Fastfudet pranë shkollave e
zyrave, nxisin shëndoshjen

Fastfudet pranë shkollave e<br />zyrave, nxisin shëndoshjen
SHBA- Kufizimi i numrit të Fastfood-ve rreth banesave, shkollave dhe zyrave është një masë që duhet të ndërmerret me qëllimin kufizimin e fenomenit të shtimit në peshë, kanë thënë disa studiues amerikanë.
 
Ekspozimi i tepërt ndaj ushqimeve të shpejta dhe të skuqura, si picat apo sanduiçet dhe produktet e ngjashme, pothuajse dyfishojnë shanset për shtimin në peshë, tregojnë hulumtimet.
 
Masat për të kufizuar fenomene të tilla si: duke mos hapur Fastfood-e pranë shkollave mund të ndihmojë që të kemi një numër më të vogël të njerëzve që shtojnë në peshë si pasojë e kequshqyerjes dhe të hanë ushqime të shëndetshme.
 
Të tjerë studiues tregojnë se politikbërësit duhet të përqendrohen në marrjen e masave sa më shpejtë për ushqyerjen e shëndetshme me perime dhe produkte jo të skuqura.
 
Rezultatet vijnë nga një studim ku kanë marrë pjesë 5 000 të rritur të lindur në Cambridgeshire mes viteve 1950 dhe 1975.
 
Epidemiologët në Universitetin e Kembrixhit kanë zbuluar se ushqimet e shpejta, si hamburgerë, picat, patatet e skuqura, janë kudo, afër shtëpive, zyrave dhe çka është më shqetësuese shumë pranë shkollave.
 
‘Aksesi’ shumë i lehtë në ushqime të tilla është i lidhur drejtpërsëdrejti me indeksin e shtimit në peshë dhe shanset më të larta që personat të përfshihen në atë që njihet tashmë si “fenomeni i shëndoshjes”.
 
Dr. Thomas Burgoine, i cili udhëhoqi studimin i ka thënë BBC se, "Ata që janë më të ekspozuar ndaj dyqaneve të Fastfood-eve janë pothuajse dy herë më të ekspozuar ndaj mundësisë së shtimit në peshë se ata që janë më larg këtyre.”
 
“Hulumtimet”, vijon ai “tregojnë se politikat kufizuese të këtyre dyqaneve në lagjet shton mundësitë që njerëzit të hanë ushqime të shëndetshme, një masë kjo që ka treguar se është e suksesshme”

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar

Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar