Faqja e dy studentëve gjermanë
oferta online pune për emigrantët

Faqja e dy studentëve gjermanë<br />oferta online pune për emigrantët
Një faqe web-i, dedikuar punësimit,  e krijuar nga dy studentë nga Berlini, prej mëse një viti u vjen në ndihmë emigrantëve për të gjetur mundësi punësimi në Gjermani.
Kësisoj Philipp Kühn dhe David Jacob, siç njofton DW,  ndihmojnë emigrantët për të gjetur oferta punësimi dhe për tu lidhur direkt me punëmarrës.

Por përpara se të nënshkruhet kontrata, duhet të kapërcehen një sërë hapash burokratikë në Zyrën e të Huajve.
Adresa e faqes së tyre ëhstë kjo: https://workeer.de/

Punët që ofrohen janë nga më të ndryshmet, kujdestar për pleq, ndihmëskuzhinier, zhvillues për softëare, kujdestare për fëmijë e kështu me radhë. Përveç ofertave faqja përmban edhe një listë me emra sipërmarrjesh të interesuara për të punësuar refugjatë.

Nga ana tjetër në këtë faqe mund të prezantojnë veten edhe të interesuarit për punë. Shumica e tyre janë refugjatë nga disa vende arabe, apo nga Afrika. Disa kërkojnë punë në profesionin e tyre, të tjerë janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj pune.

Nga koha që është hapur, sillimisht si nëj project pilot e deri ëm tani, faqja e tyre ka ardhur duke u përmirësuar dhe duke i shtuar shërbimet.
Për njohësit e mirë të gjuhës gjermane  kjo faqe ofron shumë mundësi për disa profesione, si kujdestarë për të moshuarit, mësues të gjuhës angleze, mjekë, mekanikë të ndryshëm, ndihmëskuzhinierë, etj…   

Përveç ofertave për vende pune dy studentët belinezë thonë se së shejti do të ofrojnë në faqe edhe udhëzime për t'ju ardhur në ndihmë azilkërkuesve që kërkojnë punë dhe punëdhënësve që duan t'i punësojnë se si të kapërcejnë pengesat burokratike në Gjermani.

Philipp Kühn dhe David Jacob, që studjojnë në Shkollën e Lartë për Teknikë dhe Ekonomi në Berlin (HTË) kanë bërë reklamë për projektin e tyre në strehimoret për azilkërkuesit në Berlin dhe shpresojnë që projekti i tyre të bëhet edhe më i njohur.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja