Farmaci çdo 200 m, drafti
në zyrën e Ramës për kriteret

Farmaci çdo 200 m, drafti<br />në zyrën e Ramës për kriteret
TIRANE- Farmacistët i kanë dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë të ndërhyjë për të zgjidhur situatën në tregun e barnave. Farmacistët kanë zgjedhur një peticion online për t’ju drejtuar kreut të ekzekutivit. Ata kërkojnë që farmacistë të hapen çdo 200 metër si dhe të ketë një për çdo 4-5 mijë banorë “Kërkojmë pezullimin e hapjes së farmacive të reja deri në rivendosjen me ligj të kriterit të distancës mes farmacive të paktën 200 m dhe kriterit të hapjes së farmacisë mbi bazën e dendësisë së popullsisë mesatarisht një farmaci për 4-5 mijë banore”, - është një nga kërkesat e tyre.

Në letër ata i parashtrojnë shtatë kërkesa në total, duke filluar nga ndalimi i futjes së ilaçeve me më pak se 24 muaj afat përdorimi nga data e prodhimit. “Kërkojmë të sanksionohet në ligj ndalimi i futjes në Shqipëri i barnave me më pak se 24 muaj afat përdorimi nga data e prodhimit. Kjo do të bëjë që në vendin tonë të futen barna më të sigurta dhe më me cilësi e do t’i presë rrugën futjes në Shqipëri të barnave afër skadencës, do ulë deri në zhdukje stokun e barnave në farmaci dhe do ndikojë në ruajtjen pastër të ambientit ku jetojmë”, - thuhet në letër.

Gjithashtu ata kanë kërkuar që pronari i farmacisë të jetë drejtuesi teknik, dhënien e mundësisë për të punuar atyre që kanë dalë në pension, si dhe të bëhen verifikimet e diplomave që janë marrë në universitetet private.  “Kërkojmë që pronari i farmacisë të jetë farmacisti drejtues teknik i saj, punonjës me kohë të plotë në farmacine tek e cila është i liçencuar. Kërkojmë të shikohet mundësia e rikthimit të të drejtës së ushtrimit të profesionit të gjithë kolëgeve tanë në pension apo prag pensioni.

Kërkojmë nga ju që organet shtetërore përkatese të bëjnë verifikimin e të gjitha diplomave të dala me shumicë nga universitetet private tashmë të mbyllura. Përflitet se numri i tyre arrin në mbi 600 diploma”, - është kërkesa e katër e farmacistëve”, - shkruhet në letrën drejtuar Kryeministrit Edi Rama. Farmacistët kërkojnë edhe rritjen e marzhit të tregtimit të barit në 30% propozohet rishikimi i stafi akademik në Universitete, sidomos në ato private.
 
Përplasja
Por në letrën drejtuar kreut të qeverisë, farmacistët akzuojnë drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve se po marrin qinda milionë lekë dhe nuk u interesohen promblemetika e ngritur. “Zoti Kryeministër! Vërejmë me dhimbje se përfaqësohemi nga individë që u intereson vetëm shuma disaqindra milionëshe e mbledhur nga komuniteti ynë e jo problematika e ngritur edhe në këtë letër pranë jush.

Ne kërkojmë auditimin financiar të Urdhrit pasi gjykojmë se detyrimet tona karshi Urdhrit janë të larta për të mos thënë jo korrekte. Me të drejtë kërkojmë të dimë si menaxhohet dhe ku përfundon fondi i mbledhur kohë pas kohe dhe në vazhdimesi. Për këto çeshtje që ne ju kemi parashtruar, si grup i madh interesi kemi bindjen e plotë tek ju z.Kryeministër, tek kabineti juaj, dhe tek qeveria juaj që ne kontribuam të dëgjohet zëri ynë, zëri i një profesioni me vlerë. Zëri i shëndetësisë. Në përfundim ju shprehim konsideratat më të larta për ju dhe qeverinë tuaj”, - përfundon letra e farmacistëve drejtuar Kryeministrit Edi Rama.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane