Fasulja e Maliqit stok, konkurron produkti i Kazakistanit! Fermerët: Tregtarët e marrin se ka çmim më të ulët! Shefi i 'Bujqësisë': Tregtarët e reklamojnë si vendi

Rreth 150 kuintal fasule e bardhë në zonën e Maliqit ka mbetur stok në magazina.

Kultura e “fasules krenare” nuk po shitet ndërsa në treg ka hyrë fasulja e importuar nga Kazakistani, e cila është e ngjashme me fasulen e vendit por nuk ka të njëjtat vlera ushqimore.  Për grumbulluesit dhe fermerët e zonës sivjet ka qenë një vit i vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe mungesës së tregut. Çmimi i fasules së Maliqit me shumicë është 250 lekë/ kg ndërsa fasulja e importit hyn në treg me 200 lekë/kg duke e konkurruar ndjeshëm produktin vendas.

“Ka hyrë një fasule jashtë nga Kazakistani dhe tregtarët marrin atë se ka çmim më të ulët, por për cilësi fasulja jonë nuk arrihet”, tha një grumbullues.

Ndërsa një grua që punon në pastrimin dhe magazinim e fasules tha se “mungesa e tregut dëmton dhe punëtorët pasi shkurtohen vendet e punës”.

Ndërsa një tjetër fermer tha se “këtë vit ka pasur rënie të kërkesës në treg për të gjitha produktet si mollë, fasule e grurë”.

Shefi i sektorit të bujqësisë në Bashkinë e Maliqit Arben Dulellari tha se problemi qëndron tek vetë grumbulluesit dhe fermerët të cilët e mbajtën produktin të bllokuar në vjeshtë me qëllim që ta shisnin më shtrenjtë në dimër.

“Ka qenë çmim i favorshëm për fermerët, por disa kanë preferuar ta mbajnë produktin në magazina për të fituar më shumë, por tregtarët e gjejnë më lehtë gjuhën e komunikimit dhe kanë djegur fermerët. Ata kanë futur në treg fasulen e importit dhe e reklamojnë si fasule vendi”, tha Arben Dulellari.

Zona e Maliqit është një nga kultivuesit më të mëdhenj në vend të kulturës së fasules. Vetëm në fshatin Pojan mbillen rreth 70 hektarë në vit me këtë kulturë bujqësore.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kristina: 16/03/2023 11:42

    Pse nuk e shesnin Ne Maliq kur ndalon fasulja ne rruge shitet 500lek kg. Tani qe ngeli stok u kujtuan ta bejne 250. Dhe sdo kishte ngel asgje pa shitur e mbajne sa te vij e Kazakistanit qe tu ngelet stok

    Përgjigju
  • mond: 08/03/2023 23:07

    Na u bë fasulja si mish, 700 lek pllaqia, mirë se çdo gjë eshte rritur dhe fermeri duhet të marrë diçka më shumë por jo dhe kaq, prandaj mendoj se fjalët e drejtorit qëndrojnë.

    Përgjigju
  • Lala: 08/03/2023 22:47

    Si thon?ska te njejtat vlera? Uleni cmimin se gjersa vje NGA kazakistani me lir se SA Juve QE e prodhoni ketu do me then QE doni me ja fut popullit akoma.fasulja Vetem uje do .apo harrova edht rrit nafta

    Përgjigju
  • jetnor: 08/03/2023 20:14

    Sigurisht qe po te shitet fasulja me 400 deri 500 lek kilogramin stok do te mbetet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion