Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë prindër të një vajze vetëm katër ditë më parë. Çifti e quajti të porsalindurën Ajka, një emër tipik shqiptar. Ndërkohë që si Besi ashtu edhe Xhensila në dy dedikimet që i bënë vogëlushes për t’i uruar mirëseardhjen në jetë, kërkuan edhe që mediat të repsektojnë privatësinë e tyre duke mos publikuar asnjë foto të Ajkës pa lejen e tyre.
Por nuk ka zgjatur shumë dhe një faqe me emrin Ajka Kallaku u kërkon nder fansave që ta shpërndajnë pasi dëshiron t’i bëjë një surprizë Besit. Aktori nuk ka duruar dhe u ka kërkuar të gjithëve që t’i bëjnë ‘block’ faqes. "Ju lutem bëjini report kësaj faqeje, nuk ka dhe as nuk do të ktë faqe të vajzës nga ana jonë. Njerëz të sëmurë."- shkruan Besi i revoltuar.
(Foto e publikuar nga Bes Kallaku)
Ky fshatari kallak as Shqip sdi te shkruaj.
Përgjigju