TIRANE- Ata janë punëtorët më të palodhur. Janë koleksionistët më të mirë të monedhave. Ditët e tyre nisin dhe përfunfojnë duke ndërtuar lutje dhe duke marrë lëmoshë. Në pamundësinë e një vendi që nuk ka një sistem hekurudhor që do ti zhvendoste ata në “Stacionet e Trenave”, fëmijët e rrugës mund ti hasësh kudo, gjithmonë duke të zgjatur dorën dhe duke të kërkuar para.
Historia
Ana është 9 vjeç. Nuk ka qënë asnjëherë në shkollë, por mënyra e komunikimit me pediatren e QSUT-së, është shumë e sjellshme dhe me doza të forta ironie . “ Mirë që s’më ke dhënë asnjiherë lekë në rrugë, po të paktën më shëro” i drejtohet me naivitetin e një fëmije pediatres, Ana e vogël. Në dorën i kanë vënë një serum, ndërkohë që djali që e gjeti duke u dridhur nga i ftohti në rrugën e Elbasanit, sjell edhe një batanije për ta mbajtur ngrohtë. I ka bërë të gjithë për vete me batutat e shpeshta dhe humorin e saj, por s’do të kalojë shumë dhe ajo do ti rikthehet sërish punës.
Në hyrjen e një pallati pranë rrugës së Elbasanit, mbi ca kartona të vegjël ajo zgjohet për të qënë çdo ditë në të njëjtën rrugë. Në fatin që i është destinuar që në lindje. Ana vjen nga një familje e komunitetit rom. Në shtëpinë e saj i kanë mësuar se lufta për mbijetesë nuk njeh moshë. Kush fiton para, arrin të ushqehet, të tjerët flenë me barkun bosh. 9 vjeçaren e sheh të zvarritet pas makinave, në kërkim të një bamirësi që do ti hapi xhamin dhe do ti japë diçka. Por kjo ndodh shumë rrallë. Shpesh Ana, është mësuar ti përplasin në fytyrë ulërima, të shara madje edhe goditje. Vëllai i saj i madh është ai që nga distanca monitoron performancën e Anës dhe dy motrave të saj. Në fund të ditës është “tutori i familjes”, që vendos se kush ka ditur ta bëj më së miri punën.
Fëmijët në rrugë
Të gjithë jemi dëshmimtarë rrugëve të kryeqytetit të fëmijve që kërkojnë lëmoshë, që zhyten në kazanët e vjetëruar të plehrave për të gjetur diçka fitimprurëse, që puthin edhe makinat në ndalesat e tyre në semafor. Janë kthyer në qënie të vogla, të padukshme për një shoqëri që jetën e saj e kryen me xhiro të shpejta. Ata janë të ndarë me zona, në të cilët janë zotër të territorit. Puna e tyre shpërblehet në ushqim, në fund të ditës. Por rruga, për ta nuk është edukim. Nuk është shkollë. Me qindra prej tyre i sheh të tymosin cigare pranë urave kundërmuese të Lanës. Të gjithë presin të rriten. Femrat do të bëhen nëna, dhe do të kenë mundësinë që të bëjnë fëmijë që të punojnë për to.
Ndërsa djemtë do të bëhen padronët, që dashurinë e krijesave të tyre do ta masin nga qindarkat që ato do të mbledhin gjatë ditës. Kjo e jona është një shoqëri që integritetin e kësaj shtrese, të këtyre fëmijve nuk e ka fare në referencë. Askush nga zyrtarët e veshur me pushtet nuk guxon që një ditë të shkojë dhe ti marrë për dore për ti çuar në shkollë. E dinë se nëse do të afroheshin tek ta, do të preknin një plagë që dhemb. Ata, janë jo vetëm të pashkolluar. Atyre fëmijve i mungon edhe një strehë për të futur kokën, edhe liritë dhe të drejtat se vetëm dhunohen,edhe ushqimi që u duhet ta fitojnë çdo ditë. Atyre u mungon çdo gjë që lidhet me jetën e një fëmije.
Problematika
Shfrytëzimi i fëmijve është një fenomen që është shfaqur prej kohësh në vendin tonë. Numërohen rreth 57 mijë fëmijë që dhunohen dhe detyrohen të punojnë në të gjithë vendin. Autoritet edhe pse në dijeni të gjithë kësaj situate, vazhdojnë të mos i japin zgjidhje problemit. Avokati i Popullit Igli Totozani, ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje dhe hartimin e një plani për ndalimin e punës tek të miturt, pak kohë më parë por edhe ai u mjaftua me aq. Të shumta janë fondet dhe strategjitë që hartohen çdo vit për këta fëmijë, por veç qytetarëve bamirës, ata nuk kanë asnjë aleat në luftën e tyre të vështirë për të mbijetuar.
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com