106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama

TIRANË-  Dakordësia PS-PD për Reformën e re Zgjedhore është finalizuar sot (26 korrok 2024) me miratimin në Kuvend. Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abestim, Kuvendi miratoi në seancën e fundit të kësaj legjislature ndryshimet e dakordësuara mes palëve për Kodin e ri Zgjedhor, bëhet fjalë për votën e diasporës (Shqiptarëve që jetojnë jashtë) dhe ndarjen e mandateve. 
Dy deputetë, Enkelejd Alibeaj (i cili në qershor njoftoi largimin nga grupi PD) dhe deputeti tjetër demokrat Dash Sula ngritën kartonin kundër.  30 deputetë që ishin prezentë nuk morën pjesë në votim.

Në debatin që zgjati për 6 orë vëmendja u përqëndrua tek formula e përdorur për listat e deputetëve. Sipas Kodit të ri lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Në këtë mënyrë çdo subjekt do të çojë dy lista në KQZ.   Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2021, 100 mandate zgjidhen nga kryetari, ndërsa 40 janë në lojë dhe zgjidhen nga vota e shqiptarëve. 

Me ndryshime që u miratuan në Kuvend, në Kodin Zgjedhor përfshihet për herë të parë edhe votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e 2025. 

Po me me 103 vota pro dhe 1 kundër u miratua amendamenti që parashikon që deputetet zonja të kenë një vend të sigurt edhe në listën që nuk e harton kryetari, pra në listën që nënshtrohet votës preferenciale, 2/3-tat. Amendamenti i Lulzim Bashës për hapjen e listave u rrëzua me 75 vota kundër, ndërsa vetëm 4 deputetë votuan pro. 

Dy liderët e dy forcave të mëdha politike, Edi Rama dhe Sali Berisha nuk ishin të pranishë në këtë seancë.  Kryeministri Edi Rama , kreu i PS-së ndodhet në Paris në ceremoninë e lojrave Olimpike 'Paris 2024', ndërsa Sali Berisha, kryetari i PD-së vijon të jetë nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi po hetohet për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv 'Partizani'.

Debati
Prej orës 11:00 deri në 17:00 Kuvendi vijoi diskutimet lidhur me ndryshime në Kodin Zgjedhor, ndërsa drafti u hodh për votim në orët e vona të mbrëmjes.

Gjatë seancës draftin e dakordësuar e mbrojti në foltore negociatori socialist i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili bëri dhe një kalkulim dhe me zgjedhjet e shkuara për të hedhur poshtë pretendimin se formula e përdorur po mbyll garën.

"Në vitin 2021 me formulën që kishim vetëm 3 kandidatë nga 140 thyen herësin, me formulën e propozuar sot janë të paktën 40 mandate në lojë të hapura për kandidatët e votimit parapëlqyes ose e thënë ndryshe jo më pak 29% e mandateve. Pra miti i mbylljes së konkurrencës rrëzohet nga krahasimi i shifrave.

Për Gjiknurin dakordësimi nuk është pazar mes Ramës dhe Berishës. Bashës i kujtoi se kur ishte në tryezën e diskutimit me të drejta të plota nuk bëri asnjë propozim konkret.

‘U munduam për të realizuar një reformë gjithëpërfshirëse, ku shumë prej jush ishit pjesë madje me të drejta të plota në tryezë por nuk sollët asgjë konkrete, vetëm propozime që forconin pozitën tuaj politike, ose mbijetesë ose në kurriz të grupimeve të ndryshme politike që përfaqësoni në opozitë. Kjo është puna juaj e ne nuk bëhemi palë, por ne ofrojmë si maxhorancë gatishmërinë për kompromis politik në të mirë të Shqipërisë e mbështetje që zgjedhjet e radhës të jenë më të mira.’- tha Gjiknuri.

Qëndrimi i Gjiknurit u rrëzua me forcë nga disa deputetë të opozitës, që më shumë inatin e kishin me të vetët. Deputeti demokrat Dash Sula e quajti pazar draftin.

Turp turp turp… ! E shkatërruar këtë vend, vrafshi veten. A e dini që nuk do të kemi më listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore. Ajka Edi Rama, Ajka Sali Berisha e lista tjetër pas është ajo e servilëve, e lëpirësve e burrave e grave që fatkeqësisht nuk do të jenë më burra por gra" tha deputeti demokrat Dash Sula, i cili votoi kundër. 

Edhe deputeti Bujar Leskaj u shpreh hapur kundër. 

E kam me PD-në a do të deklaroheni që do të kandidoni në pjesën e dytë të listës. PD nuk duhet të shëndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Ky kod zgjedhor është ngracka ku shpirti juaj do kapet si laraska. ”

Edhe aleati historik i demokratëve, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kundër këtij pakti. 

"Mbyllja e listave nuk është 25% por është 80 – 90%. Nuk është ajo që thoni ju në zgjedhjet e kaluara ka qenë më shumë se 60% e përbërjes së kuvendit që do të ndryshonte nëse do të ishin lista të hapura. Analizoni subject për subject aritmetikën mësoni si ta bëni" tha Mediu i cili edhe pse ishte prezent në sallë nuk votoi. 

Madje hodhi poshtë dhe 'gënjeshtrën' e opozitës se ishin partitë e vogla të opozitës që kanë kërkuar 1/3 e listës së mbyllur. 

Në replikë Damian Gjiknuri tha dakordësia u gjet me propozimin e ekspertëve të opozitës.

"Unë e kuptoj se ti inatin e ke me të tutë' i tha Gjiknuri, Mediut

Por për Kryetarin e Partisë së Demokratëve euroatlantikë, zgjedhjet janë shitur pa filluar nga Rama e Berisha. 

“Këto pazare të yshtura nga frika kanë në thelb edhe dërrmën ndaj demokracisë shqiptare. Shitjen pa filluar të ndeshjes, shitjen pa filluar sa i takon këtyre dyve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Është e qartë për këdo që ka sadopak përvojë politike që me formulën e dakordësuar dje dhe që pritet të votohet sot nga pazarxhinjtë, pushteti i dorëzohet edhe për 4 vitet e ardhshme Edi Ramës.  Me formulën e dakordësuar dje dhe pritet të votohet sot pazarxhinjtë pushteti u dorëzohet Edi Ramës në këmbim të favoreve të përbashkëta e investimit që kanë nisur dhe duan të bëjnë së bashku" tha Basha. 

Edhe deputetja Flutura  Açka, e cila dje u largua nga grupi PD-së, deklaroi se ishte kundër

 Vota ime për këtë kod do jetë kundër.

Kreu i grupit  parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi sfidoi deputetët e opozitës që kundërshtuan ndryshimet

"Nëse ishit dashnor të listave të hapura hiqni dorë nga mandati dhe lini vendin atyre që morën më shumë vota. Secili prej nesh ka patur deputetë poshtë listave e që kanë marrë më shumë vota. Cilido dashnor i votës ka mundësi të kandidojë si kandidat i pavarur të marrë vota dhe të vijë në këtë sallë' tha Bardhi.

"Me këtë sistem 40 veta së paku do të zgjidhen me votën e drejtëpërdrejtë të shqiptarëve, pa asnjë prag. Mjafton një votë më shumë. Do të garojnë për të fituar shumicën e këtyre 40 vendeve" tha Oerd Bylykbashi. 

Deputeti socialist Pandeli Majko bëri publike votën pro paktit dhe ftoi dhe deputetët ta votojnë.

"Nuk di të jetë bërë ndonjë nen nën presion. Ju ftoj të votojmë të gjitha neneve" 

Për deputetin socialist Erjon Braçe këto ndryshime nuk kanë të bëjnë shumë me ndryshimin e situatës politike, pasi në cdo parti, kryetari cakton kandidatët e vuri theksin tek demokracia brenda partisë.

"Zgjedhjet nuk i bën demokratike sistemi. Nëse kemi një problem kemi demokracinë brenda partisë, instrumentat që sjellin në kuvend njerëzit që e meritojnë" tha Braçe.

Ndërkohë kryenegociatori socialist Gjiknuri u ndal dhe tek vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që nga zgjedhjet e 2025 tani do u mundësohet të votojnë. 

‘Shqiptarët jashtë do aplikojnë për të votuar, KQZ do u dërgojë fletët e votimit me postë. 1 në 3 emra nga lista e hapur fituese do të jetë grua dhe nëse burrat kanë më shumë vota.’- tha Gjiknuri.

Votën pro Kodit të ri Zgjedhor e dha dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. 

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Në Kodin elektoral u fut dhe amendamenti që mori firmat e 26 deputeteve nga të dyja kampet, PS e PD. Sipas këtij amendamenti 1 nga 3 kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.

Sot ishte seanca e fundit për këtë sesion parlamentar dhe në rend të ditës ishte parashikuar votimi i një sërë pr/ligjesh, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen për arsye shëndetësore përmes një fjalimi në foltoren e Kuvendit

1722025476_votimiireformes.jpg

Votimi në kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
 

Rezultati i votimit për Reformën Zgjedhore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:35
Shqipëria do të prodhojë dhe shesë armë, miratohet me 76 vota pro ligji! I hapet rrugë krijimit të shoqërisë shtetërore 'KAYO'

1685697274_ushtriashqiptare.JPG

Shqipëria do të prodhojë dhe shesë armë. Duke nisur nga ish-uzina e Poliçanit apo ajo e Mjekësit në Elbasan, pajisjeve ushtarake do t’u shkundet pluhuri i harresës. Ligji i miratua në seancën e fundit plenare me 76 vota pro, 18 kundër, 1 abstenim, vota e Fatmir Mediut. 43 deputetë të pranishëm nuk votuan. 

Në komisionet parlamentare hyri me procedurë të përshpejtuar drafti ligjor me kosto 300 milion lekë për krijimin e shoqërisë shtetërore ‘KAYO’ për prodhimin dhe tregtimin e armëve e municioneve si edhe përcaktimin e rregullave të funksionimit të kësaj veprimtarie. Te “Siguria”, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, sqaroi që ka një ngutje për shkak të situatës globale të konflikteve dhe kërkesë së vetë NATO-s.

Për opozitën drafti fsheh skenarë të përfshirjes së privatëve. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, sqaroi se “KAYO” është një shoqëri aksionare me 100% aksionar shtetin.

Në pikëpyetje opozita vuri edhe buxhetin prej 3 milionë euro për shoqërinë.

Objekt i “KAYO” do të jetë projektimi, prodhimi, demilitarizimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, i të gjitha llojeve të armëve. Synimi i qeverisë është të prodhojë armë të mjaftueshme për Forcat e Armatosura, por planet janë edhe për shitje, duke pasur parasysh situatën aktuale të konflikteve globale.

Ora 00:30
Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve

-Me 78 vota pro e 21 kundër Kuvendi miratoi në mbrëmje vonë pr/ligjin  "Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024- 2033". 39 deputetë të pranishëm nuk votuan. 

-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishin të vetmit deputetë të opozitës që votuan pro projektligjit për planit afatgjatë të Forcave të Armatosura 2024-2033.

-Projektligj “ Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë” u miratua me 97 vota pro, asnjë abstenim e asnjë kundër.  41 deputetë të pranishëm nuk votuan. 

-Projektligj “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake” u miratua me 76 vota pro, 18 kundër, 1 abstenim, vota e Fatmir Mediut.  43 deputetë të pranishëm nuk votuan. 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi propozoi një amendament për taksë zero për subjektet që merren me prodhimin apo mirëmbajtjen e armëve, municioneve dhe pajisjeve të teknologjisë ushtarake, që u miratua me 77 vota pro.

- Projektligj “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake” u miratua me 76 vota pro, 20 kundër asnjë abstenim.  42 deputetë të pranishëm nuk votuan. 

- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” u miratua me 76 vota pro, 20 kundër, 0 abstenim. 42 deputetë të pranishëm nuk votuan. 

- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 78/2020 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës” u miratua me 75 vota pro, 21 kundër e asnjë abstenim. 42 deputetë të pranishëm nuk votuan.

- Projektligj “Për një ndryshim në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë”, 96 vota pro, 1 kundër, asnjë abstenim. 43 deputetë të pranishëm nuk votuan.

- Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar. 77 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. 61 deputetë të pranishëm nuk votuan.

- Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 35/2023 “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, u miratua me 75 vota pro, 15 kundër, asnjë abstenim. 48 deputetë të pranishëm nuk votuan.

- Raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor te Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS” u miratua 76 vota pro, 3 kundër, asnje abstenim. Raporti ishte hartuar nga socialistët, ndërsa raporti i opozitës u përfshi si mendim i pakicës tek ai i maxhorancës. 59 deputetë të pranishëm nuk votuan.

-Po me shumicë votash, Merita Gurabardhi ( me 73 vota pro, 13 kundër, 2 abstenim) dhe Deniz Deralla (me 72 vota pro, 15 kundër, 3 abstenim) u zgjodhën anëtarë të Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. 

-Ina Zhupa u zgjodh kryetare e Komisionit për Edukimin, (Me 90 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenim) ndërsa Flutura Açka anëtare e këtij komisioni (Me 88 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim)

-Pasi punimet e Komisionit të Sterilizimit dhe Check Up në Shëndetësi u zgjatën deri në tetor, Alban Xelili nga PS dhe Elda Hoti nga PD, u caktuan anëtarë zëvendësues.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) për hapjen e Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, kampusi në Gjirokastër” miratohet me 76 vota pro, 10 kundër, 0 abstenim

Ora 00:21
Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

1721068251_fatmirxhafaj.jpg
Kuvendi nuk ka gjetur sërish 84 votat për të miratuar rritjen e pagave për Gjykatën Kushtetuese. Vetëm 74 vota ishin pro, ndërsa Fatmir Xhafaj ishte i vetmi deputet socialist që doli nga rreshti dhe ngriti kartonin e kuq kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e Kushtetueses.

Xhafaj ka qenë një prej zërave kritikë, i cili e ka kundërshtuar edhe më herët ligjin “për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të ndryshohet dhe paga të bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës.

Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nëse ky ndryshim miratohej, pritej të bëhej në 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës do merrte 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrinte në 773 mijë lekë të reja.

Ora 23:30
Miratohet amendamenti/ Jo vetëm në listën e fiksuar, kuota gjinore do respektohet edhe në garën e hapur! 1 në 3 fitues do të jetë grua

TIRANË- Me 103 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miratoi amendamentin që parashikon që deputetet gra të kenë një vend të sigurt edhe në listën që nuk e harton kryetari, pra në listën që nënshtrohet votës preferenciale, 2/3-tat.

Amendamenti u dorëzua në Kuvend nga deputetet Etilda Gjonaj nga Partia Socialiste dhe Dhurata Çupi e Partisë Demorkatike, të cilat kërkuan që në shpërndarjen e mandateve të listës së hapur (2/3), në rirenditjen sipas rezultatit të votës preferenciale një në tre emra t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.

Amendamenti u firmos nga 26 deputete të Kuvendit të Shqipërisë duke marrë dakordësinë edhe të dy kryetarëve të grupeve, Bledi Çuçit të PS-së dhe Gazment Bardhit të PD-së.  

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listët një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuaem atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila do të përdoret për zbatimin e nenit 164 të jëtij kodi”, është pika që kërkojnë të shtohet në nenin 163 “Për shpërndarjen e mandateve”.

Ky amendatment do të nxisë një garë mes kandidatëve gra, pasi më e votuarat mes tyre do të kenë mundësinë të marrin një ulëse në parlament sipas parimit “një në tre emra i përket gjinisë më pak të përfaqësuar”.

Një formulë e tillë, sipas draftit të dakordësuar mes palëve ndiqet edhe për listën e fiksuar të cilët kanë të sigurt mandatin sipas listës së hartuar nga kryetari i partisë, duke respektuar kuotën gjinore.

“Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në një reagim të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Firmetarët e amendamentit
 1- Etilda Gjonaj
 2- Dhurata Cupi
 3- Lindita Nikolla
 4- Elisa Spiropali
 5- Albana Vokshi
 6- Edona Bilali
 7- Antoneta Dhima
 8- Evis Kushi
 9- Lindita Metaliaj
10- Merita Bakiu
11- Lindita Buxheli
12- Gerta Duraku
13- Ina Zhupa
14- Pranvera Resulaj
15- Andia Ulliri
16- Klodiana Spahiu
17- Mirela Pitushi
18- Eni Zake
19- Luljeta Bozdo
20- Tatjana Piro 
21- Milva Ekonomi
22- Bledi Çuçi 
23- Gazment Bardhi

Ora 22:11
Amendamentet e Bashës nuk kalojnë: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes

Lulzim Basha u braktis sot në Kuvend, teksa amendamentet e propozuar prej tij për ndryshimet në kodin zgjedhor u votuan pro nga vetëm 4 deputetë, ndërsa 75 ishin kundër në të parën. Ndërsa amendamenti i dytë mori vetëm një votë pro, ndërsa 75 kundër.

Basha pretendonte me amendamentin e tij të hapte listat, ndërsa në fjalën e tij para deputetëve kritikoi për marrëveshjen PD-PS. Basha foli me tone të ashpra duke i paralajmëruar sidomos ish kolegët e tij demokratë.

'Urimet më të mira për shëndetin tuaj dhe të familje. Amendamenti që kam paraqitur ka të njëjtin qëllim. Me pak fjalë amendamenti mundëson që njerëzit të garojnë me lista 100% të hapura. Por është thjeshtuar goxha puna nga sjellja e sapo parë nga kartonat të këtë sallë. Siç ju thashë, pazari është mbyllur me 12 shtator të 2021. Dhe ka përthithur brenda vetes, një nga në shumicën dërrmuese në këtë sallë. Edhe për kullat, edhe për oligarkët. Mëgjithatë nuk e bëj për motiv personal, nuk e bëj as për fatin tuaj personal.

Edhe pse për një pjesë prej jush do ja fusni vetes dhe do ta hani keq. Edhe pse shumë e keni meritue. Në lojë është doçka më e madhe. Po çimentoni pushtetin personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës. Nuk keni mësuar asgjë. Ju kam paralajmëruar mos votoni amnistinë. Mos i besoni sharlatanëve Uriah Hip. Shkuat dhe e votuat, liruat siç ju tha Dumani, 117 të korruptuar të Ramës. Mbajtët për turpin tuaj në ndjekje penale protuestuesit. Ca prej jush thanë se nuk e dinim, tani nuk ka më justifikim. Nuk ka më nuk e dija. Ndaj ky është shansi i fundi të mos votoni këtë gërmadhë, qelb. Është me të vërtetë fundi i Republikës, fillimi i një nate të zezë. Kthehet në një zgjedhë në duar të kryeministrit dhe ish kryeministrit.

Dhe ju ktheheni në konkubina të tyre. Qënie të marra rob për shëbime. Me çfarë fytyre do i dilni para demokratëve kur ju thonit do e rrëzojmë Ramën. Vetëm për të siguruara vendin tuaj. Ky popull ka parë shumë. Më i vuajturi i Europës. Është përplasur shumë. Dhe prapë është në këmbë. Nuk jam duke iu lutur ju, nuk ju lus. Ju paralajmëroj, mos votoni për mbylljen e listave. Mos mendoni se do ti mbijetoni këtij teatri të shëmtuat. Dita do të vijë, populli do qëndrojnë në këmbë, ju do bëheni pluhur.'

 

Ora 17:10
‘Vetëm kanarinat zgjidhen në kafaz’, Shehi kundër ‘Zgjedhores’: Beteja me flakadanë u bë për këtë marrëveshje, turpi i opozitës

 

Edhe Dashamir Shehi ka dalë kundër ndryshimeve zgjedhore, duke e quajtur një pazar mes Ramës dhe Berishës. Shehi kujtoi edhe kaosin e deputetëve të Berishës në Kuvend, duke thënë se flakadanët dhe ajo ‘beteja e madhe’ qenkan bërë me qëllim për të arritur këtë marrëveshje.

Shehi tha se kjo marrëveshje është turpi i opozitës dh eu bëri thirrje kolegëve opozitarë q ëtë mos e votojnë draftin.

Me ironi, Shehi tha se kanarinat zgjidhen në kafaz, referuar listës ku 1/3 do jetë e mbyllur.

“Nuk ishte as formë, jo Reformë. Ata që deri dje me flakadanë bënë një betejë të madhe që s’u kuptua për çfarë u bë, si duket u bë për këto marrëveshje që janë këtu, tani janë bërë shumë të qetë, të arsyeshëm për kushtetutën, shqiptarët, fjalët bosh.

Ky sistemi zgjedhor prodhon zgjedhje të këqija, korrupsion, ky sistem i ndërtuar në vitin 2008. Ti më mbron mua, unë të mbroj tu, mbrojmë interesat e përbashkët politike. Ky sistem e korrupton pushtetin, i uli vlerën Kuvendit, e bëri shërbëtor të qeverisë. E bëri kryeministrin kancelar të vendit. Ai shumë i keq ishte, ky që bëhet sot është edhe më i keq. nëse ai në 2008 ishte hipotetik, ky pas 165-16 viteve dihet se çfarë ka riprodhuar.

E para, i kemi mbyll derën rinisë për tu marrë me politikë, partitë e veta, alternativën e vet. Me këtë sistem është vënë me ligj një barazh elektoral për t’i përzënë nga beteja elektorale. Çfarë bën ky sistem sot, në Gjirokastër duhen 30% e votave për tu fut deputet, në Durrës, Fier, duhen 10% e votave. E dyta i ke heq shqiptarëve të drejtën për të zgjedh deputetin. E treta po me ligj votat i numëron t’i të atyre që janë rivalët e tu, të dy partive të mëdha.

Kjo është një sajesë e përdorur nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin. Ky që e ka marrë nuk ka ndërmend më ta lëshojë. Po i drejtohem kolegëve opozitar, po ju ca po mbroni, se këta mbrojnë pushtetin e vet. Ju ca mbroni, përveç një mandati. Një sistem që pala tjetër projekton fitoren. Për një listë gjynahqarësh. Ca vlere ka kjo për ne të opozitës, ca avantazhi i shton ky ligj opozitës.

Ky është vendi i kanarinave, kanarinat i zgjedhin në kafaz, nuk fluturojnë, se në kafaz është ngrohtë pi ujë dhe hanë fara. Kush e mban veten për trim, bën mirë të mos bëjë trimëri të kota, e mos ta votojë këtë ligj, turpi është i opozitës, i joni ka për të mbet. Votojmë një ligj për të shpëtuar disa burokratë partie nuk e votoj këtë ligj, shih vetëm dy gjëra pozitive, vota e emigrantëve. Mos e bëni këtë turp për opozitën, por të jemi edhe në bashkëfajtor në këtë ligj të tillë, kjo s’do më pëlqente”, tha Shehi.

Ora 16:52
'Meqë jeni dashnor të listave të hapura lini mandatin atyre që morën më shumë vota', Bardhi i ashpër me ata që 'flasin për pazar'

 

Gazment Bardhi nga foltorja e parlamentit hodhi poshtë çdo akuzë lidhur me kodin e ri zgjedhor si pazar. Bardhi u shpreh se me këtë marrëveshje respektohet Kushtetuta, ndërsa nga ana tjetër i përgjigjet Bashës, pasi Kushtetuta sipas Bardhit nuk urdhëron hapjen e 100% të listave por ja lë në dorë partive politike.

'Në këtë foltore po flitet për shumëçka por jo për thelbin. Po nxirret çdo problem i së shkuarës iu referua përmbajtjes konkrete të asaj sot. Cilido dashnor i votës ka mundësi të kandidojë si kandidat i pavarur të marrë vota dhe të vijë në këtë sallë. Ne po nxitemi të zbatojmë vendimet e GJK. Drafti i paraqitur nga kolegët parashikon ekzaktësisht vetëm këtë. I kemi krijuar mundësi çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe secilit kolegëve që është në këtë sallë si pasojë e vullnetit të partive. Nëse ishit dashnor të listave të hapura hiqni dorë nga mandati dhe lini vendin atyre që morën më shumë vota. Secili prej nesh ka patur deputetë poshtë listave e që kanë marrë më shumë vota. Meqë qenkeni parimor dhe dëshironi që të vijnë në Kuvend, jepni dorëheqjen. Kush thotë se GJK ka urdhëruar të jenë listat 100% të hapura ose gënjen ose është injorant. GJK ka shfuqizuar numerikisht herësin e 2020 duke e konsideruar si numër votash jo proporcional.

Ka quajtur si kushtetuese të drejtën e ligjvënësit që të përcaktoj modelin më të mirë. Jo më pak se 1/3 e listës së kandidatëve të partive të jenë të hapur. A është propozimi më i mirë, ndoshta po, ndoshta jo. ne sot diskutojmë që ajo formulë nuk ishte më e mira. Ku ka sistem më të pastër se mazhoritari. Po kush i cakton kandidatët në sistemin mazhoritar? A mund të jetë ai sistemi më i mirë. Mund të jetë. Jepni ide, jepni propozime. Ndryshe nga çthuhet, pazar pazar. Duhet të bëjmë krahasimin me sistemin që kemi sot. 3 kolegë kanë ardhur ndryshe, si pasojë e thyerjes së herësit. 137 të tjerët janë produkt i listave të mbyllura. Në shkojmë drejt një formule, ku 100 deputetë renditen nga partia politike, dhe 40 të tjerë që i cakton po partia politike do kenë mundësi të jenë përfaqësues i qytetarëve në Kuvend. 40 deputetë të ndarë në parti është numër i domosdoshëm për të përcaktuar qeverisjen në vend.

Po mund të ketë qenë gabim. Në çdo palë zgjedhje ofrojmë mundësi të ndryshme. Nuk mund të ketë zgjidhje pa u testuar. Propozimi sot, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ndodhet jashtë do të votojë atje ku ndodhet. Është një arritje. Gjysma e shqiptarëve, ata që mbajnë prindërit këtu do të kenë mundësi të diktojnë qeverisjen e vendit. Dëgjova pazar, i kishim koalicionet në 2019. Ta kesh të drejtën për të bërë koalicion dhe të heqësh dorë me marrëveshje me kundërshtarin politik. Ky është Pazar. Janë mësuar ta bëjnë politikën si pazar. Këta kishin mundësi dy vjet ta impononin Edi Ramën dhe nuk bënë asgjë.

E përshëndes deklaratën e OSBE për kuotën gjinore. Nëse ne nuk pyesim për punën e vëzhguesve tuaj mos harxhoni lekët për të sjellë vëzhgues. Puna për reformën zgjedhore do duhet të vijojë. Dy apo tre muajt në vijim duhet të gjithë bashkë të bëjmë të mundur reformën e duhur zgjedhor që na kërkohet në çdo raport vëzhgimi të Shqipërisë për anëtarësim në BE.'

Ora 16:43
‘Zgjedhorja’, Alibeaj: Reformë anti-SPAK, Berisha ia dhuroi Ramës mandatin e 4 në tabaka të artë

 

Dakordësinë mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj e quan një reformë anti-SPAK. Duke folur me tone të ashpra në Kuvend, Alibeaj tha se ky është një pazari mes Ramës e Berishës që i dhuron kryeministrit në tabaka të artë mandatin e 4.

Sipas Alibeajt, Rama e Berisha janë bërë bashkë nga frika që kanë nga SPAK dhe marrëveshja është që njëri të mbajë qeverisjen dhe tjetri të jetë lideri i opozitës.

Ndalur tek 1/3 e listës së mbyllur, Alibeaj tha se Kuvendi do ketë 100 deputetë të fiksuar me zero vota.

“E vetmja seancë që do mbahet mend për këtë 4-vjeçar dhe kohët që do të vijnë, siç është mbajtur mend ajo e 2008, ende sot kujtohen bëmat e asaj seance. Për një ditë të vetme në 4 vite sot është momenti të thuhet e vërteta. E vërteta e parë është e thjeshtë, i gjithë ky kuvend sot janë në konflikt interesi, janë duke përcaktuar karrigen e deputetit për zgjedhjet e 2025.

E vërteta e dytë. Pazar që është bërë, është bërë një gjë shumë e rëndë në kurriz të shqiptarëve, jo vetëm për Kodin Zgjedhor, i është dhuruar Ramës mandati i 4 qeverisës. Me 12 mandate të falura në tryezë, Rama që me votimin që bëhet sot merr qeverisjen e 4. Protesta, tym e flakë, zero vlejnë. Gjithçka është bërë për ti dhuruar Ramës mandatin e 4, pa asnjë përpjekje, pa përdorur administratën, gangsterët, zgjidhja është e thjeshtë, ja japim në tavolinë. Ku vend sot nuk ka opozitë. Me këtë të sotmen është arritur bashkëqeverisja, për këtë vit që vjen, por edhe për ata që do vijnë.

E vërteta e tretë, për sa kohë është ndarë pazari qeverisë, e vetmja gjë që mbetet për tu ndarë është ku do jenë si deputetë nesër, a do kem një vend të sigurt në lista. Po e bëj ndryshimin që të strukem në listat e fiksuara. Kuvendi do ketë 100 deputetë të fiksuar me zero vota. Vetëm ata 40 do quhen deputetë të shqiptarëve se do marrin ndonjë votë. Pyetja që bëjnë shqiptarët sot është, si ka mundësi sot të bëhet theror mandati i 4 për atë që s’vjen dhe ti jepet në tabaka të artë. Ca frike ka, pse nuk vjen? Është frika nga SPAK, e vetmja gjë që i bën bashkë që të heqin çfarë do lloj cipe, ajo është frika që qëndron mbi këtë parlament, mbi kryetarët e partive. Njëri merr qeverisjen, tjetri mban opozitën dhe beteja e radhës është si t’i biem SPAK. Ky gjysmën e qeverisë e ka te 7 penxheret, gjysma tjetër në atë drejtim. Kjo është reformë anti-SPAK, duke bashkuar forcat siç u bashkuan për amnistinë, komisionin antikorrupsion. Damian erdhe kërkove Pazar nuk e gjete, erdhe kërkove primin nuk e gjete. Me këtë projektligj duan të burgosin votën e 70% të shqiptarëve që nuk i duan", tha Alibeaj. 

Ora 16:21
'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë këtu më të fuqishëm se ministrat! Janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl kanë vila nëpër kodra

 

Deputetja Flutura Açka dha votën kundër dakordësisë për daftin e ndryshimeve elektorale. Açka u tregua e ashpër edhe me deputetët opozitarë, duke i akuzuar si njerëz që kanë përfituar leje ndërtimi dhe janë më të fuqishëm se disa ministra. 

Sipas Açkës, me këto ndryshime, kryeministri Edi Rama ka të sigurt edhe një mandat të katërt në krye të qeverisë.

Më tej ajo u shpreh se opozitarë të tillë kanë ndërruar edhe shtëpi dhe tani jetojnë në vila luksoze në kodra, komenti i cili ngjalli dhe irrtimin e Edmond Spahos, deputetit të Rithemelimit. 

Flutura Açka: Unë jam prej atyre njerëzve që kanë qenë jashtë parlamenti dhe politikës. Në 2021 hyra në parlament për ta njohur nga brenda politikën. Nga jashtë e kam kritikuar si gjënë më të keqe. Ajo që vërejta kur hyra ishte fakti që koha kalenderike jashtë dhe këtu brenda nuk përputhen. Atje jashtë njerëzit kanë ëndrra kur vijnë këtu brenda kanë ethe personale. Këtu është baza e konfliktit me debatin sot për Kodin Zgjedhor. Ne sot po dalim kundër sensit në Kushtetutë për të menduar atë ëndrrën aty jashtë. Them votën time kundër. Shumë opozitarë e shanë kodin tuaj sot. Megjithatë do e votojnë. Sepse disa opozitarë këtu janë pasuruar në opozitë. Kanë ndërruar adresat, nga Brraka, apo Medresja, Rrapi i Treshit jetojnë tani nëpër vila dhe kodra. Po, po opozitarë. Disa opozitarë këtu kanë fuqi më shumë se ministrat tuaj. Sepse kanë marrë leje ndërtimi, resorte dhe përkëdhelen prej jush. Ju lumtë! Sepse disa opozitarë këtu, zoti Spaho nuk e kisha me ju mos u shqetësoni.

Edmond Spaho: Fol me emra.

Flutura Açka: I dini shumë mirë, quhet opozita teknike. Sepse e votojnë se kanë frikë. Frika korrupton, jo pushteti. Ka dhe pushtet në opozitë. Ju e sabotuat reformën zgjedhore dhe keni sjellë sot arnimet e Kodit Zgjedhor, që nuk u shërben qytetarëve. Kishim një komision të posaçëm dhe e sabotuat dhe nuk shkruat më asnjë draft. Edhe ju bashkë me opozitën që nuk mori pjesë duke shpërfillur. Kaluat nga një komision parlamentar, ndërtuat një skutë,  në bodrumet e këtij parlamenti sot fshiheni pas votës së diasporës pasi keni siguruar mandatin e katërt. I them diasporës, është 51% e kombit jashtë, një maskë ky kod zgjedhor pas saj fshihet mandati i katërt i Edi Ramës, që ka sot 10 mandate paradhënie dhe të tjera të sigurta.

Ky Kod sot i arnuar, jo një reformë totale zgjedhore, që të bëjmë një reformë e sanksionuar nga të gjitha palët, me pjesëmarrje të shqiptarëve dhe ne të sanksionojmë. Edhe opozita ti përulet asaj kësule që ka lënë kryeministri dhe të çirret se po mendon për shqiptarët. Nuk kam asnjë keqardhje që sot do votoni kundër meje. Ju jepni një shembull atyre që janë jashtë që duan të hyjnë në politikë, që ky parlament nuk është bujar, por është strofkulla e atyre që mendojnë vetëm për interesat e veta. Populli ju dënoftë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 22 korrik, Flutura Açka pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u largua nga kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvend, duke u zëvendësuar me Ina Zhupën.

Ndërsa më vonë njoftoi kryetaren e Kuvendit, Nikolla për largim nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike edhe pas humbjes së vulës prej grupimit të Bashës ku bënte pjesë dhe Açka.

Ora 16:16
Spaho i kthehet Bashës: Mos na trego përralla, i dorëzove Ramës Kuvendin dhe pushtetin vendor në 2019

 

Nga Foltorja e Kuvendit Basha e quajti pazar reformën e re zgjedhore, ndërsa akuzoi Berishën se i dha Ramës në 2023 90% të pushtetit vendor. Përgjigja i erdhi nga deputeti Edmond Spaho, i cili i kujtoi bojkotin e 2019, duke thënë se ia la PS jo vetëm pushtetin vendor, por edhe Kuvendin.

“I dorëzoi 90% të bashkive Ramës, u kap Safeti e humbi edhe më thellë Kukësin”, tha Basha.

“Tha se i dorëzuam Rames 90% të bashkive ne 2023, ne 2019 ai i dorëzoi krejt parlamentin e krejt pushtetin vendor. Mos të na tregoje përralla këtu”, tha Spaho.

Ora 16:15
Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti zgjedhjet Ramës, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK

Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra në Kuvend për draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PD dhe PS. Një Pazar mes Berishës dhe Ramës e quan Basha, ndërsa tha se me 1/3 e listës së mbyllur do të futen në Kuvend kamikazët e kryetarëve.

Sipas Bashës, pazari mes Berishës e Ramës ka nisur me amnistinë penale, më pas me vendimin e Apelit që i kaloi vulën Berishës dhe sot mbyllet me Reformën Zgjedhore. Nga foltorja e parlamentit, Basha hodhi akuza se pazari mes Ramës e Berishës do të përmbyllet me goditjen e SPAK, pasi të dy kanë frikë nga drejtësia.

Në fund të verës dhe në fund të dimrit bëhen pazaret në kurrizin tuaj. I tillë ishte dhe pazari i mbrëmshëm me votat e përbashkëta të dy palëve që janë një parti. Së pari dua ta them qartë se sot se me vendim të Gjykatës Kushtetuese lista janë 100% të hapura, pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme është mbyllja  e këtyre listave. Jo thjesht rimbyllja sipas paktit të 2008, por kyçja e këtyre listave. Me sistemin e kaluar të 2021, ndonëse opozita insistoi për lista 100% të hapura, u votua për lista gjysmë të hapura, dikush që thyente herësin mund të zgjidheshin. E kanë ndarë listën dy klasa, biznes class për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët. Në biznes class futen kandidatë që i vendos kryetari i partisë, nuk votohen. Nëse një kandidat të lista e hapur votohet dhe merr 20 mijë vota, 100 mijë vota, por lista e partisë së tij nuk arrin dot përtej listës së mbyllur, mbetet jashtë dhe në kuvend futen kamikazët e kryetarit. Është listë dopio e kyçur.

Vijmë të motivet që i bëjnë këto dy palë 1 parti. Nuk janë paratë, janë provat siç tha një parafolëse, provat që u duhen kryetarëve të këtij teatri për një motiv edhe mbi të, frika në radhë të parë e kryeministrit, në momentin që flasim ka disa çështje të hapura në hetim penal, bota e di përfshirjen e ti me zë e figurë te aferat e inceneratorëve te korruptimi i McGonigal, te përfshirja e tij në koncesione të tjera korruptive që po hetohen. I duhen kamikazë si Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj që kërcënojnë se do thonë të vërtetën por pjesën tjetër e kanë garanci për jetën, kamikaz si Erion Veliaj. Kamikazë të tillë i duhen Ramës në Kuvend, ndaj e mbyll listën për të caktuar kamikazët. Pala tjetër i është nënshtruar tekave të një njeri që hallin e vet personal e vëri hallin e opozitës, që për hallin e tij personal bëri pazarin me Edi Ramën. I dorëzoi 90% të bashkive Ramës, u kap Safeti e humbi edhe më thellë Kukësin.

Pazari që vazhdoi me votën për të liruar të korruptuarit. Shkuan në burg të korruptuarit e Ramës, por u liruan jo vetëm me votat e Ramës por edhe me votat e tyre. Gënjyen derisa nga kjo foltore Dumani dha numrin, 117 të korruptuar të Ramës për liruar nga votat e pazarit, vazhdoi me presionin ndaj Apelit, me vendimin paçavure që e ka parë e gjithë Shqipëria, ndaj të cilit i është bërë rekursi. Dhe sot mbyllet për këtë sezon me pazarin për listat e mbyllura.

Frika e Ramës dhe Berishës i bën ndërton të ndërtojnë njerëz skalione njerëzish të bindur. Këto pazare të yshtura nga frika kanë thelb, shitjen pa filluar të ndeshjes, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Me formulën e dakordësuar dje dhe do votohet sot, pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes së pandëshkueshmërisë, të SPAK. Akti i fundit i këtij pazari do luhet në sesionin e fundit të kësaj legjislature me kate kundër SPAK, si garancia që lidh Berishën dhe Ramën. Ky nuk është akti i fundit për shqiptarët, nuk është momenti i triumfit të së keqes. Është momenti i keq por triumfi do ti takojë shqiptarëve.

Ora 15:52
'Ndryshimi i kodit zgjedhor skandaloz', Shehaj del kundër: Qytetarët duan hapjen e listave! Paratë e korrupsionit pengojnë rotacionin

 

Deputeti Agron Shehaj shprehu qëndrimin e tij kundër kodit të ri zgjedhor të dakordësuar mes PS dhe PD. Sipas tij, ky kod është skandaloz pasi pamundëson hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër sipas Shehaj mbyllet çdo shteg për rotacionin politik.

'Ndryshimi i kodit zgjedhor për listat e mbyllur ëhstë skandaloz, hipokrit dhe kundër vullentit të qytetarëve. Deputetët duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët duan të votojnë edhe kandidatin. Sot parlamenti do votoj për listat e mbyllura. Nuk kam dëgjuar asnjë nga deputetët të thotë që është në favor të listave të mbyllura. Demokracia ka ngecur. Nuk mund të quhet demokraci një vend ku mazhoranca fiton 90% të bashkive, ku qeveria më e korruptuar konsolidon pushtetin poliitk.

Të gjithë ministrat shkojnë në SPAK, zv kryeministri në arrati. Me gjithë tenderat dhe koncesionet dhe qytetarët mendojnë se rotacioni është i pamundur. Hapja e listave do ishte hap pozitiv. Është ajo çka qytetarët duan. Pse demokracia është vrarë dhe ka bërë rotacionin politik të pamundur. Aryseja janë paratë, paratë dhe pushtetit. Paratë që qeveria vjedh përditë. Paratë që vijnë paratë e psita dhe mazhornca kështu është 11 vjet në pushtet. Fituesin në Shqipëri nuk e vendosion votat, por paratë dhe pushteti.

Elefanti në dhomë janë paratë e korrupsionit të qeverisë që pengojnë rotacionin. Me paratë e korrupsionit blihen mediat, vritet demokracia. Kjo mazhorancë nuk është e pamposhtme se është e ndershme, por se me paratë e vjedhura mund të fitoj kushdo. Zgjidhja është të dëgjosh qytetarët. Duan një qeveri të pakorruptuar. Qytetarët nuk votojnë Gjiknurin se kanë besim, por se ka paratë dhe pushtetin. Ne duhet të vendosim besueshmëri, përballë parave dhe pushtetit. Kjo është e vetmja mënyrë. Ne do ju ofrojmë qyterarëve një qeveri të pakapur dhe të pakapshme.'

Ora 15:49
1/3 e listës së mbyllur, Etjen Xhafaj ironizon opozitën: Keni 33 vite me kryetarin e paprekshëm, endeni akoma me këtë debat

 

Deputeti i PS, Etjen Xhafaj foli në Kuvend për draftin e dakordësuar mes PS dhe PD për ndryshimet zgjedhore. Teksa mbrojti ndryshimet e propozuara nga dy palët, Xhafaj tha se ende në Kuvend po bëhet debati për 1/3 e listës së mbyllur dhe fuqinë e kryetarit. Xhafaj ironizoi opozitën duke thënë se ata kanë 33 vite në të njëjtin pozicion, me kryetarin e paprekshëm.

“Kur nënshkruhej deklarata e pavarësisë së SHBA dhe vendosej për sistemin e qeverisjes, Frenklin u pyet nëse do kishin republikë apo monarki. Republikë tha dhe tani na takon ta mbajmë. 33 vitet e furnit republika jonë tranzitore, në këtë sallë përpiqemi vazhdimisht që ta mbajmë, ca herë edhe me kode të reja zgjedhore. Duke kujtuar që një shtet nuk mbahet vetëm me ligje, por edhe me veprime, me diskutime, me palë dhe njerëz që luajnë rolin e tyre, por edhe me vullnet politik për t’iu shpërblyer atyre që na kanë votuar, duke vepruar në interes të qytetarëve jo në interesin personal të në të gjithëve.  

Sot sillemi në sallë me këtë debat, që ju e keni pas shpesh mes vetes, për faktin nëse janë kryetarët e paprekshëm. Ju besoj e dini, duke qenë se keni 33 vite në këtë pozicion. Kodi i ri do na kishte mundësuar ta adresonim parimet, sa i takon standardit, ai sulmohet nga ju deputetë në zbatimin e tij në çdo moment kur nuk fitohet nga njëra palë”, tha Xhafaj.

Ora 15:32
'Bravo Damian e bëre tërmet prapë', Çollaku: Opozita korri atë që mbolli! Tani do ketë 140 deputetë të emëruar

 

Deputeti Kreshnik Çollaku shprehu skepticizmin e tij për marrëveshjen për kodin zgjedhor mes PS dhe PD. Ndërkohë vlerësoi edhe me ironi Damian Gjiknurin pasi luajti me mjeshtëri sipas Çollakut. Më tej ai theksoi se tashmë parlamenti do të ketë 140 deputetë të emëruar. 

'Bravo Damian e bërë tërmet prap. E kemi të kotë që bëjmë replikë me këta, nuk e kemi me këta. E kemi me veten. Ditë për të korrur çkemi mbjellë. Këta luajtën një lojë mjeshtërore.  Damianit duhet ti ndërtoni një monument me mjeshtërinë për të cilën ndërtoi këtë operacion për mandatin e katërt. Ndodhi se opozita nga i pari tek i fundi,  në vend që të bënim një betejë të shenjtë që do siguronte rotacionin, për të pranuar koalicion parazgjedhor. U morëm me sherret tona. Damiani luajti në mënyrë gjeniale, kur ne grindeshim se kush do drejtojë komisionin, Enkelejdi apo Oerdi. I thoshte Oerdit do e ulni pazarin se i kam gati votat.

Më besoni, ju dëgjoj që flitini për listat e hapura. Këtu do jeni 140 deputetët të emëruar. Dështimi i madh është që ne nuk arritëm ti marrim mazhorancës të organizojmë çdo zë opozitar në koalicion parazgjedhor. Kemi PD djathtas, PL majtas, kemi elektorat gri. E vetmja mundësi që çdo zë të organizohej do ishte koalicioni parazgjehdor. Nuk e bëmë për mosmarrëveshjet tona dhe për vullnetin e ktyre. Edi Rama e di duke dhënë koalicionin parazgjedhor, atë primin e deklaruar ta vidhte në mënyrë të padeklaruar.

Me 12 qarqe në mënyrë automatike humbim minimumi 1 mandat. E humbim, na ikën nga dora dhe këta e marrin. Kam respekt për Oerdin dhe besoj se e ka pasur të pamundur ta marrësh. Por çfarë kërkoj është si ka mundësi që të gjithë shprehemi kundër këtij kodi zgjedhor dhe si mund të mendojmë të japim votën pro. Këta nuk i kanë votat të bëjnë ndryshimet në kod, mungojnë pak vota por janë vota opozite. E ndërsa duhet të bashkohemi, sot më shumë se kurrë duhet të bashkohemi. A mund të bashkohemi bashkë dhe të votojmë kundër ndryshimeve dhe këta nuk mund ti votojnë. Ne e meritojmë për shkak të paaftësisë sonë për të gjetur një zë të përbashkët.'

Ora 15:25
Reforma Zgjedhore, Felaj iu përgjigjet kritikëve: Pse keni frikë? Apo se nuk do jeni tek lista e mbyllur

 

Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka folur në Kuvend lidhur me draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa përgjigje iu dha disa prej deputetëve që kanë kundërshtuar listën 1/3 e mbyllur. Për ata që duan sistem maxhoritar, Felaj tha se kjo i bën ironik, ndërsa u ngriti edhe pyetjen se përse kanë frikë apo se s’do jenë në listën e mbyllur?

Ermonela Felaj: Kur dëgjoj kolegë që thonë duam sistem maxhoritar, s’duam sistem mazhoritar, duam lista 100% të hapura. Ky është populizëm, e provuam këtë gjë dhe zgjedhjet e fundit e kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë cilësinë e deputetëve. Cilësia e atyre që vijnë në Kuvend e detekton politikën. Ka qenë një qasje e duhur që të rishikonin listën si do propozohet lista e kandidatëve për deputetë.

Më duket ironike që ata që rrahin gjoksin sot për sistemin maxhoritar, kujt ja kanë frikën me këtë që propozohet, që s’janë dot te lista e mbyllur. Iu bën ironik, nëse ke qenë i vlefshëm për partinë dhe zgjedhësit se asnjë arsye për t’iu trembur ndryshimeve të sotme. Partitë politike qenkan institucione kaq pak të rëndësishme? I kemi në kushtetutë, sikundër flitet për partitë politike në çdo kushtetutë të çdo vendi europian. Kandidatët e pavarur do i nënshtrohen pragut elektoral. Kjo është  emirë për ata që kanë qëndrime të ndryshme me partinë.

Dash Sula: Meqë e keni merak kaq shumë partinë, kryetar Enver Hoxhën kishim, edhe këta kryetar tani këto kemi, i duam fort, të na rrojnë mos vdekshin kurrë. Në çastin që partia të fut në atë listë, pse i pari do këtë privilegjin dhe i 14 jo. Kjo që po ndodh sot, u bë nga frika e votës së 2021, u pa se galloshet s’kishin pëlqyeshëmrinë e qytetarëve. Thanë prit njëherë se herën tjetër do ikim, tani rrimë në shpim, rrimë bllok dhe pastaj vijmë në Kuvend.

Ermonela Felaj: Skam asnjë merak për partinë time, për partinë tendë se di.

Ora 15:04
Listat e hapura apo të mbyllura? Braçe: Nuk bën diferencë, deputetin e zgjedh kryetari! Duhet demokraci brenda partive! 'Kuotat gjinore?' Na duhen gra luftarake

Deputeti Erjon Braçe nuk e sheh aq me vend debatin që po bëhet në kuvend lidhur me listat e hapura e listat e mbyllura që propozohen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Për Braçen problem mbetet demokracia brenda partisë pasi si me 1/3 e listët që do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të parties dhe si me 2/3 sërish do të jetë kryetari që do vendosë se kush do të jetë kandidat për deputet.

“Zgjedhjet nuk i bën demokratike sistemi. Qënia në sallën e kuvendit me të thënë të drejtën e kemi cuar tek partia. E nëse kemi një problem kemi demokracinë brenda partisë, instrumentat që sjellin në kuvend njerëzit që e meritojnë. Pra problemin e kemi brenda partive tona. Dash në gjykimin tim ti je deputet I mirë por të hoqi partia se votove kundër. Të riktheu partia në listë. Kjo është e padrejtë. Se pavarësisht se si je, a je I mirë apo jo je nën vlerësimin subjektiv të disa njerëzve në parti. Të mos  themi lista e hapur apo e mbyllur, sepse lista mbyllet që në momentin që emrin tënd e vë në diskutim kryetari I partisë, kryesia. Këtu mbyllet lista. Pra lista nuk mbyllet këtu me këtë që po e bëjmë ne por atje në parti. Ky është një problem që duhet trajtuar brenda partivbe politike për të rikthyer demokraci e meritokraci sa të mundemi.

Unë mendoj që gara nuk nis 74/76 por nis zero me zero. Në këtë pikë në start jemi të gjithë të barabartë. Diferencën e bën puna në territor. A duhet sistemi të garantojë të drejtat për cdo kandidat qoftë të partive apo kandidatëve të pavarur të nxjerrë jashtë nga partitë pa meritë, po. Duhet.

Ndalet dhe tek Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane dhe Lulzim Basha kryetari I Partisë së Demokratëve Euroatlantikë.

“Dëgjova një koleg që është dhe kryetar partie e doja ta pyesja por e lashë. Po ai në parti si I cakton deputetët? Vetë!

Po ai tjetri që del studio më studio televizive e bërtet fort hapni listat ju se ua tregoj unë.  E tregon dhe gishtin ai, jua tregoj unë, po ai si I cakton tek partia e vet, vetë! Se ndryshe I humb namuzi I të qenit kryetar partie.”

Ka dhe një qëndrim sa I takon kuotave gjinore. Sipas amendamentit të ri jo vetëm në listën e fiksuar të deputetëve, por dhe në listën e hapur, renditja të jetë 1 në 3 fitues, të jetë grua

Kuota gjinore?

Në parlamentin e Shqipërisë na duhen gra që bëjnë beteja. Gra afrofe, burra afrofe Jo. Kuotën gjinore për gratë e dua që të mbrohen nga antisistemi, burra e gra më të fortë, jo nga pikëpamja elektorale por të parasë që e kanë mundësinë që me njohje e lekë të zhbëjnë meritën e gjithkujt për të ardhur në Kuvend. Për këtë vlen kuota gjinore.

 Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Me Kodin e Ri Zgjedhor iu hap rrugë edhe votimit të diasporës.

Ora 14:53
Asllan Dogjani: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor s'do të motivojnë kandidatët! Eliminohet gara dhe konkurrenca

 

Deputeti i PD, Asllan Dogjani teksa ka komentuar projektligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që po diskutohet sot në Kuvend, u shpreh se është kundër këtyre ndryshimeve.

Sipas tij, ato heqin garën dhe konkurrëncën mes kandidatëve.

“Ndryshimet në kodin zgjedhor janë të mirëpritura nga ne, por kur sheh ndryshime 1/3 të mbyllra dhe 2/3 të hapura shumëzohen me zero dhe s’kanë vlerë, sepse emigrantëve nuk u jepet mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ata me lista të mbyllura i emëron partia. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve Rama ka qëllim të kontrollojë deputetët e tij, ti ketë vetëm për të ngritur dorën sa herë ai do, pa menduar për qytetarët shqiptar, duke marr peng Shqipërinë. Këto ndryshime nuk do të motivojnë kandidatët që të angazhohen në fushatë. Kandidatët në listat e mbyllura mund të vendosen në bazë të lidhjeve farefisnore dhe jo në bazë të meritës, eliminohet gara dhe konkurrenca’, tha ai.

Ora 14:27
Kuvend/ 'Ca burra do kthehen në gra', Gjiknuri batuta me Sulën: Je i shëmtuar, po të bën me qesh! Açka: S’ka gjë më të shëmtuar se të jesh burrë i bukur

\

Fjalimi i deputeti Dashnor Sula i cili kundërshtoi me tone të ashpra Kodin e ri Zgjedhor, solli edhe reagime në Kuvend, të cilat përfunduan në batuta me deputetëve.

'Do jetë lista e burrave dhe e grave të cilët s’do jenë më burra po do jenë gra. 23/ e listave të hapura mashtrim i madh. 1/3 janë servilë të kryetarit.’-tha Sula.

Duke ju referuar fjalës së deputetit Sula, Damian Gjiknuri iu kthye duke i thënë se ka humor, por bën lapsuse kur përpiqet që të argumentojë.

‘Ti mund të jesh i shëmtuar për ti të bën me qesh, humorin ta vlerësoj por bën lapsuse me argumentet  që jep. Të gjitha llogaritë i bën me humbje dhe kë hallin se kush do të sigurojë veten tek ajo listë., po nxirrni problemi real që keni hallin në opozitë sekush do të jetë në listë. Ato 40 mandate janë lënë për ata që duan të garojnë.’- tha Gjiknuri.

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti, i kërkoi Sulës që të ëkrkojë falje për analogjinë që bëri në fjalim, duke thënë se disa burra do të ktrhehen në gra vetëm të jenë pjesë e listës.

‘Ça krimi është të jesh grua në këtë parlament. Gratë nuk kanë asgjë pse të turpërohen apa të ndihen keq. Analogjia që përdori është e gabuara, nuk e prisnim se sula. Nga burra do të kthehen gra, besoj se këtu së paku të ngrihen dhe të kërkojë një falje. Në gratë për kjo pjesa e shqetësimeve kemi treguar se jemi shumë lart këtyre fenomeneve. Pres ndjesë të madhe.’- tha Gjylameti.

Pjesë e debatit u bë edhe deputetja Flutura Açka.

‘Ti e di se je burrë i shëmtuar... kjo shprehje shumë e shumë shëmtuar. Nuk ka gjë më të shëmtuar se një burrë i bukur.’- tha Açka.

Gjiknuri iu kthye.

‘Dashi me ironi i tha vetes së tij Bukuria është te sytë e atij që e shikon. Dashi tha ti mund të jesh i shëmtuar, thash Dashi ti ke humorin. Shquhem për etikë mos më keq cito. Apo hyri te pjesa burrë grua Dashi dhe po e mbron ti.’- tha Gjiknuri.

Sula tha: Shpreh respektin maksimal për të gjitha zonjat. Thash më mirë të ishin 100 gra e 40 burra. Nga pikëpamja fizike mund të jenë burra po nga veprimet që kryejnë politikisht..

Në debat u përfshi edhe Spaho.

‘Kush është hajdut zgjedhjesh i vjedh si me lista të hapura si të mbyllura, si të qepura si të shkrepura. Mos u lodhni kot por përqendroheni te problemi themelor që ka sistemi.’- tha Spaho.

