Farudin Arapi: Falimenti i
piramidave, antiligjo

Farudin Arapi: Falimenti i<br />piramidave, antiligjo
TIRANE - Sipas kryeadministratorit të mëparshëm të firmave piramidale, Farudin Arapi, kërkesa për faliment bie në kundërshtim me ligjin në fuqi, ndërkohë që tregon se nuk ka më shpresa për të kthyer para të tjera për ata që i humbën.

Zoti Arapi, si e konsideroni këtë kërkesë të administratorit Malaj për faliment të Sudes e firmave të tjera?
Është një akt absurd. Kjo, pasi edhe deri tani këto firma janë nën administrim nga shteti. Çfarë do të bëjë më tej Gjykata? Do të caktojë një administrator tjetër. Është thjesht një kalim përgjegjësish, nga qeveria tek Gjyqësori, që shpreh pamundësinë e Ekzekutivit, këto tetë vitet e fundit, që të zbulonte asete të fshehura të piramidave për të dëmshpërblyer shqiptarët.

Sipas jush, ka ende asete të fshehura?
Sa kam qenë unë në pozicionin e kreut të mbikëqyrësve, dokumente kishte plot dhe ishte çështje kohe që këto të mblidheshin, të shiteshin dhe paratë e fituara t’u ktheheshin investitorëve të mashtruar. Kjo bëhej me këste. Po kështu si po bëhet, çështja mbyllet përgjithmonë.

Si duhej të ishte proceduar?
Duhej të ishin transferuar detyrimet, psh tek trashëgimtarët, sipas Kodit Civil, etj. Me këtë që po bëhet, qeveria kërkon ta quajë problemin si një kapitull të mbyllur.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00