Fani Zguro dhe artistë të tjerë
europianë ekspozojnë në Bukuresht

Fani Zguro dhe artistë të tjerë<br />europianë ekspozojnë në Bukuresht
Fani Zguro, artist nga Shqipëria do të shkoj me konceptin “Recorded Memories” në ekspozitën e cila hapet me datë 22 maj në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Bukuresht.
 
Në shumicën e fotografive ku është babai i tij, është edhe një njeri tjetër. Përkrah, ai mbetet misteri i secilës shkrepje, me fytyrë të fshehur e shpesh të shqyer. I njëjti njeri, më vonë është internuar dhe çka ka ndodhur me të prapë mbetet mister.
 
Ekspozita do të jetë kolektive, ku përfshihen një numër artistësh nga Evropa, me emra si Hassan Abdelghani, Ana Adamovic, Jelena Blagovic, Pavel Braila, Michele Bressan, Marianna Christof, KavecS, Iosif Kiraly, Panos Kokkinias, Milomir Kovacevic, Nikola Mihov, Erha Muratoglu, Nikola Radic Lucati, Stefan Sava, Stefana Savic, Saso Stanojkovik, Predrag Terzic, Andreas Tsonidis, Pete Tzanev, Zaneta Vangeli, Sandra Vitaljic dhe Vangelis Vlahos.
 
Ekspozita është kuruar nga Constanze VVicke dhe kuratorë nga 11 shtete të Evropës Juglindore. Shumica e artistëve sjellin fotografi dhe imazhe nga vendet si një medium për kujtim dhe rikthim në kohë.
 
Disa prej artistëve merren edhe me rekonstruktimin e historiografisë zyrtare të së kaluarës, ndërsa të tjerë përdorin kamerën statike si kërcimin e ndjeshëm nëpër kohë, shpesh të pavërejtur. Ekspozita është bashkëpunim mes Goethe Institut dhe Museum fur Photographie Braunschvveig.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike