Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, farmacistja tregon për Report Tv momentet e fundit të Martinit: Kërkoi nënën! Të atit s'munda t'i thoja se i biri ishte goditur në zemër

TIRANË - Në një intervistë për Report Tv farmacistja Kristina Mici tregon momentet e fundit të jetës së Martinit. 14 vjeçari, nxënësi i 'Fan Nolit' u godit me thikë mesditën e 18 nëntorit, nga një bashkëmoshatar i tij pak metra larg shkollës ku mësonte edhe autori.

Ajo tregon si e gjithë skena ndodhi brenda 4 minutave, më pas pa Martinin në tokë i gjakosur. Tregon përpjekjet për ta mbajtur në jetë ndërsa pritej të vinte ndihma e shpejtë.  Farmacistja e mori në makinë Martinin për të mos vonuar dhe do e çonte në spital, rrugës gjetën ambulancën e cila e ka transportuar tek Trauma.

Ndërkohë ambulanca që kishte ardhur nga QSUT për të shpëtuar Martinin mori shokun e këtij të fundit i cili kishte 3 - 4 goditje dhe ishte shtruar tek qendra shëndetësore. 

 Unë kam ndjek ambulancën kam shkuar tek Trauma kam pyetur aty si është djali dhe më kanë thënë që u fut në operacion. Kontaktova me të atin, më pyeti se ku është vrarë djali i thashë në shpatull se nuk mund t’i thoja në zemër, po nuk e di i thashë nëse ka depërtuar thika deri në zemër" tregon ajo.

Ajo thotë se bashkë me një zonjë tjetër dhe një zotëri bëni gjithçka si qytetarë për të çuar drejt ambulancës 14 vjeçarin pasi kishte shumë trafik.

Vrasja fatale ndodhi në mesditën e 18 nëntorit pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë pas një sherri mes bashkëmoshatarave. Martin Cani u godit me thikë në zemër, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe shoku i tij i cili ndodhet në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi sot autorin, edhe ai 14 vjeç i cili ka publikuar në rrjete sociale pamjet e tij pas ngjarjes. 

'Ka qenë një ngjarje horror do them me pak fjalë, ishte një ngjarje  në katër minuta që është zhvilluar gjithçka. Unë kam qenë në makinë e parkuar dhe shikoj një tufë më nxënës  që po dilnin dhe mendova në fillim që mbaruan orën e mësimit,  ditën e mësimit, në fakt sepse ishte ora 13:00 e drekës dhe vetëm kur shikoj që po dilnin qytetarët  nga bizneset aty afër e kuptova që diçka kishte ndodhur. Kam dalë nga makina as për 30 sekonda dhe eci dhe 10 metra më poshtë shikoj një person i cili ishte për tokë i gjakosur.

Një djalë u afrua mori një bluzë ose diçka një rrobë dhe ja ka vendos në kraharor direkt në gjoks dhe kam kontaktuar ambulancën, ambulance u përgjigj në sekonde më ka thënë zonjë na thuaj vendngjarjen i thashë një fëmijë ashtë aksidentuar, sepse për momentin nuk dija çfarë ndodhi. Thashë një motor ose një makinë  thjesht e ka përplasur. Afrohet një djalë dhe më thotë që është i therur me thikë. Marr policinë sepse ishte tragjike.

Djali ishte me shenja jete. Unë mbasi mbarova telefonatën me policinë jam ulur tek djali e kam prekur, sytë e tij herë përqendroheshin tek neve që ishim mbi kokën e tij dhe herë nuk dukeshin më, u bë blu e kuptova që diçka nuk po shkonte kishte marrë plagë shumë të thellë dhe i mata pulsin, pulsi i rrihte, po jo e një zemre normale kuptohej që diçka nuk po shkonte. Ishte i ngrohtë akoma dhe lëvizte kokën  po nuk fliste nuk reagonte nuk rënkonte asnjë lloj gjëje.

Ka ardhur zonja e kemi marrë në makinë, nuk prisnim dot më për ambulancën edhe pse ishin vetëm katër minuta që nga ngjarja dhe e kemi vendosur në pjesën e pasme të makinës së zonjës dhe unë kam ecur para me makinën.

Një djalë vetëm na ka ndihmuar  që ka hip me djalin me viktimën nga pas dhe i ka mbajt plagën dhe unë që hapja rrugën gjithë kohës. Një efektiv me ka ndihmuar në kryqëzim tek 'Oslo' pasi më hapi rrugën  për tu drejtuar në QSUT.

Dhe përveç ambulancës që është nisur nga trauma është nisur dhe një nga QSUT dhe ajo ka dalë para nesh, kam bllokuar rrugën me makinë  që mos të vinte asnjë makinë nga QSUT-ja dhe e kemi transportuar djalin nga makina e zonjës dhe e kemi futur në ambulancë. Ishte i gjallë kërkoi nënën e vet ne ato momenti, foli: Nënë! Nënë! Rënkonte pak, për pjesën e plagës dhe e kemi hip më barelë  në ambulancë.

Unë kam ndjek ambulancën kam shkuar tek Trauma kam pyetur aty si është djali dhe më kanë thënë që u fut në operacion. Kontaktova me të atin, më pyeti se ku është vrarë djali i thashë në shpatull se nuk mund t’i thoja në zemër, po nuk e di i thashë nëse ka depërtuar thika deri në zemër. Ai ka marrë vetëm një cigare në dorë dhe nuk pata më kontakt me askënd tjetër, pas 10  minutash që unë jam larguar sepse tashmë unë djalit nuk kisha çfarë ti bëja më, e bëra maksimumin tim, jam larguar nga spitali më kanë kontaktuar që djali nuk jeton më.

Kam parë vetëm Martinin e shtrirë. Djali tjetër mesa pashë është ndihmuar dhe futur tek poliklinika qendrore  dhe ambulanca që ishte nis për Martinin nga Trauma ka marrë djalin e plagosur, ai kishte marrë diku tek 3- 4 goditje ndërsa Martini ishte djali që ne bëmë maksimumin si qytetare për ta drejtuar drejt ambulancës sepse kishte shumë trafik dhe nuk mund të vinte dot më shpejt. Martini kishte nja goditje në kraharor kishte vetëm gjak në kraharor, gjak pak te dora pasi unë i kam prek pulsin dhe u gjakosa pak  nuk kishte gjak tjetër përveçse në pjesën e krahërorit dhe në tokë. Një plagë mori po kjo ishte fatale', shprehet farmacistja Martina Mici

Intervista u mor nga gazetarja Anxhela Gjiriti. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 19/11/2024 20:38

    Neser te gjithe i madh e i vogel duhet te dal ne protest,sme duhet nje cop leter deftes apo diplom por kokat ne ved .

    Përgjigju
  • Top: 19/11/2024 20:05

    Hajde te YourGym se ke bere mungesa o Kristina pjeshkeza :DD

    Përgjigju
  • Xnxnxn: 19/11/2024 18:14

    Ci keni keto intervista idiote more vemje klikimesh?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë