Ka qënë Albi Limaj i cili ka dalë i pari nga mjetet dhe ka hyrë në lokal për të biseduar me dy personat që ndodheshin brenda me të cilët kishte njohje. Biseda ka degjeneruar në fyerje dhe më pas, Albi Limaj, ka dalë nga lokali dhe ka qëlluar më armë në drejtim të Rakipit dhe Velajt, ndërsa ndaj këtyre të fundit kanë qëlluar edhe shokët e Albi Limaj.
Por dy të rinjtë janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletë kundrejt autorëve, e për pasojë humbën jetën Albi Limaj dhe u plagos Aleksandër Llanaj. Megjithatë Velaj dhe Rakipaj nuk mundën t’i rezistonin plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Pas përplasjes me armë, i plagosur Aleksandër Llanaj është dërguar nga bashkëpunëtorët në krim në spitalin e Vlorës, aty ku policia gjeti dhe dy automjetet e përfshira në vrasjen e trefishtë.
Ora 23:20 Policia ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të vrasjes së shumëfishtë të ndodhur në lagjen "24 Maji".
Personat e arrestuar janë të gjithë banues në qytetin e Vlorës. Të arrestuar janë: Ani Begaj 36-vjeç, Bertil Alliaj 23-vjeç, Xhuliano Lutaj 20-vjeç dhe Aleksander Llanaj 23-vjeç, i cili ndodhet i plagosur në Spital. Për të katër personat, grupi hetimor ka grumbulluar prova që i për fshin si autorë dhe bashkëpunëtorë të ngjarjes. Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plote të provave të fajësisë kundrejt autorëve.
(Një prej viktimave në lokalin në Vlorë)
Viktimat në lokal
Haki Rakipaj
Alfred Velaj
(Viktima Alfred Velaj)
(Viktima Haki Rakipaj)
Atentatorët në makinë
Albi Limaj (humbi jetën nga përplasja e armatosur)
Aleksandër Llanaj (mbeti i plagosur)
Ervis Mehmeti (I arrestuar nga policia)
Ani Telaj (I arrestuar nga policia)
Një person i pestë ende i paidentifikuar
Burime pranë policisë së Vlorës bëjnë me dije se viktimat ishin persona të përfshirë në rrjetin e prostitucionit në Shqipëri dhe Spanjë. Kjo është pista kryesore ku është përqëndruar puna e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një hasmërie të vjetër mes palëve.
Konflikti
Rreth gjashtë muaj më parë, këta persona kanë pasur edhe një përplasje tjetër mes tyre. Sipas burimeve, mendohej se kjo ngjarje kishte mundur të mbyllej kohë më parë, por pasditja e së martës tregon krejt të kundërtën. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, mendohet se ngjarja e rëndë ka filluar si pasojë e një konflikti që këta persona kanë pasur disa vite më parë në Spanjë. Po sipas të njëjtave burime, dyshohet se përplasja mes tyre ka filluar për territore pune, ku këta shtetas mendohet se kryenin punët e tyre, atë të prostitucionit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
Ora 17:10 Llanaj ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
I plagosuri Aleksandër Lllanaj mësohet se ka marrë vetëm një plumb në shpatull dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.
Ora 16:35 Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë
Sakaq janë sekuestruar edhe pamjet filmike te binseseve përrreth për të hedhur drite më shumë rrethe dinamikës ngjarjes dhe autorëve.
Në pyetje po merren edhe punonjësit e lokalit dhe njerëz që ishin aty pranë në momentine ngjarjes.
Ore 15: 50: Policia identifikon autoret
Autoret e dyshuar te ngjarjes te kapur nga policia jane shtetasit Aleksander Llanaj, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti. Policia sekuestron edhe 2 automjetet, 2 BMW X5 qe dyshohet se jane perdorur ne vendngjarje si dhe 2 arme zjarri pistolete. Po punohet intensivisht per kapjen e nje personi te 4 i dyshuar si i perfshire ne ngjarje si dhe per zbardhjen e motiveve te ngjarjes.
Ora 15:43 Viktimat të tre me precedentë penale, në Shqipëri dhe në Spanjë për prostitucion
Burime nga Policia e Vlorës thanë për A1 Report se tre personat që humbën jetën sot në Vlorë janë me precedentë penale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Spanjë ku mësohet se janë përfshirë në rrjete prostitucioni.
Ora 15:40 Dy të rinjtë u vranë në lokal, nga kundërpërgjigja me armë u vra dhe një nga autorët
Dy të rinjtë Alfred Velaj 27 vjeç dhe Haki Rakipaj 29, mësohet se kanë qenë në lokalin “Adore” në lagjen Cole në Vlorë, ndërsa nga makina kanq qëlluar fillimisht Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj.
Ora 15:32 Në kërkim një person
Një person i tretë dyshohet se është përfshirë në vrasje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye policia ka ngritur postblloqe në Vlorë, Fier e Gjirokastër. Ky person dyshohet se ka qenë me autorët që kanë qëlluar nga makina.
Ora 15:28 Sekuestrohen dy armë
Policia e Vlorës ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dy armë me të cilat kanë qëlluar dy grupet.
Ora 15:15 A1 Report meson identitetin e viktimave dhe te plagosurit
Albi Limaj, Alfred Velaj 27 vjeç dhe Haki Rakipaj 29 vjeç janë personat që mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë. Ndërkohë A1 Report mëson se i plagosur mbeti Aleksandër Llanaj. Velaj dhe Rakipi ishin në lokal, Limaj dhe Llanaj qëlluan.
Ora 14:57 Kalimtaret: Degjuam 10 te shtena me arme
Ora 14:55 Vrasja për hasmëri
Burime nga policia e Vlorës thanë për A1 Report se shkak për vrasjen e ndodhur në lagjen Cole të Vlorës është hasmëria e vjetër ndërmjet dy familjeve.
Ora 14:40 Dy persona me makinë qëlluan në drejtim të lokalit, kundërpërgjigje me armë
Burime nga Policia e Vlorës thanë për A1 Report se gjithçka ka ndodhur gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve. Mësohet se dy persona kanë qëlluar nga një makinë në drejtim të lokalit. Një person ka drejtuar makinën me targa AA 323 AA, ndërsa pasagjeri ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit. Por ka pasur kundërpërgjigje edhe nga personat që ndodheshin në lokal. Per pasoje kane mbetur te vrare dy personat ne lokal, e po ashtu nga kunderpergjigja me arme ka mbetur i vrare edhe nje nga personat ne makine, ndersa autori i dyte eshte plagosur.
Ora 14:30 Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal
Korrespondenti i televizionit A1 Report ne qytetin e Vlores, Armand Xhelili thote se te shtenat kane ndodhur ne nje lokal ne lagjen Cole.
Foto të tjera
*Lajmi ne perditesim
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)