Familjaret e te pagjeturve te zhgenjyer me mazhorancen

Familjaret e te pagjeturve te zhgenjyer me mazhorancen
Përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, në një konferencë për media shprehen shqetësimin për ngritjen e mocionit në seancën e djeshme të Kuvendit nga ana e Grupit Parlamentar të PDK-së që t’i kthejë në rivotim rekomandimet e miratuara në Kuvend, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ata përshëndeten iniciativën për trajtimin në mënyrë më serioze të kësaj çështje, por kërkuan që mos t’i kthejnë prapa rekomandimet e votuara në seancën e 10 majit.

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” tha se nëse vendimi kthehet prapa, atëherë zhgënjimi për familjarët e të pagjeturve do të jetë edhe më i madh dhe çështja e të pagjeturve nuk do të bisedohet më asnjëherë.

Deputetët opozitarë, pa dallim, i kanë cilësuar të jashtëligjshme tendencat e tilla të PDK-së, duke rikujtuar se Rregullorja e punës e Kuvendit parasheh që mocioni për interpelancë për të njëjtën çështje nuk mund të votohet pa kaluar së paku gjashtë muaj, shkruan Koha Ditore.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA