Farat e susamit, mrekullia e shëndetit

Farat e susamit, mrekullia e shëndetit
Farat e susamit luftojnë çrregullimet e lukthit dhe të zorrëve si dhe shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual, etj.

Ato kanë vlera ushqyese pasi janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.

Susami, gjithsesi, e meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin dhe ushqimet e tjera shëruese. Gjendet lehtë, prandaj nuk ka arsye për të mos e përfshirë në ushqimin e përditshëm, sepse mund të parandalojë sëmundje të ndryshme, madje edhe të shpëtojë jetë.

susami

Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2.

Acidi oleinik që gjendet tek farat e susamit ndihmojnë që të ulet kolesteroli i keq dhe të ritet kolesteroli i mirë në gjak, ndihmon që të parandalohet sëmundja e arterieve koronare dhe sulmi në zemër.

susami

Hulumtimet klinike vërtetojnë që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gurëve të dhëmbëve.

Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit.

Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri