Me rastin e 55–vjetorit të botimit të librit të parë poetik “Sot”,  qershor 1969 - qershor 2014. Marrëdhëniet me poezinë dhe dhe liderët partiakë.

Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës e gjeti poetin Faslli Haliti, në moshën 54-vjeçare, kur, shumë syresh, e mbyllin karrierën. E jetoi epokën e komunizmit: dhe në patosin e ndërtimit, duke përveshur llërët, dhe në rrënimin fatal, duke e inkurajuar rënien: pa qenë asnjëherë i kuq, dhe për më keq, i bardhë. Shpesh më thoshte se në shtëpinë e tij strehoheshin edhe partizanët, edhe ballistët, duke ua shtruar sofrën njësoj, por, jo simpatinë, e cila anonte në njërin krah. Ndërsa, dikur, i mbytën zërin, tani duan t’i sfumojnë jehonën.