/ATSH/-Kandidati i PD-se për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova, vizitoi një rrobaqepsi ku premtoi lehtësi për biznesin për t'i dhënë mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës.
Kosova gjatë bashkëbisedimit me punonjësit, tha se "Bashkia e Tiranës nuk do të mjaftohet kurrë me atë që ka bërë deri tani për biznesin, megjithëse janë bërë shumë gjëra ku është lehtësuar biznesi. Bashkia e Tiranës në rolin e saj menaxherial në qytet ka një funksion shumë të rëndësishëm që të harmonizojë interesat e qytetarëve dhe të biznesit".
Ndërsa punonjësit kanë kërkuar që të mbahen premtimet, Kosova është shprehur se "Me bindje të plotë, me punë dhe dinjitet, do bëjmë më të mirën për gjithë banorët e Tiranës, të pasur e të varfër, hallexhinj, në fshat, në qytet, në komuna e kështu me rradhë".