Në fshatin Mafsheq të malësisë së Krujës, një familje me 9 anëtarë jeton në kushte të mjerueshme. Familja Ferra përbëhet nga kryefamiljari Bashkimi me bashkëshorten, prindërit e tij në moshë të vjetër, 4 fëmijët e vegjël dhe një motër invalide. Të ardhurat totale të kësaj familje janë 330 mijë lekë të vjetra në muaj me të cilat duhet të përballojnë jetesën, ilaçet e nevojat jetësore.

Me këto para që marr unë dhe me këtë familje që kam, jetojmë në kushte tepër skandaloze për të ptrballuar çdo gjë që e do familja, me familjen, me fëmijët, e me plqetë, me motrën invalide. Është tepër e papërballueshme” – theksoi Bashkimi.

Babai i Bashkimit, Tafa eshte 102 vjec dhe dergjet ne shtrat prej shume kohesh. Ai nuk është në gjendje as të ecë e as të flasë, po ashtu edhe e ema 92 vjecare. Familja nuk ka mundësi t’u blejë ilacet atyre dhe kjo ka bërë që gjendja shëndetësore t’u përkeqësohet. Nga ana tjetër, motrës së bashkimit, Fatmirës e cila ka lindur shurdhmemece, prej 4 muajsh i eshte nderprere pagesa e invaliditetit me argumentin se nuk plotësonte kriteret.

Por pervec gjendjes se rende ekonomike, kjo familje perballet me nje rrezik te madh qe i kanoset dite nate. Banesa e tyre eshte çarë ne te gjitha anet dhe eshte gati te shembet.

Sikurse po e shihni në këto pamje, çarjet e mureve janë aq të mëdha, sa drita depërton nga jashtë, e bashkë me te edhe era e shiu. Një komision i posaçëm verifikimi e ka nxjerrë këtë ngrehinë të pabanueshme, por pa i dhënë asnjë zgjidhje kësaj familjeje.

“Kemi frikë të banojmë, kur është shumë shi dhe ka furtuna, kemi frikë se mos të na zërë shtëpia, sepse nuk kemi ku të strehohemi në asnjë vend” – tha gruaja e familjes Ferra.  

Anëtarët e familjes Ferra thonë se ngrysen cdo natë me frikën se të nesërmen do të gjenden nën rrënoja. Për këtë arsye, ata bëjnë thirrje për ndihmë, nga kushdo qe ka mundësi.

familja

s.k/Shqiptarja.com