nuk mund të cilësohet si inkompetent për detyrën e tij, ndaj dhe AEG nuk është treguar neglizhente në marrjen e tij në punë.
 
Murray u dënua me 4 vjet burg për vrasje të pavullnetshme lidhur me ndihmën mjekësore që i dha këngëtarit në momentet e tij të fundit. Juria prej 12 anëtarësh shqyrtoi gjatë procesit 5 pyetje kyçe për të përcaktuar nëse AEG duhet të konsiderohet përgjegjëse për marrjen në pyetje të dr. Murray dhe lidhur me kompetencën e tij.

Ka qenë mamaja dhe tre fëmijët e Michael ata që hodhën në gjyq AEG me motivacionin se ishte pikërisht kjo kompani ajo e cila e punësoi Murray-n si doktor të Michael, pra ata ishin bashkëfajtor në vdekjen e këngëtarit.

Nëse juria do të vendoste se AEG ishte fajtore, atëhere këta të fundit do t’i paguanin secilit prej tre fëmijëve të Michael Jackson nga 85 milionë dollarë dhe 35 milionë për të ëmën e tij, plus 1.5 miliardë dollar si humbje ekonomike.

Ndër dëshmitarëve në procesin gjyqësor, ishte dhe i biri i Michael, Prince, i cili tha se babai i kishte thënë në bashkëbisedimin e tyre të fundit se do t’a vrisnin.
 
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)