FIER - Në muajin maj Fana Naci ka mbushur plot 105 vjeç. Ajo është e datëlindjes 9 Maj 1914 dhe në këtë mënyrë thyen rekordin ne Fier ndoshta dhe më gjerë duke ja kaluar në dy vite edhe Hëna Omerit, historinë e së cilës Report Tv e solli dy javë më parë.
Fana Nace është martuar në vitin 1942 dhe nga kjo martesë ka lindur 9 fëmijë. Edhe pse në këtë moshë, ajo fizikisht është e shëndetshme.
105-vjeçarja rrëfen për Report Tv sekretin e jetëgjatësisë. Fana Naci ka përdorur një dietë ushqimore strikte dhe është marrë rregullisht me aktivitet fizik. Në një ditë të zakonshme atë e gjen duke bërë punët e shtëpisë, fshin oborrin apo merret me mirëmbajtjen e luleve.
Por nuk harron edhe të punojë me shtiza për të bërë çorape për familjarët.
Nuk ka asnjë sëmundje, nuk pi duhan, as pije alkoolike dhe rrallë herë merr ilaçe. 105-vjeçarja rrëfen se gjatë rutinës ditore del ne fshat e takon njerëzit. E moshuara ka memorie të fortë dhe kujton ardhjen e italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore... Por edhe të gjermanëve në Shqipëri, dhe për secilin prej tyre ka nga një histori.
"Kur ishte Italia, vinin ushtarët këtu, se ushtria ishte afër. Vinin kërkonin vezë. Kishin vajtur tek një fukara ushtarët conin rrobat për t'i larë dhe kërkuar vezë. Keni vezë? "Non ce" (nuk ka) - i tha ajo. Kishte dëgjuar nga djemtë që mësonin gjuhën", tregon 105-vjeçarja.
Ka bërë punë të ndryshme në bujqësi por më vonë profesioni i saj ishte rrobaqepësia deri sa doli në pension. Ajo rrëfen se ka qenë dy herë në Amerikë tek vajzat e saj, në vitin 1998 kur ishte 84 vjeç dhe në vitin 2002 kur ishte 98 vjeç.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I nxehti saharian...dhe pushimet e 'ndaluara' të pensionistëve: S'kemi lekë për plazh, shuajmë vapën me ujë
17 Gusht, 16:59
-
Kuçi i Devollit me nga dy pleq për shtëpi! Rinia në emigrimin, në dekadën e fundit ikën më shumë se gjysma e banorëve! Shkolla mbetet me 9 nxënës
17 Prill, 14:30
-
Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së në 2022
15 Mars, 13:39
-
Pesë këshilla 'të thjeshta por efektive' për të rritur jetëgjatësinë tuaj
4 Mars, 17:25
-
Shumë shqiptarë rrezikojnë pensionin, ulen ndjeshëm vitet e nevojshme të kontributit
30 Janar, 07:22
-
Rikthehet jetëgjatësia pas pandemisë, gratë jetuan mesatarisht 80.9 vite dhe burrat 77.3 vite më 2022
10 Tetor 2023, 08:03
-
Punoi 30 vite mësuese, në shtëpinë e të moshuarve e kujton nxënësja, rrëfimi i 75-vjeçares që u rrit pa nënë e baba: Faluni dashuri prindërve
1 Tetor 2023, 19:06
-
Po kthehej me biçikletë nga shkolla, vdes nga i nxehti 13-vjeçarja në Japoni! Për një javë shënohen tre viktima nga temperaturat ekstreme
1 Gusht 2023, 12:02
-
Shkenca: Udhëtimet me miqtë rrisin jetëgjatësinë dhe ulin presionin e gjakut
17 Korrik 2023, 18:59
-
Ushqimi i jetëgjatësisë: Çfarë duhet të hani për të fituar një dhjetëvjeçar jetë (në shëndet)
25 Maj 2023, 12:15
-
Jetëgjatësia në Shqipëri, dy qytete ku burrat dhe gratë jetojnë më gjatë
4 Janar 2023, 16:53
-
Fëmijë në emigrim, të moshuar vetëm, jeta në një azil në Korçë! 77-vjeçarja: Kërkova të më sillnin këtu, dua shoqëri! 80-vjeçari: Askënd s’e merr malli për mua
22 Dhjetor 2022, 15:24
si ishin italiant ushtere qe kerkonin veze ,ndersa Gjermanet ishin te disiplinuar nuk perzieheshin me popullsine vendase dhe as vidhinin apo te shihnin femrat. Pavaresisht se sa te eger qe ishin ushtria gjermane fitoi nje respekt ne derjtimine moralit dhe dispiplines . Gjithesesi italianet afronin me shqiptaret ne disa aspekte.
PërgjigjuUshtaret gjermane kane bere perdhunime dhe granitje kudo qe shkuan. Ne Shqiperi nuk bene te tilla gjera sepse ishte urdher i dhene nga komanda gjermane per te mos u konfliktuar pa shkak me popullsine civile sepse per ta Shqiperia ishte shtet kolaboracionist dhe jo armik.
Nuk e besoj se eshte e vertete Femrat ne ate kohe martoheshin te vogla , as I bie te jete martuar ne moshen 28 vjecare
Përgjigju