LEZHË - Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 70-vjeçari i cili u çua i pajetë në spital nga familjarët e tij.

Viktima është Lazer Tushi nga Lezha, por plagët që ai kishte në kokë kanë bërë që mjekët të ngrënë dyshime e t'i bëjnë autopsinë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të moshuarit.

Plaga në kokë nuk është me armë zjarri, ndërsa familjarët se 70-vjeçari është rrëzuar në banesë ku pësoi një goditje vdekjeprurëse në kokë. 

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com