Fatbardha Saraçi sjell një libër
për vuajtjen e grave në diktaturë

Fatbardha Saraçi sjell një libër<br />për vuajtjen e grave në diktaturë
TIRANE- Fatbardha Saraçi (Mulleti), është një nga mijëra gratë shqiptare që, gjatë viteve të komunizmit, u përballën me një persekutim të egër për shkak të prejardhjes familjare dhe të bindjeve politike.
 
Fatbardha sapo ka botuar librin e saj të tretë kushtuar vuajtjeve të grave shqiptare në burgjet dhe kampet e internimit duke sjellë dëshmi të  një periudhe që, siç thotë autorja, nuk duhet harruar.
 
Nw librin “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, autorja Fatbardha Saraçi (Mulleti), ka në vëmendje vetëm figurën e femrës. “Libri im është pjesë e imja dhe unë i përkas shtresës sime, që nga mosha 5 vjeç deri në rënien e diktaturës, dhe kam provuar luftën e klasës. Kam shkruar vetëm për figurën e femrës në këtë libër. Vjen figura e një nëne madhështore që ka provuar shumë dhimbje, i ka takuar të rrisë dhe të edukojë fëmijët vetë, dhe të mbijetojë, është një nënë me shpirt të madh”, pohon autorja.
 
Gjithashtu “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit” shkruar nga Fatbardha Saraçi (Mulleti) sjell edhe fakte rrëqethëse. “Kamionët në kohën e diktaturës mbusheshin me këto familje dhe i çonin në internim në kampin e Tepelenës, ku në këtë kamp ishte familja e xhaxhait tim, Qazim Mulleti, ishte gruaja e tij me djalin. Në atë kamp janë parë tmerre që tregohen dhe sot nga ata që i kanë mbijetuar. Ka raste që kanë vdekur dhe fëmijë të vegjël. Brenda ditës në kampe kanë vdekur dhe 30 fëmijë”, pohon ajo.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj