Familja me 9 anëtarë jeton në çadër pas tërmetit: Kërkojmë strehim, s'mund të jetojmë kështu (VIDEO)

FUSHË KRUJË- Familja me 9 anëtarë në fshatin Mazhe e Madhe të Fushë-Krujës jeton në një çadër pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi shtëpinë. Ekspertët verifikuan banesën e tyre dhe e kanë shpallur të pabanueshme. Një nga djemtë e familjes është invalid dhe e ka të pamundur jetesën në kushtet e një çadre.

Kryefamiljari Bajram Masha thotë se jetesa në çadër është e vështirë pasi është shumë ftohtë dhe që nuk ka marrë bonus qiraje. Ai shprehet se nuk mund të largohet nga fshati pasi ka edhe gjenë e gjallë.

“Situata që ndodhi na shkatërroi, por me vdekje s’kena asnjë njeri, por përjashtë jina në çadra, jena 9 vetë, t’i ndërtojnë të gjitha të vënë dorën në zemër. Djali ësht me tre goca të vogla. Ku t’i qis unë plaçkat, i kam mbuluar këtu. Bonus qiraje nuk na kanë dhanë, më thanë shko te banka, por unë s’kam ku të iki kam lopët. Ku të iki nga këtu, s’kam se ku se jam fshatar”, tha kryefamiljari Bajram Masha

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në 7 fshatra të zonës së Bilajt të Fushë-Krujës. Më të prekurit janë fshatrat Mallkuç, Mazhe e Vogël, Mazhe e Madhe dhe Budull.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen