Fasonistët e konsiderojnë një barrë tepër të rëndë rritjen me 5% menjëherë të kësaj page, me të cilën paguhet pjesa më e madhe e të punësuarve prej tyre, në një sektor, ku shpenzimet e pagave zënë 70% të kostove të prodhimit. “Me rritje çmimi, je automatikisht jashtë tregut”, tha Gjergj Leqejza, administrator i një prej kompanive më të mëdha të fasonit në vend, duke shtuar se rritja prej 5% e pagës minimale ka efekt të ndjeshëm, sepse shoqërohet me një rritje prej 5% të kontributit të sigurimeve që paguan biznesi.
“Në këto kushte, kur kostot rriten në mënyrë të vazhdueshme, qeveria rrezikon të nxisë ekonominë informale dhe të shtojë individët që punojnë në të zezë”, shtoi ai. Ndërkohë, pas pesë vjet protetash nga biznesi, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e tij të fundit që të heqë përdorimin e pagës referencë.
(gk/sg/shqiptarja.com)