Fasonët, Meta:Shtohen vende pune
Veliaj: Gati paketa e pensioneve
Kreu i Kuvendit dhe Ministri i Mirëqenieskanë inauguruar sot në Bilisht një biznes fason. Meta: Hapja e bizneseve në vend janë nisma që shtojnë vendet e punës. Veliaj: Qeveria, paketë për bizneset fason që do të mundësojë dhënien e grandeve për të paguar pensionet.
TIRANE - Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj kanë inauguruar sot në Bilisht një biznes fason. Duke folur në fjalën e tij kryeparlamentari Meta tha se hapja e bizneseve në vend janë nisma që shtojnë vendet e punës dhe që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
"Shpreh kënaqësimë time sepse vijmë në një biznes të konsoliduar. Në këtë biznes fason janë 540 gra të punësuara. Inkurajojmë këtë investim për të shtuar vendet e punës. Ky është nje kontribut i jashtëzakonshëm për komunitetin e Devollit. Kjo nismë ka ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social te vendit." u shpreh Meta.
VELIAJ: SKEMA E RE E PENSIONEVE, SHPËRBLEHEN ATA QË DEKLAROJNË PAGAT REALEMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vuri edhe njëherë në dukje rëndësinë që ka për reformën e pensioneve deklarimi i plotë i pagës nga bizneset dhe pagesa e kontributeve shoqërore. Pasi vizitoi ambientet e një kompanie fasoni të sapohapur në Bilisht të Korçës, Veliaj nënvizoi se skema e re e pensioneve që do të hyjë në fuqi në janar 2015, shpërblen vetëm ato kompani dhe individë që deklarojnë pagat reale.
“Është e rëndësishme që bizneset të deklarojnë pagën reale të punonjësve dhe individët të paguajnë të plota kontributet shoqërore sepse vetëm kështu mund të kemi një skemë të shëndoshë pensionesh. Skema e re do t’i gjejë më të përgatitura këto kompani sepse kjo reformë shpërblen kompanië dhe individët që deklarojnë pagat reale”, u shpreh Veliaj.
Nga ana tjetër, ai përmendi faktin se qeveria po përgatitet të kalojë shumë shpejt paketën fasone. “Kjo paketë nënkupton se tatimi i fitimit prej 3.5 milion dollarësh, që merret nga kompanitë fasone, do t’u rikthehet sërish atyre në formë grantesh, nëpërmjet fondit të punësimit, me të cilat mund të paguajë sigurimet shoqërore”, tha Veliaj.
Ai u bëri thirrje investitorëve që të vazhdojnë të përdorin zyrat e punës për të rekrutuar stafet e tyre. “Jemi duke siguruar paga më të larta, duke incentivuar biznesin, jemi duke shëndoshur sigurimet shoqërore dhe po përkrahim ata investitorë që janë larg vëmendjes së ekonomisë në zonën Tiranë-Durrës, të cilët krijojnë më shumë punësim. Kjo është mënyra e vetme se si të largojmë njerëzit nga ndihma ekonomike”, u shpreh Veliaj.
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20