Familja me 25 anëtarë ...në 75 m
katrorë!...të detyruar nga varfëria

Familja me 25 anëtarë ...në 75 m<br />katrorë!...të detyruar nga varfëria
Strehimi i komunitetit rom është një ndër problemet më shqetësuese sot në vend. Veç Tiranës probleme ka edhe në rrethet e tjera, ku kushtet e jetesës së këtij komuniteti janë nën nivelin e jetesës.

Në qytetin e Elbasan një familje prej 25 anëtarësh është e detyruar të jetojë në një ambient prej 70 metrash kator, tërësisht të amortizuar.
 
Pesë vëllezër të familjes Lolja bashkë me fëmijët e tyre kanë edhe problemin e varfërisë ekstreme. Bashkëjetesa në një strehë e 25 anëtarëve të familjes bëhet e vështirë edhe për shkak të pamundësisë për të gjetur një punë dhe për të siguruar të ardhura.
 
Elbasani numëron rreth 2000 familje që kërkojnë strehë. Së fundi ka nisur programi i strehimit ndërkohë që në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u miratua bonusi i strehimit për 70 familje, 40 prej të cilave të komunitetit rom dhe egjiptian.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet