900 kandidatët e PD-së për deputetë do verifikohen bazuar në spiunime, komente dhe sondazhe

900 kandidatët e PD-së për deputetë do verifikohen bazuar në spiunime, komente dhe sondazhe

Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve në PD

TIRANË- Krahas përjashtimit të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike nga deklarimi i pasurisë dhe plotësimi në tërësi i formularit për figurën dhe integritetin, një pikëpyetje e madhe ngrihet edhe mbi procesin e verifikimit të kandidatëve të tjerë për deputetë të partisë kryesore në opozitë. Për të verifikuar vërtetësinë e përgjigjeve të 900 kandidatëve për deputetë, përfshirë pasuritë dhe raportet me krimin, Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve në PD pretendon se mund të mbledhë informacione pranë autoriteteve publike dhe private. Së pari, Komisioni është një mekanizëm partiak dhe nuk ka asnjë bazë mbi ligje e shtetit. Duke pasur një status të tillë, institucionet publike, por sidomos ato private, nuk kanë asnjë detyrim ligjor për t’i dhënë informacione Komisionit rreth kandidatëve.

Së dyti, edhe nëse Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve në PD e tejkalon këtë fazë, një pikëpyetje tjetër ngrihet sa i takon kapaciteteve të Komisionit dhe kohës në dispozicion për të verifikuar të dhënat e 900 kandidatëve. Për të verifikuar 200 gjyqtarë dhe prokurorë, Komisioni i Vetingut, një komision i specializuar dhe me një administratë të mjaftueshme, i janë dashur tre vite kohë. Ndërkaq, një komision me 5 anëtar i PD pretendon verifikimin e 900 kandidatëve brenda disa javëve, pasi Lulzim Basha pritet të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve brenda vjeshtës.

Farsa nuk mbaron këtu, pasi në udhëzimin e firmosur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi, është lënë edhe një mundësi tjerët për verifikimin e kandidatëve, konkretisht përmes sondazheve, vrojtimit të opinionit publik mbi kandidatin si dhe bazuar në informacione që mund të merren pranë degës së Partisë Demokratike. Vlerësimi i kandidatëve mbi sondazhe duket i pamundur në praktikë për shkak të kohës së kufizuar, kështu që Komisioni, për të vlerësuar përfundimisht kandidatë do t’u referohet komenteve në rrjete sociale dhe letrave sekrete të degëve të PD.

Udhëzimi i firmosur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi për metodologjinë e verifikimit të kandidatëve për deputetë të PD 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 08/09/2020 18:09

    Babai i kesaj Partie i di shume mire metodat Bolshevike

    Përgjigju
  • Me Me: 08/09/2020 17:36

    Edhe hajde jepi voten kesaj partie qe "perndjek" njerzit.. Jo ishte me kte, jo takoi kte, jo e pa me kte, jo ky eshte kshu se thot filani.. Pallavra.. E ka ne rrenje kte menyre e te berit politike. Shihen ne cdo dalje publike. Jo oligarku ktij jo I atij, jo ky miku ktij jo I atij, a thua se Rama benka namin ktu dhe Europa mbyllka syte se po I plas shume per Ramen.. Eshte nje menyre e gabuar e te berit politike kjo. Me kismet nga 2100 merni pushtetin.. Aman mos e hiqni nga lista Gjin Gjonin :Pp

    Përgjigju
  • O tej: 08/09/2020 17:25

    Parti Demokratike Parti SPIUNESH

    Përgjigju
  • Spiuni1: 08/09/2020 17:20

    Nul moka pijanec edhe pse alkol nuk fut ne shtepi se eshte musliman, shok dhe vella me kriminela, lehtesisht e verifikueshme pasi kur nuk merrte lek merrte ora te shtrejta dhe persorte gomeret e kuksit oficera policie per te bere pislliqe.

    Përgjigju
  • Hans: 08/09/2020 16:51

    Komision vari trapin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës