Fan Noli, Kryeministri që nuk e ndau
postin nga muzika dhe letërsia
Ditët e kryeministrit mes bisedave me diplomatët e huaj duke u përpjekur me çdo kusht që të njihej qeveria e tij. Premtimet nga konçensionet tek zbardhja e vrasjeve të amerikanëve në Mamurras dhe pasionet për muzikën, letërsinë dhe detyrën fetare....
Ditët e kryeministrit mes bisedave me diplomatët e huaj duke u përpjekur me çdo kusht që të njihej qeveria e tij. Premtimet nga konçensionet tek zbardhja e vrasjeve të amerikanëve në Mamurras dhe pasionet për muzikën, letërsinë dhe detyrën fetare....
Pas dështimit të aksionit diplomatik në Londër, Noli nisi nga përpjekjet për të sqaruar dhe për t’u afruar me Të ngarkuarin e përkohshëm, R. Parr-in. Përpara se ta takonte atë në fillim të korrikut, kish dërguar Xh. Vilën, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, dhe ishte vënë në korrent për opinionet e pakënaqësitë e tij. Pas kësaj, ai desh patjetër të merrte kontakt drejtpërdrejt. Takimit i parapriu një mesazh, nëpërmjet të cilit kryeministri lavdëronte shërbimet që i kish sjellë Anglia pavarësisë së Shqipërisë dhe i shprehte dëshirën për t’u takuar, qoftë dhe në rezidencën britanike në Durrës. Parr-i e pranoi, por me kusht që takimi të ishte rigorozisht privat dhe të bëhej në një terren neutral. I shqetësuar, madje, se mos ky rast shfrytëzohej për qëllime politike, shprehte gatishmërinë që të shkonte ai në Tiranë.
Takimi u organizua më 6 korrik, në një drekë pune, në të cilën kryeministri parashtroi kërkesat e tij që s’ishin të panjohura për diplomatin anglez. Në qëndrimin dhe bisedën e Nolit do të zotëronte sinqeriteti, besimi dhe gatishmëria për mirëkuptim. Mirëpo, për fat të keq, kjo nuk do të ishte reciproke. Prapa mirësjelljes dhe taktit diplomatik të Parr-it, fshihej i njëjti qëndrim me atë të paraardhësit të tij. Sipas raportit dërguar Foreign Office-it, për Nolin, gjithë qëllimi i takimit kish qenë t’i mbushte mendjen atij për një qëndrim pozitiv të Londrës ndaj qeverisë së re. Si përgjigje të ankesave angleze,
kryeministri shqiptar i kish premtuar t’i jepte koncesionin e vajgurit Shoqërisë Anglo-Persiane dhe se gjyqi ndaj të arratisurve s’ishte veçse një manovër politike pa telashe.Por diplomati shënon në raport se, nga gjithë biseda dhe këmbëngulja e Nolit, kish nxjerrë përfundimin se kjo ish “shenja e pasigurisë së tij të përgjithshme për të ardhmen” dhe se “grindjet e brendshme dhe armiqt’ e jashtëm kanë për t’ia ndërprerë jetën kësaj qeverie brenda disa javëve”.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26