Vështirësitë financiare ja kanë vështirësuar më shumë jetën një nëne 34 vjeçare e cila, përveç luftës për të siguruar bukën e gojës, duhet të shqetësohet për djalin e vogël të sëmurë.
Zamira Çengeli, është banore e Kukësit në lagjen tre të qytetit dhe bashkë bashkëshortin e papunë dhe djalin 1 vjeçar është strehuar në shtëpi me qira por kjo shtëpi, sot ndodhet në kushte të mjerueshme.
Në një dhomë me lagështirë dhe shumë varfëri, Zamira jeton me djalin dhe bashkëshortin e pa punë e që i mbijetojnë sëmundjeve që sjell lagështira. Nisur nga kushtet mjaft të rënda ekonomike dhe përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike Zamira ,bën apel pë ndihmë.
I ftohti dhe bora e ditëve të fundit e ka gjunjëzuar edhe më shumë këtë familje pasi vështirësitë janë të papërshkrueshme. Fqinjët e kanë ndihmuar disa herë me ushqime por kjo familje ka nevojë për një shtëpi të vërtet ndërsa Zamira per një vend pune.

VIDEO










