Konsumi familjar në raport me konsumin e përgjithshëm të faturuar për konsumatorët tariforë vjet zuri rreth 57.6 %, me të njëjtin trend si vitet e tjera.

Sipas nivelit të konsumit, domethënës është fakti se rreth 76.3% e gjithë konsumatorëve familjarë i përkasin bllokut të konsumit deri 300kwh/muaj me një rritje rreth 1% në krahasim me vitin 2012.
Në këtë strukturë konsumi, sektori privat zuri 30,9%, ai buxhetor 4,9% dhe jo buxhetor 6,7%, bën të ditur Raporti vjetor 2013 i Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Një peshë të rëndësishme në konsumin e energjisë elektrike zënë edhe konsumatorët buxhetorë dhe jo buxhetorë, te këta të fundit bëjnë pjesë kryesisht ujësjellësit dhe hidrovorët./ATSH/