Kreu i Dhomës së Prodhuesve me Fason, Gjergji Gjika, deklaron për "A1 Report" se, ata janë njohur nga mediat për objektet që do t'u vihen në dispozicion, por ende nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga shteti.
Gjika shton se, është e nevojshme që këto objekte të jenë pranë zonave të banuara dhe të pajisura me infrastrukturë.
Kreu i Dhomës së Fasonëve shpreh shqetësimin edhe për trembjen e investitorëve të huaj, që ngurojnë të investojnë për shkak të ndryshimit të shpeshtë të taksave.
Gjika më tej ka thënë se shpresa e fasonëve është tek zbatimi i paketës me kërkesa drejtuar qeverisë, për zgjidhjen e të cilës është duke lobuar edhe LSI-ja.
Industria me Fason në vend llogaritet si sektori që ka të punësuar numrin më të madh të individëve me mbi 100 mijë punonjës. Që prej fillimit të këtij viti, përfaqësuesit e këtij sektori kanë kërkuar nga shteti zbatimin e disa masave lehtësuese ndaj tyre.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)