Fansat shqiptarë kërkojnë
Celentanon në Tiranë

Fansat shqiptarë kërkojnë<br />Celentanon në Tiranë
Pas viteve pritje dhe lutje të pashpresa, shoqëria shqiptare “Miqtë e Celentanos” ka nisur mbledhjen e firmave online për të bindur Celentanon që për herë të parë të vijë të këndojë në Tiranë. Qëllimi është të mblidhen 100 mijë firma, në mënyrë që Celentano të bindet dhe të caktojë një datë për koncertin në Shqipëri, në turin e tij të ardhshëm që fillon në datat 7 dhe 8 tetor në Verona.

Fansat shqiptarë kanë që nga viti 1990, vit kur është rrëzuar dhe regjimi komunist në Shqipëri, që kërkojnë dhe ëndërrojnë që të shikojnë të performojë live këngëtari dhe showmani italian Adriano Celentano.

Për shumë shqiptarë Celentano nuk ka qenë vetëm një këngëtar por është shndërruar në simbol të lirisë, pasi regjimi komunist i Enver Hoxhës e censuroi këngën e tij “Chi non lavora non fa l'amore”, e cila ishte e para në klasifikimin e Sanremos në vitin 1970.

Tani që Celentano është rreth 75 vjeç dhe po nis turin e tij që mund të jetë edhe i fundit, do ta gjejë ai kohën që t’i bëjë të lumtur fansat shqiptarë?
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…