Ora 14:22
Sula me tone të ashpra kundër Kodit Zgjedhor: Me këtë ligj burrat në 2025 do kthehen gra! Do jetë lista e servilëve! Rama mos të bëj fushatë

Deputeti Dashnor Sula, teksa po diskutohet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, ka shprehur kundërshtitë e tij, ndërsa e ironizoi si një ceremoni martesore mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Ai u shpreh se demokratët kishin shpresë që në 2025, por pas këtyre zgjedhjeve ne s’do të kemi opozitë, por një shoqatë. Në këtë kuadër, Sula i bëri një thirrje Kryeministrit që të mos dalë të bëjë fushatë në 2025-ës.

'Sot mungon një pjesë e mirë e deputetëve që ta celebrojnë dhe që të jenë dëshmitar. Gjiknuri shprehu një shqetësim se tha se nuk dinte me kë të diskutonte. Ke qenë në pozita shumë të vështira. Respekt për gratë deputete po ta kisha unë në dorë 100 deputete do të jenë gra dhe 40 burra.

Fatkeqësisht nuk do të fitojmë në 2025, kemi një bllok që do të çimentohet në 2025, trajtani i Varshavës dhe ai i NATO-s.

A e dini që nuk do të kemi një listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore. Një ajkë do të kemi Edi Ramën dhe tjetri do të jetë Sali Berisha. Lista tjetër do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do tia arrijnë do.

Do kthehen gra në 2025 me këtë ligj edhe burrat. E kam thënë dhe në 2008 kam votuar kundër sepse ishte një marrëveshje e pamoralshme. Këtu në parlament u bë një marrëveshje e turpshme. Dinjitetin se kam çaur për tokë. Me gjakun e viktimave të Gërdecit votuan dhe ja në çfarë gjendje jemi sot. I vetmi argument ishte që ne nuk do të lejojmë të vijnë të fortët biznesmenët dhe kriminelët. Ndodhi ajo që erdhën vrasës me pagesë e kriminelë. U desh për herë të parë që të nxirret një ligj për të nxjerrë nga Kuvendi kriminelët. Kam një kërkesë nëse na ndjek Rama.

Zoti kryeministër çfarë ilaçi i ke dhënë opozitës. Çfarë vaksine u kë bërë sot më 26 korrik 2024. Të gjithë kishim. Ne nuk kemi fituar më. Nuk mund të shtirem. Kjo është thjesht një bllok politik që do të çimetohet në 2025. Kjo është për të ardhur keq.  Do jetë lista e servilave. Do jetë lista e burrave dhe e grave të cilët s’do jenë më burra po do jenë gra. 23/ e listave të hapura mashtrim i madh. 1/3 janë servilë të kryetarit.’- tha Sula.

Ora 13:50
‘S’ka ndarje të partisë me shtetin!’ Gjiknuri i përgjigjet Tabakut: Dikur i vidhnin votat në tavolinë e me kamera, sot s'ka mundësi! Depolitizimin s’e do opozita

Në kuvend po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deputetja Jorida Tabaku tha se nuk po ofrohet një Reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.

‘Sot s’kemi një Reformë Zgjedhore, ashtu siç e tha dhe Gjiknuri. Nuk po ofrojmë një reformë gjithëpërfshirës transparente. Sot mbetet pa adresuar fakti që nuk ka një ndarje të partsë me shtetin. Disa kolege kanë bërë një kërkesë sa i përket kuotave të cilës i jam bashkuar me shumë dëshirë. Ne duhet të formojmë drejtësi në atë që ka mbetur.’- tha Tabaku.

Duke ju përgjigjur Tabaku, Gjiknuri tha se në kohën kur PD drejtonte pushtetin, i vidhnin voatat mbi tavolinë, por sot kjo gjë nuk është e mundur. Sa i takon depolitizimit të administratës zgjedhore, Gjiknuri tha se këtë nuk e do vetë opozita.

‘Së pari e thash se kjo Reformë nuk qe e plotë. Një nga rekomandimet bazë ka qenë për administratën zgjedhore depolitizimi. Është e vetmja gjë që opozita i largohet si djali temjanit sa herë shtrohen në tavolinë. Nuk del më njeri që vota të tjetërsohet nga administrata zgjedhore. Është siguruar para e madhe është siguruara teknologji dhe nuk ka mundësi që të vidhet vota. Dikur vidheshin në tavolinë para kamerave dhe asnjëri nuk ishte i sigurt për votën e tij dhe këtë e ka realizuar vullneti i kësaj mazhorance.’- tha Gjiknuri.

Ora 13:41
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Majko fton kolegët ta votojnë: Zbatojmë vendimin e Kushtetueses! Asgjë s’është bërë në presion

Deputeti Pandeli Majko u ka bërë thirrje kolegevë të opozitës që të votojnë ndryshimet në Kodin e Ri Zgjedhor.

Nëse nuk do të merreshin masat rrezikonim që zgjedhjet e 2025 të ishin të kontestuara në legalitetin e tyre. Kam fjalët më të mira për 2 negociatorët, PD dhe PS. Kanë negociuar me transparencë. E kuptoj që këtu ka sindroma të ndryshme që kanë të bëjnë me vullnetin e kryetarëve të partive. Këtu dikush ngatërron kekun me byrekun. Nuk na ka sjellë në një situatë të vështirë demokratike në Shqipëri sistemet. Ne nuk kemi pse tja hedhim fajin sistemit. Prandaj miqtë e mi, rregullat përbashkëta dhe zbatimi i GJK-së na ka sjellë sot këtu. Të vetëm ne nuk i miratojmë këto ndryshime kushtetuese. Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura ti votojë kundër. Nuk ka nevojë të na thotë se Rama do të bëhet mbret, ne na duhet të zbatojmë vendimet e GJK-së. Asnjë gjë nuk është bërë nën presion. Mos u trembni shumë nga listat e sigurta.’- tha Majko në fund të fjalë së tij.

Ora 13:31
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Leskaj fton opozitën të votojë kundër: PD të mos shndërrohet në kënetë, na dëmton

Deputeti PD Bujar Leskaj, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor.

Ai tha se PD nuk duhet të votojë kode zgjedhore të cilat sipas tij, dëmtojnë opozitën.

"Kodi zgjedhor në fuqi i hartuar nga Rama me moslejimin e koalicioneve është në dëm të opozitës nëse ne votojme këtë kod ne certifikojmë ndryshimet e paligjshme që u bënë në dëm të opozitës. Nëse e votojmë këtë ne shërbejmë si noterë Ramës.  Sistemi me lista të mbyllura u vendos se krijon stabilitet dhe nuk lejohej që të futen persona me precedent penal në lista si kandidatë, por kjo u rrëzua pasi Rama futi në Kuvend persona me precedent penal.  PD nuk duhet të shëndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën”, tha ai.

Ora 13:25
‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri 'përplaset' me Mediun: Ne e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar

Në Kuvend po diskutohen ndryshimet për Kodin e Ri Zgjedhor. Mediu në fjalën e tij tha se opozita nuk ka kërkuar 1/3, por ka propozuar koalicione të përbëra.

Gjiknuri tha se se Mediu e ka problemin brenda opozitës dhe jo me mashorancën.

‘Këtë vështirësi kam pasur unë në reformën zgjedhore. Se reforma zgjedhore duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye ne e patëm të pamundur të negociojmë me një trup të unifikuar. Formula është kushtetuese është edhe pjesë e diskutimit tuja. A është interes subjektiv i të gjitha forcave patjetër që është. Secili kështu që flet ka interesin e tij.’- tha Gjiknuri.

Mediu iu përgjigje duke theksuar sërish se mazhoranca ka dashur të bëjë rrëmujë dhe jo Reformë Zgjedhore.

‘S’ka asnjë propozim të ketë ardhur nga ne për mbyllje listash. Keni bërë rrëmujë që mos të kishim një reformë zgjedhore. Ky komision nuk ka funksionuar për shkak të qëllimeve të njëanshme politike për të mos pasur reformë zgjedhore. Opozita duhet të dijë të menaxhojë marrëdhënien e saj para se të arrijë marrëveshje me ju.’- tha Mediu.

Ora 13:20
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Mediu: Mbyllja e listave s'është 25% por 80 – 90%! Pro votës së diasporës, por me këtë draft s'mund të jenë pjesë e garës

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzon opozitën se kanë përhapur gënjeshtrën se janë ata që kanë kërkuar 1/3 e listës së mbyllur.  Ndërsa sulmon Bashën për ‘hesapet e pastra të bëra bë tryezë por dhe për idiotsinë e miopinë opozitare me braktisjen e parlamentit dhe zgjedhjet vendore.

A nuk është taktikë elektorale qëllim përfitimi në tryezë heqja e koalicionve të opozitës, duke minuar atë që ju e keni pasur të drejtë në 2013, kur ishit në opozitë. Cfarë standardi është ky? I hoqët të drejtën dhe mundësinë opozitës dhe qytetarëve që të bashkohen kundër kësaj qeverie që nuk e duan. Nëse nuk do të ishin prishur koalicionet sot ju do të ishit në opozitë e ne do të kishim një maxhorancë tjetër. Me hesape të pastra, por hesapet e pastra u bënë në tryezë jo vetëm për qëllimin tuaj të lig por dhe për idiotsinë e miopinë opozitare që duhet të marrë fund. Idiotsinë për të mos hyrë në zgjedhje locale duke shkatërruar bazën elektorale të opozitës prandaj ka nevojë për reformë zgjedhore dhe jo për marrëveshje të vogla që e kthejnë kuvendin në një institucion ku gjendet vendi i punës.

Mbyllja e listave nuk është 25% por është 80 – 90%. Nuk është ajo që thoni ju në zgjedhjet e kaluara ka qenë më shumë se 60% e përbërjes së kuvendit që do të ndryshonte nëse do të ishin lista të hapura. Analizoni subject për subject aritmetikën mësoni si ta bëni. Thatë zoti Gjiknuri “O mete për vete” nuk mendoj se opozita duhet të ecë me këtë demagogji.  Cdo reform duhej të konsistonte në zgjedhje të lira e të ndershme, larg intimidimit, blerjes së votës, përdorimit të dhënave të qytetarëve e krimit electoral, por kjo nuk ka ndodhur. Nuk mundet opozita ta mbajë veten në dëshirën e maxhoracës por në një reformë të drejtë.

Mediu u shpreh optimist për votën e diasporës por sërish ka rezerva për këtë draft.

Vota e diasporës, absolutisht! Unë sot do të votoj pavarësisht mangësisë së ka. Është detyrim dhe është mundësi që të jetë pjesë e garës por me këtë listë të mbyllur i kemi hequr mundësinë për të marrë pjesë nëmënyrë të qënësishme në zgjedhje, e ti japim ju mundësi që ato struktura diplomatike ti përdorni për të bërë pazare sic bëtë me patronazhistët. E them me bindje se kjo nuk është reformë por I shërben një grupi njerëzish për ta parë veten si politikanë të përhershëm.

Ora 13:09
Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Në zgjedhjet e 2021 vetëm 3 kandiatë nga 140 thyen hersin, por me formulën e propozuar janë 40 mandate në lojë të hapuara.   

Këtë e ka bërë me dije sot në seancë e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, deputeti i PS Damian Gjiknuri.

"Komponenti i dytë ka të bëjë me listat dhe shpërndarjen e mandateve nga subjektet zgjedhore, kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqëzimi i herësit nga gjykata. Në 2021 vetëm 3 kandiatë nga 140 thyen hersin, por me formulën e propozuar janë 40 mandate në lojë të hapuara", tha ai.

Fjala e plotë e Gjiknurit

Pas dy viteve përpjekje të vazhdueshme për adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ne nuk arritëm të realizojmë një reformë të plotë zgjedhore që të ishte e gjithëpranuar dhe të adresonte të gjitha rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet.

Por, sot jemi këtu me një copëz të rëndësishme të legjislacionit zgjedhor që adreson dy komponentë të rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme, votën e diasporës dhe qartësinë e mënyrës së kandidimit dhe shpërndarjes së mandateve, bazuar në parimet që ka përcaktuar Kushtetuta.

Kjo nuk është arritje e vogël, po të marrësh parasysh klimën e rënduar politike dhe polarizimin politik të aktorëve politik në Kuvendin e Shqipërisë, vështirësive që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të unifikuar apo pasojave politike që kanë ardhur nga dy humbje dërrmuese të njëpasnjëshme në zgjedhje që nga reforma e fundit zgjedhore e vitit 2020.

Ja ku jemi ketu me një produkt të dakordësuar duke shënuar hapin e parë të rëndësishëm drejt normalizimit të jetës politike në vend.

Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh në mënyrë shteruese të gjitha boshllëqet e konstatuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket votës së qytetarëve shqiptar që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Projekti i propozuar përcakton me një qasje liberale që çdo shtetas shqiptar që për një arsye pune, shërbimi apo çdo lloj arsye, jeton për një kohë të gjatë jashtë vendit do të mund të regjistrohet dhe votojë në zgjedhjet e vitit 2025. Zgjedhesi do të regjistrohet në listën e veçantë të zgjedhësve që organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes

Civile.

Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm që vërteton identitetin e zgjedhësit dhe adresën e qëndrimit në vendin ku jeton.

Gjithçka do të realizohet në një platformë elektronike që do të ndërtohet nga KQZ-ja dhe që mundëson ndërveprimin me sistemin aktual të DPGJC-së dhe evidenton çdo veprim të kryer. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave por dhe auditimin e tyre në çdo kohë para dhe pas zgjedhjeve.

Zgjedhësit nga jashtë i jepet kohë e mjaftueshme për tu regjistruar si zgjedhës dhe njëkohesisht fshihet nga lista e votuesve në qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit, duke shmangur dublikimin në listat zgjedhore. Listat do të jenë gjithmonë publike dhe çdo palë e interesuar mund ti shikojë ato.

KQZ do të përgatisë të gjitha materialet zgjedhore dhe me shpenzimet e saj do të dërgojë tek zgjedhësi me postë, materialet, udhëzuesit dhe fletët e votimit. Nga ky moment votimi nga jashtë do të quhet i hapur dhe zarfat me fletët e votimit dërgohen në KQZ pasi të kenë hyrë në territorin Shqipërisë, jo më vonë se orari zyrtar i mbylljes së votimit në ditën e votimit.

Vota e tij do të llogaritet në qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit dhe do të numërohet në KQZ njëkohësisht me numërimin në qarqet respektive.

I gjithë ky proces do të organizohet nga KQZ-ja e cila duhet të miratojë aktet nënligjore në kohë dhe të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme që mundëson këtë proces.

Përfitoj nga rasti dhe u bëj thirje të gjithë aktorëve politik ose jo politik, që të mbështesin KQZ-në në këtë proces sa delikat aq edhe të rendësishëm, për të bërë të mundur realizimin me sukses të këtij procesi duke u mundësuar bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit pjesëmarrje në zgjedhjet e radhës.

Komponenti i dytë po aq i rëndësishëm dhe që natyrshëm ka ngjallur më shumë debat politik ka të bëjë me sistemin e paraqitjes së listave dhe shpërndarjes së mandateve mes subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve.

Kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqizimi që i bëri Gjykata Kushtetuese masës së herësit apo pragut elektoral që parashikonte Kodi Zgjedhor, për ndryshimin e renditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale, duke mos shfuqizuar konceptin juridik të herësit, por duke kërkuar rishikimin e formulës për caktimin e masës numerike më propocionale. Pra, e theksoj dhe njëherë këtë, jo shfuqizim të parimit po rishikim të masës numerike.

Në pamundësi të gjetjes së një konsensusi për masën e re numerike për herësin sipas formulës së re që u propozua nga ne dhe që e çonte masën e herësit në një nivel jo më të lartë se 7 mijë vota dhe në nivel real mesatar 6 mijë vota në bazë të rezultateve të vitit 2021, palët u detyruan të eksplorojnë një formulë tjetër duke u frymëzuar nga parimi kushtetues i shtrirjes së votës parapëlqyese.

Propozimi që kemi dakordësuar politikisht është ai i sistemit miks të paraqitjes së listës së kandidimit bazuar në parimin që jo më pak se 2/3 e listës i nënshtrohen votimit preferencial.

Natyrshëm ky propozim ka ngjallur debat politik nga shumë aktor këtu në këtë sallë dhe jashtë saj, pasi çdo propozim i kësaj natyre prek interesa politike apo gjykohet me subjektivizëm nga palët konkuruese në zgjedhje. Kjo nuk përbën ndonjë risi, madje është e vjetër sa vet bota qëkurse janë shpikur sistemet zgjedhore.

Por le ti marrin pretendimet e artikuluara një e nga një në dobi të debatit publik.

-    Hipoteza e parë që shtrohet, a është kjo formulë në përputhje me masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes që parashikon Kushtetuta ?

Lista e kandidatëve përbëhet nga lista e fiksuar jo më shumë se një e treta dhe lista e hapur e kandidatëve që përbën më shumë se ⅔ e listës shumëemërore.

Po ta aplikojmë këtë formulë në qarqet respektive do të shikojmë që lista e fiksuar nuk është më shumë se 25% e listës së kandidimit, pasi lista e plotë e hapur është sa numri total i mandateve në qark. Psh, nësë qarku i Tiranës ka 36 mandate, subjekti politik ka 12 kandidatë me listë të fiksuar dhe 36 kandidatë me listë të hapur. Pra, një mumër total prej 46 kandidatësh. Formula e paraqitjes është në përputhje me Kushtetutën pasi lejon votimin parapëlqyes në më shumë se ⅔ e listës së kandidatëve;

-  A siguron kjo formulë garancitë e kuotave gjinore siç parashikon Kushtetuta?

Projekti parashikon që një në çdo tre emra në listën e fiksuar të kandidatëve do ti përkasë secilës gjini. Ndërkohë, me ndërhyrjen e deputeteve zonja në këte sallë nga të dyja krahët e politikës, do të përfshijmë një amendament që garanton një në çdo tre emra fitues që dalin nga votimi preferencial, do të jetë nga secila gjini. Psh. nesë në qarkun e Tiranës një parti fiton 3 mandate më shumë se lista e fiksuar dhe në baza të renditjes ka fitues vetëm nga e njëjta gjini, mandati i tretë do ti jepet gjinisë më pak të përfaqësuar, me kandidatin që ka marrë më shumë vota. Kjo formulë megjithëse është një diskriminim pozitiv do të konsolidojë më shumë arritjet e Shqipërisë në përfaqësimin e kuotave gjinore.

-    A e bën kjo garën praktikisht të mbyllur duke sjellë një përkeqësim në konkurueshmërinë e kandidatëve?

Pretendimi më lart ka dalë nga kakofonia e paraqitur këtu apo në çdo banak televiziv, që kjo formulë na e mbyllka garën dhe është më keq sesa formula e vitit 2021. Po si qëndron e vërteta në realitet? Në vitin 2021 vetëm 3 kandidatë nga 140 thyen herësin, duke ndryshuar listën e paracaktuar të partive, pra vetëm 2%. Ndërkohë, me formulën e propozuar janë të paktën 40 mandate në lojë të hapura për kandidatët e votimit parapëlqyes ose e thënë ndryshe jo më pak 29% e mandateve. Por edhe sikur të përdorim një krahasim të tërthortë me skenarin që listat janë 100% të hapura, duke ju referuar rezultateve të 2021 a e dini sa mandate do të ndryshonin në shpërndarje ? Vetëm 34 mandate, duke mos llogaritur garancitë e kuotës gjinore që po ta përfshinim në llogaritje do ta çonin në 22 mandate. Pra, formula sot mundëson mbi 40 mandate krahasuar me 22 me kuotë gjinore apo dhe 34 pa kuotë gjinore. Pra, miti i mbylljes së konkurencës rrëzohet nga krahasimi i shifrave.

-      Pretendimi tjetër që hidhet rëmdom është pse nuk i lejoni partitë ta zgjedhin vet masën e votimit parapëlqyes?

Çdo të thotë kjo, parti të ndryshme, rregulla të ndryshme! Por organizimi i zgjedhjeve ka disa parime që duhet të ndiqen nga çdo vend demokratik dhe një nga këto parime bazë i përcaktuar dhe në Kodin e Praktikave të Mira për Zgjedhje apo vet Karta e Kopenhagenit, është zbatimi uniform i ligjit për çdo subjekt zgjedhor.

Bazuar në këto parime ODIHR-i rekomandoi që praktika e marrëveshjeve që bënin kandidatët në vitin 2005 që kush merrte më shumë vota merrte mandatin, pavarësisht renditjes, ta konsideronte një shkelje serioze të këtij parimi pasi konfuzon zgjedhësit dhe krijon pabarazi në garë dhe respektivisht rekomandoi ndalimin e kësaj praktike. Kjo praktikë ishte një variant surrogato e listave të hapura me marrëveshje.

E njëjta gjë u konsiderua nga Komisioni Venecias dhe praktika e kandidimit të kryetarëve të partive në më shumë se një qark me ndryshimet e vitit 2020 duke e konsideruar diskrecionin e partive në kundërshtim me këtë parim. Këto janë vetëm dy shembuj të freskët, vetëm nga vendi ynë. Prandaj ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe jo si i intereson taktikës elektorale të subjektit politik.

Kushtetuta jonë parashikon që zgjedhësi ka dy vota, një për partinë dhe një për kandidatët me sistem preferencial. Pra, sistemi ka parashikuar konkurimin me parti politike që përfaqësohet nga një listë e paracaktuar dhe mundësia e zgjedhëst për ta ndryshurar këtë renditje siç ishte në variantin e parë në 2021; apo për të bërë një zgjedhje të tij në një listë të hapur siç është në variantin e sotëm.

Sepse në çdo sistem bashkëkohor politik konkurojnë partitë politke që janë organizata të rëndësishme që manifestojnë vullnetin politik të qytetarëve dhe jo thjesht grupime njerëzish që rreshtohen në zgjedhje për të dalë deputet, një lloj “bashibozukerie” moderne për të ndarë mandate deputetësh. Këto janë forma parapolitike që nuk e shëndoshin demokracinë. Sistemi që kemi ndërtuar por dhe Kushtetuta jonë e ka balancuar qartë nevojën për stabilitet të institucionit parti politike dhe mundësisë së zgjedhësit për korrigjim nëpërmjet listës preferenciale.

Të mos harrojmë sot po bëjmë një hap më shumë siç edhe demostrova me shembujt më lart, për një rol më të madh të zgjedhësve në këtë drejtim, duke rritur masën e ndikimit në përzgjedhjen e deputetëve.

A është ky qëllimi final, vështirë ta them këtë por është hapi i duhur në një proces që besoj sa do të vijë e do të përmirësohet zgjedhje pas zgjedhjesh, gjithmonë në një përfaqësim më të mirë që siguron cilësi përfaqësimi, stabilitetet politik por dhe dinamikë ndryshimi që do e sjellë koha.

Dhe së fundi një përgjigje për të gjithë ata që thonë ky është pazar politik me Berishen njësoj si në vitin 2008. Gaboheni rëndë të nderuar kolegë! Pasi u munduam dy vite bashkë për të realizuar një reformë gjithëprfshirese ku shumë ju, syresh këtu, ishit pjesë, mandje me të drejta të plota në tryezë por nuk sollët asgjë konkrete se si të përmirësojmë procesin por vetëm propozime që forconin pozitën tuaj politike, ose për mbijetesë ose në kurriz të grupimeve të ndryshme politike që përfaqësonit në opozitë.

Kjo është puna juaj e ne nuk bëhemi palë në të. Ajo çka ofrojmë si mazhorancë është gadishmëri për kompromis politik në të mirë të Shqipërisë dhe mbështetje me çdo mjet që zgjedhjet e radhës të jenë edhe më të mira se të kaluarat.

Falë këtij vullneti politik asnjë nuk ankohet më për administrim të zgjedhjeve pasi çdo votë numërohet siç është hedhur, çdo kuti hapet sa herë kërkohet, çdo votë skanohet e ruhet, çdo qendër votimi filmohet dhe analizohet, çdo zgjedhës identifikohet me teknologji dhe mundësia është që në 5 qarqet më të mëdha të vendit dhe çdo votë të realizohet dhe numërohet elekronikisht.

E di që këto gjëra tani merren “for granted” por një dekadë më parë deputetët futeshin në grevë urie për një kërkesë fare të thjeshtë të shihnin votën e tyre.

Kohët ndryshojnë dhe me të dhe njerëzit, por një gjë që fatkeqëisht nuk po ndryshon në vendin tonë është kultura e pranimit të humbjes, e cila mban peng jetën politike në vend dhe na bën ne t’i kthehemi herë pas here kësaj teme me reforma apo “quasi reforma” të ashtuquajtura elektorale.

A do të jetë kjo e fundit nuk di të them; është si ti besoj më shumë shpresës sesa arsyes, por le të jetë ky votim i sotëm një hap drejt shpresës!

Teksa foli për Kodin Zgjedhor, ai u shpreh se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë.

Gjiknuri bëri thirrje për mbështetje të KQZ në këtë proces të rëndësishëm.

“Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm. Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet. Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave”, tha ai.

Gjiknuri tha se ata që hedhin akuza se ka një pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Sali Berisha, sipas tij gabojnë rëndë.

“Ata që thonë është pazar Rama- Berisha gabohen rëndë. U munduam dy vite që të bëjmë një reformë gjithëpërfshirëse, ku shumë prej jush ishitë pjesë dhe nuk sollët asgjë konkrete”, tha ai.

Në përfundim të fjalës së Gjiknurit, deputeti i PS Dashnor Sula nga karrigia e Kuvendit hodhi akzua se ky vend është shkatërruar nga PS.

"Turp, turp, turp. Shkatërruat këtë vend, vrafshi veten", tha ai.

Ora 12:16
Ministri Balla: Angazhim vullnetar, 1300 punonjës zjarrfikës nuk e përballojnë dot situatën! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, foli sot në Kuvend për situatën nga zjarret në vend. Ministri u shpreh se zjarret janë të qëllimshëm, ndërsa kërkoi që personat përgjegjës të vihen para ligjit.   

Balla kërkoi angazhim vullnetar, pasi sipas tij 1300 zjarrfikës në shkallë vendi nuk e përballojnë dot situatën e zjarreve.

“Zjarret janë të qëllimshme dhe vijnë nga dora e njeriut. Rastet e Rrogozhinës dhe Kavajës në vlerësimin e policisë kanë ardhur nga papërgjegjshmëria dhe nga qëllime që duhen hetuar nga policia. Sot dua të bëjë thirrje ndaj publikut pasi duhet një bashkpunim më i madh dhe duhet sinjalizuar policia dhe zjarrfikësit sapo shfaqet një vatër zjarri, për të vënë para ligjit autorët. Kuvendi e dënon zjarrëvënen me burg. Dëmet nga zjarret janë të mëdha në shumë pjesë të territorit, forcat zjarrfikëse kanë arritur të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por pyjet kullotat, ullinjt dhe pemtari të tjera ka shumë dëme të mëdha. Është e pamundur që 1300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, tha ai.

Balla foli edhe për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor”.

Ai u shpreh se po bashkpunohet jo vetëm me vendet partnere, por edhe me vende të tjera për të luftuar krimin dhe rritjen e sigurisë dhe të rendit publik.

Për ministrin, armëmbajtja pa lejë mbetet një shqetësim.

 “Po punojmë për të intenfiksuar bashkpunimin policor jo vetëm me agjensit ndërkombëtare partnere por edhe me vende të ndryshme. Shumë shpejt do të vijmë me marrëveshje bashkpunimi policor edhe me vedne të tjera duke u fokusuar tek lufta kundër krimit dhe rritjen e sigurisë dhe të rendit publik. Kjo marrveshje me Moldavinë synon bashkëpunim më të mirë me krimin ndërkufitar me prodhimin dhe trafikimin e lëndve narkotike, drogave sintetike, pastramin e parave, shfrytëzimi seksual i fëmijëve. Armëmbajtja pa leje është kthyer në problem, duhet më shumë prezencë e policsë për ta luftuar këtë fenomen, sepse është nga burimet kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale në vend dhe duke e luftuar këtë fenomen ke parandaluar shumë ngjarje të rënda kriminale”, tha ai.

Ora 12:11
Sot pritet të miratohet Kodi i Ri Zgjedhor, protestë para Kuvendit

Sot pritet që të miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin e Ri Zgjedhor. Para seancës disa qytetarë përfshi edhe përfaqësues të Nismës Thurje.

Me pankarta në duar ata kundërshtojnë ndryshimet në Kodin e Ri Zgjedhor.

Ora 11:56
FOTO/ Nga ministrat, te deputetët, ‘parada’ në Kuvend! Ja kush guxoi me ngjyrat

Po zhvillohet sot seanca e fundit plenare për këtë sesion.

Siç shihet nga disa foto të publikuara nga LSA, ligjvënësit kanë zgjedhur kryesisht të veshin veshje të errëta, por ka pasur dhe nga ata që kanë guxuar me ngjyrat, Etilda Gjonaj, Flutura Açka dhe Emilia Koliqi.

Për më tepër shihni fotot.

Ora 11:15
'Rama duhet të ishte prezent në Kuvend', Spaho: Të kujdeset për refugjatët e Shqipërisë, jo të zgjidhë hallet e botës

Deputeti i opozitës Edmond Sapho mori fjalën i pari në nisje të seancës së fundit plenare në Kuvend, duke vënë në dukje faktin që kryeministri Edi Rama ka munguar në seancat e fundit, ashtu si edhe ditën e sotme.

Sipas tij, kryeministri duhet të zgjidhë çështjet aktuale në Shqipëri, që prekin shqiptarët dhe jo të zgjidhë hallet e botës, shprehet deputeti.

‘Nuk mbaj mend ta kemi pasur kryeministrin prezent në Kuvend. Është më i shqetësuar për udhëheqjen globale, për hallet e botës. Pasi mbaroi për hallet e refugjatëve të Melonit, u hodh të zgjidhet problemet e regugjatëve të Anglisë. Të kujdeset pak për refugjatët e Shqipërisë dhe t’i kërkoni të vijë së paku ditën e fundit në Kuvend. Edhe kur vjen në Shqipëri ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë që ‘kur leh qen dhe ku del tym e ku bën daullja bym’, aty është Edi Rama.’- tha Spaho.

Ora 11:11
Mediu kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Po bëhet për pazare okulte! Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Të bëhet me votim të fshehtë

Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Sipas Mediut po bëhet për pazare okulte.

‘Për pazare okulte të kalojnë ndryshme të Kodit Zgjedhor ku shqiptarët kanë pritur më ndryshe. Do të ishte absurde që ne të ndryshojmë për gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e votës. Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jo funksional, dh epa transparencë është në nevojë të çdo qytetari shqiptar që të di se çfarë po bëhet. Të shtyhet diskutimi për kodin Zgjedhor, se është i padrejtë.’ Tha Mediu.

Por përgjigjen e mori nga nënkryetarja Ermonela Felaj.

‘Janë trajtuar me korrektësi të plotë. Sot janë regjistruar disa kolegë deputetë për të diksutuar mbi këtë pikë të rendit të ditës.’- tha Felaj.

Ndërsa deputeti Asllan Dogjani kërkoi që votimi të behet i fshehtë.

‘Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen me votim të fshehtë. Rama do të marrë peng jo vetëm deputetët por gjithë Shqipërinë.’- tha Dogjani.

Felaj: Kjo kërkesë do të ngrihet kur te fillojmë të votojmë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/07/2024 00:44

    Spring time for Rama and Berisha!

    Përgjigju
  • Real: 27/07/2024 00:37

    Nuk guxojne Bardhet, Gjiknuret, Spahot, Nokrat etj te dalin ne mszhoritar se nuk marrin asnje vote. Me kete kod zgjedhor vuloset dy partitizmi me lista ushtaresh te peshtire pa moral dhe idenditet. TURP DHE KRIM ne kurriz te shqiptareve qe e kane jetik rotacionin.

    Përgjigju
  • Enver Papa: 27/07/2024 00:32

    PS+PD+LSI=PPSH kundra demokracis në vallen e fundit…

    Përgjigju
  • FERIDON: 26/07/2024 17:28

    Do ishte shume DEMOKRATIKE nese ne listat do te ishin 1/3 e kandidateve fitues ne zgjedhjet paraardhese ne cdo zone elektorale te ISHIN ME LISTA TE MBYLLURA dhe pjesa tjeter me lista te hapura .demokracia funksionon me zgjedje jo me imponim,

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/07/2024 16:58

    "E kuptoj" Lulzim Bashèn kur flet pèr listat e kamikazève tè kryetarève. Ai po ashtu, èshtè produkt i tè njèjtès listè kamikazèsh hajdutè. Apo e ka fituar ndonjèherè, mandatin e tij si deputet, me votim tè lirè tè shqiptarève? Meqè tani na qènkèsh "ndriçuar" dhe bèrè dashnor i vlerave morale dhe paska vrarje ndèrgjegjeje nga njè pakt i tillè matrapazèsh kleptomanè,,,,do doja ti bèj thirrje,,,,,,z.Basha,,,,tani kini mundèsinè e artè ti bèni njè shèrbim tè artè kètij vèndi, qè deri mè sot, e kini menderosur dhe katranosur ,,,,çojeni nè gjykatè kushtetuese paktin HAJDUT-HAJDUT,,,dhe do shihni se ai mali qè u bars sot,,,èshtè vetèm njè mi.!!!

    Përgjigju
  • Jari N: 26/07/2024 13:40

    Po ky F Mediu ça kërkon lista të hapura, kur të bëhen zgjedhjet në 2025 ky do jetë në Koplik për Gërdeci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim