Faqja me rreth 25 mln ndjekës i bën reklamë Shqipërisë! Publikon videon mahnitëse me kuajt që vrapojnë në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Faqja me rreth 25 mln ndjekës i bën reklamë Shqipërisë! Publikon videon mahnitëse me kuajt që vrapojnë në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Kuajt në Shtegun e Ngjyrave

Një faqen me rreth 25 milionë ndjekës në Instagram ka publikuar një video mahnitëse të kuajve gjysmë të egër të cilët vraponin në Shtegun e Ngjyrave në Kukës.

Faqja ‘Beautifuldestinacions’ e cila ka publikuar videon, fton ndjekësit e saj që të bëjnë një udhëtim fantastik në veriun e Shqipërisë.

‘Ky peizazh befasues tregon bukurinë natyrore dhe qetësinë që ofron Shqipëria. Nga kodrat e gjelbëruara te kuajt madhështor, është ikja perfekte nga ngutja dhe nxitimi i jetës së përditshme.’- shkruan faqja e njohur në Instagram.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik