Fansat masakrojnë Berishën pas paktit me PS për mbylljen e listave: Pazarxhi që shite demokratët! Ish-kryeministri e pranon: Deputetët janë të partisë, jo të popullit

Një ditë pas miratimit të Kodit të Ri Zgjedhor, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat duke justifikuar paktin me PS dhe mbylljen e listave me 1/3. Por, fansat në Facebook e kanë masakruar Berishën për këtë marrëveshje të dakordësuar. Ata kanë vërshuar në 'lumë' komentesh në drejtim të ish-kryeministrit, duke e quajtur atë një mashtrues, non grata, pazarxhi që shiti demokratët te Edi Rama.

Shqiptarja.com në një vëzhgim që bëri në reagimin e fansave të Berishës, shkëputi këto komente të fansave të cilët shprehin zhgënjimin e madh nga Berisha, duke i thënë se është thjesht një i pabesë që bëri pazar dhe tradhtoi demokratët duke i shitur te kryeministri Rama.

Përballë këtij lumi kritikash nga fansat e tij, Berisha doli në deklaratë për mediat për të justifikuar mbylljen e listave me 1/3, por vetë ai në fakt në fjalën e tij e pranoi që nuk ka deputetë të popullit, por vetëm deputetë të partisë.

“Sidoqoftë unë duhet të them dy fjalë këtu për spekulimin e tmerrshëm masiv që bëhet: deputetë të partisë-deputetë të popullit. Qesharake! Çdo deputet në listat e partisë është deputet I partisë, përndryshe ai e ka të lirë të jetë deputet i pavarur. Pra nuk ka deputetë te popullit dhe të partisë, e vërteta është ka deputetë të  listave të partisë te vendosur në lista vetëm nga partia”, tha Berisha.

Disa komentues të tjerë të irrituar me Berishën i thonë se demokratët i ka kundër dhe se në vitin 2025 jo vetëm që s’do të fitojë, por do humbasë thellë dhe s’do jetë më as përfaqësuesi i opozitës.

"Syrja Hoxha: Doktor, vetëm një gjë duhet ta dini ju dhe ata që janë rreth jush; janë zvogëluar shumë shumë ata që të besojnë verbërisht, ata tashmë janë pakicë e papërfillshme edhe si elektorat opozitar. Veprimet dhe aksionet tuaja politike kane qenë tërësisht ndryshe nga ato që ke proklamuar vitet e fundit. Me ata deputet dhe përfaqësues politik që ke rreth vetes, ka rrezik që në zgjedhjet e 2025 do e humbasësh edhe primatin e përfaqësuesit të opozitës, se për të fituar me atë ekip që ke tani as nuk bëhet fjale fare. Prandaj mos u përpiq t’u hedhësh hi syve elektoratit. Votimi i atyre ndryshimeve ishte turp dhe pabesi ndaj zgjedhësve shqiptarë dhe atyre opozitar në veçanti"

"Merita Bogdani: Po shumë entuziaste ishin disa deputetë te PD e të sigurtë në listat e ardhshme, sa harruan të paktën sa për sy e faqe te mos i thurnin lavde termet Gjiknurit madje dhe kryetarit të partisë siciliste ...nëse të gjithë kandidatët për deputetët nga i pari i listës e deri te i fundit të kalojnë në sitën e anëtarësisë me një anëtar një votë diçka mund të rregullohet nëse jo , ky nuk është premtim i mbajtur por një marrëveshje midis PS dhe PD..format demokratike ekzistojnë edhe me këtë formulë, te shoh jam ne pritje...Rama nuk lëshon por çfarë përpjekje u bë për këtë?? Kush e ndërpreu protestën e deputetëve e cila nga dita në ditë po ndërkombëtarizohej???? Pikëpyetje sa të duash, asgjë nga premtimet e foltores."

"Alen Xhaja: Turp tju vije qe ketej thoni regjim e ketej ndani pushtetin bashkë"

"Një Poezi Për Ty: Mashtrues profesionist....bobo Mundohet mashtrimin ta paraqes si te vertet,demokratet e ndershem nuk votojne ty dhe hajduteve perreth"

"Ledion Derxho: Qe ne momentin qe ju thonit ska zgjedhje me Ramen e nderkohe beni marreveshje ka marre fund ky muhabet!"

"Marra Kreshnik: I shite Demokratet te Rama kete here. Bashkove votat me Ramen! Pasi i shite te Luli, te Meta, te Greket, tani te Rama. Pazarxhiu pazarxhi mbetet!"

"Besim Bogdani: Mashtrues mashtrus dhe vetem mashtrues demokratet e ndershem i ke kunder"

"Murat Cela: Je i pa besueshëm o shoku NON GRATA , ti mendon akoma se ti je akoma ai i vitit 1990 1991 që ne të shihnim ty si drtita e diellit dhe të besonim për çdo fjalë që ti nxirrje nga goja jote!"

"Sokol Jeshili: Zhgenjim total! 1/3 e mbyllur eshte pabesi ndaj votuesve dhe siguron qe ata qe kane dy pare mend, nuk do votojne fare. Keshtu qe Ramoviçi na pason edhe Zahon me tej."

"Genti Labi: Po ja dha saliu se rama e mron nga drejtsia kjo dihet. ata jan bashk dhe man njeri tjetrin"

"Brahim Krasniqi: QFAR MASHTRUSI"

"Xhemal Hasanaj: Ti o sali mundë të rreshë ata të tujtë ,por marrveshja që bëre me ramën, ishte edhe një tjetër pabesi që ju bëre demokratëve.ti je i pabesë për çdo kënd , dhe për çdo gjë."

"Halit Bejko: Le ta shikojne ata qe ishin verbuar nga genjeshtrat e tua.por meqe doli hapur ortakeria me Ramen ik dhe lere PD rehat .leri te rinjte te marin fatet e pd ne dore se po e shfaros", thuhet në disa prej komenteve. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VLORA: 28/07/2024 08:57

    Jepuni mundesine partive te reja Arlind Qorit Adriatik Lapajt Shabanit boll me keta pazarxhinj se jane bashke ne krushqira bisnese gjithcka e kane bashke kermat

    Përgjigju
  • kurti: 28/07/2024 05:11

    UNE HABITEM,,,,ME KOMENTUESIT,,,CFARE PRITNI JU NGA BERISHA ,,,,META,,,ATA KANE HALLIN E XHEPIT TE TYRE,,,,E PER KETE JANE GATI TE VRASIN NE BULEVARD E KUDO...PRANDAJ VOTAT NE 2025 JEPJANI PARTIVE TE REJA,,QORRIT,,,SHABANIT...ETJ...

    Përgjigju
    • Timo: 28/07/2024 08:42

      Pse Qorri Shabani etj nuk shikojnë interesat e tyre!? Ti je rast i rrallë që beson në përalla

  • WTF: 28/07/2024 04:35

    Shpresoj shum qe Sali Berisha TJU .. te tanve si i shkut mrapa 30 vjet Ju pershendes ju edhe gjith parlamentin shqiptar qe bajn ligjet bashk edhe bajn aktorin demek e urrejn njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Iris: 28/07/2024 02:35

    Nuk dua te bej av.e Djallit,por te pakten Berisha nen presion e pranoi qe beri pazar,kurse Rama hesht per kete pazar.

    Përgjigju
  • Arben Kamberi: 27/07/2024 19:32

    Sali zorraxhiu qe ma le pa buk o pa din e iman

    Përgjigju
    • Ibdrejti: 28/07/2024 06:52

      Po e drejtë sepse Saliu është në pushtet ka 12 vjet dhe Socialistët e drejtë dhe qe mendojnë për popullin janë në opzitë. Ahahhahaha

  • Dia Spora: 27/07/2024 17:25

    Diasporë nuk ka. Diaspora juaj është si partitë politike. Është vetëm një krijesë e re e juaja që po e përdorni për të mashtruar naivët për përfitimet tuaja. Nuk kthehet njeri as të votojë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut