Fantazia kap kulmin: McGonigal ka bërë reformën në drejtësi, se i ka çuar Fatmir Xhafajt një email ku e uron për festat e fundvitit

Fantazia kap kulmin: McGonigal ka bërë reformën në drejtësi, se i ka çuar Fatmir Xhafajt një email ku e uron për festat e fundvitit

Charles McGonigal

Charles McGonigal është kthyer në një “varkë shpëtimi” për Sali Berishën këto javë. Tashmë çdo gjë të keqe që i ka ndodhur atij dhe familjes së vet, Berisha ia vesh ish-zyrtarit të FBI. Por fantazia ka kapur kulmin këtë të martë. Portali i familjes Berisha, thotë se ai ka bërë dhe reformën në drejtësi. Prova? Fatmir Xhafaj, sipas tyre, i ka dërguar një email atij ku e uron për festat e fundvitit, dhe kjo tregon se ai ka kapur edhe reformën në drejtësi.

“Edhe njeriu i reformës në drejtësi, siç e cilësonte Edi Rama, Fatmir Xhafajn, është i përfshirë në çështjen e Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së i arrestuar tashmë nga drejtësia amerikane, dhe i hetuar për korrupsion dhe financime ruse.

Kjo është zbuluar nga një email që është publikuar mbrëmjen e së hënës nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”.  

Në bllokun e emaileve të parlamentit është hakeruar edhe ai i Fatmir Xhafajt. Mes emaileve të dërguara nga Xhafaj është edhe një që i drejtohet Charles McGonigal, në adresën private të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, ku me fjalë të ngrohtë ish-kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi i uron atij festa të bukura të fundvitit.

Sigurisht që emaili nuk ka ndonjë gjë të veçantë aty, por fakti që Fatmir Xhafaj i ka dërguar McGonigalit një email urimi, tregon se ai ka pasur njohje të thella me ish-zyrtarin e FBI-së. Dalja e emrit të Xhafajt, fakti se ai ka drejtuar reformën në drejtësi të Edi Ramës, ngre dyshime për përfshirjen e Charles McGonigal në këtë zhvillim”, shkruan portali i familjes Berisha.

Janë për të qeshur në fakt, se krijojnë një histori të tërë, duke u nisur thjesht nga një email urimi.

Por më qesharakë janë kur thonë se Mcgonigal ka bërë reformën në drejtësi, kur dihet publikisht që reforma në drejtësi është bërë pikërisht nga SHBA dhe Bashkimi Europian./Gazeta Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/03/2023 03:14

    Pse, vetem reformen ne drejtesi paska bere,une kujtova se ky ishte ai qe kthehu ujin ne vere??!!

    Përgjigju
  • Linda: 28/02/2023 17:01

    Po seshte cudifare se Saliu dhe zonjen Yuri Kim e ndjek ne media se kujr i ben like dhe pastaj del dhe e shan nga mengjesi ne dark neper kanale.Nuk eshte 80 vjec por adoleshent 15 vjec i ka rreshkitur truri fare .

    Përgjigju
  • Termeti: 28/02/2023 15:49

    Më duket se Edi Rama ka gisht ne përplasjen e meteorit me anijen kozmike amerikane. Po e bëni Edin UFO. S’po i pushon lemza të shkretit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!