Dekreti i presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën, ashtu siç pritej nuk është mirëpritur nga familjarët e të vrarit Fiqiri Muça.
Vendimi i presidentit është cilësuar i padrejtë nga gruaja e Fiqiri Muçës. “Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë,” ka thënë Mynyre Muça.
Edhe i ati i viktimës është shprehur se Nazime Visha duhet të kryente dënimin. “Shteti nuk ka vendosur drejtësi për vrasjen e djalit tim,” ka thënë Zyber Muça.
Nazime Visha u fal këtë të premte nga Presidenti Nishani, teksa kishte edhe 3.9 vite burg për të bërë. Nazime Visha u dënua 10 vite për vrasjen e përdhunuesit të saj, Fiqiri Muça.
/Shqiptarja.com

VIDEO