Farkë, mësueset dhe nënat
sensibilizohen për kancerin e gjirit

Farkë, mësueset dhe nënat<br />sensibilizohen për kancerin e gjirit
TIRANE- Për të marrë në dorë shëndetin çdo gruaje i mjafton vetëm një vetëkontroll i gjirit njëherë në muaj. Fushata sensibilizuese për zbulimin në kohë dhe parandalimin e kancerit të gjirit është shtrirë këtë të mërkurë edhe në periferi të Tiranës, në komunën Farkë. Mjeke dhe specialiste të Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës informuan për kancerin e gjirit mësueset, nënat dhe vajzat e kësaj komune.
 
Mësueset e shkollës së mesme “Farkë e Madhe” treguan interes për të kryer mamografi.
 
Ndërkohë që kryeinfermierja e qendrës shëndetësore thotë se gratë në Farkë kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe t’i kushtojnë rëndësi ekzaminimeve për kancerin e gjirit.
 
Gjatë të gjithë muajit tetor në të gjitha qendrat shëndetësore ofrohen mamografi falas për të gjithë gratë dhe nënat, ku prioritet këtë vit kanë gratë mësuese mbi 50 vjeç.
 
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo vit në Evropë preken nga kanceri i gjirit 185 000 gra, prej të cilave rreth 44 000 humbasin jetën nga kjo sëmundje.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024