Familjarët e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë dy ditë më parë pas lindjes së fëmijës, i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t'u bashkohen ditën e nesërme përpara spitalit për të protestuar.
Ajo ndërroi jetën pas një arresti kardiak, në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë vajzën e parë, fryt i dashurisë me bashkëshortin e saj, Algentin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Pas vdekjess së 25-vjeçares, u arrestuan mjeku kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, ndërsa sot u liruan nga qelia. Ishte kërkesa e prokurorit Xhiljano Seferi për masën "detyrim paraqitje" që u miratua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.
E ndërsa po vijojnë hetimet për ngjarjen, mjekët e spitalit të Elbasanit protestuan dje për arrestimin e kolegëve të tyre.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
ngushellime por sa moret nga PD dhe LSI euro bespj se vodhen 5.7 milion
Përgjigju