TIRANE - Enti Kombëtar i Banesave ka hartuar tashmë listën e qytetarëve, të cilët duhet të lirojnë shtëpitë e pronarëve, ku ata banojnë që para vitit 1991. Lista përbëhet nga 3.289 familje, të cilat do të përfitojnë brenda datës 1 nëntor kredi me interes 0 dhe me pagesë brenda 30 vjetëve për të blerë shtëpi të re.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve Publike, Arminda Qylafku, u shpreh se pjesa dërrmuese e këtyre familjeve gjenden në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës.
Lista e plotë e banorëve që do të trajtohen me kredi do të publikohet nesër në të përditshmen Shqiptarja.com.
Të gjithë ata pronarë apo qytetarë që nuk e gjejnë emrin e tyre në këtë listë, mund të paraqiten pranë Entit Kombëtar të Banesave për të dorëzuar dokumentacionin përkatës.
Akti Normativ i miratuar në fund të muajit korrik të këtij viti detyron Entin Kombëtar të Banesave që të hartojë dhe dorëzojë listat e përfituesve të kredisë në bankë brenda datës 5 shtator. Nëse familjet e përfshira në listë nuk janë larguar brenda datës 1 nëntor, Enti i Banesave ka të drejtën e thirrjes së përmbaruesve për largimin nga shtëpitë. Pas këtij momenti, shtëpia do t’u kalojë pronarëve legjitimë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com