TIRANE - Që prej 24 Korrikut, kur në krye të postit të Presidentit të vendit u vu Bujar Nishani, faqja online e këtij institucioni është tërësisht jashtë funksionit.
Presidenti i ri siç duket nuk do ti bëjë rrokadë vetëm stafit që i la trashëgim paraardhësi i tij Bamir Topi, por dhe faqes zyrtare online të përdorur nga ai 5 vite rradhazi.
Jo vetëm mediat, por dhe qytetarët që klikojnë në adresën www.president.al e kanë të pamundur ta hapin faqen, e cila të vetmin informacion që ofron është “Under Construction" (Në ndërtim).
Për rrjedhojë, i pamundur është dhe informimi për aktivitetetet e Presidentit të ri dhe stafit të ri presidencial. Kështu, prej gati një javë Shqipëria është pa president në ambientet dixhitale, ku me sa duket ka munguar një kalim stafete siç ndodhi në jetën offline.
(ns/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

prej një jave pa president online">