Fatbardha Saraçi: Një dekoratë
për vuajtjet e femrës nën diktaturë

Fatbardha Saraçi: Një dekoratë<br />për vuajtjet e femrës nën diktaturë
Shqipëria jonë e vogël, ka pasur përgjatë diktaturës plotë e përplot burgjet me intelektualë dhe në punë të rënda, si dhe nuk është aspak e tepruar ta quajmë një burg të madh Shqipërinë vet. Në burgjet e diktaturës mund të mësoje sikur në universitete nga intelektualët për historinë, kulturën, artin, gjuhësinë, letërsinë etj.

Qëllimi i këtij shkrimi është që të them dhe unë dy fjalë për një dekorim që është shumë më tepër se aq, për një zonjë që është shkrirë si “qiriu” i Naim Frashërit për përhapjen e dijes dhe arsimit por dhe për një vepër tjetër dhe më të madhe librat e saj për njohjen e krimeve të komunizmit. Asnjë libër nuk mund të shkruhet  për njohjen e totalitarizmit shqiptar pa referuar librat e saj. 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 05/06/2017, nr. dekreti 10384 zonjës Fatbardha Saraçi (Mulleti) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në vlerësim të punës së palodhur në fushën e arsimit për përgatitjen e brezave të rinj, duke u kthyer në simbol të figurës së ndritur të mësuesit, si dhe për qëndresën dinjitoze ndaj persekutimit nga sistemi komunist”.

Kjo dekoratë merr vlerë edhe më të madhe kur i jepet dikujt që ka dhënë një kontribut të paçmueshëm jo vetëm në arsim por dhe me aktivitetin e saj mbi 20 vite për shkrimin e anës së errtë të historisë, vuajtjet nën regjimin komunist të femrës shqiptare, familjes shqiptare.

Dekorimin e  Fatbardha Saraçi Mulletit, ne miqtë e saj e pritëm me padurim, më me padurim se ajo vet. Thjeshtësia e saj reflektohet në çdo fjalë, qëndrim apo shikim duke na lënë të kuptohet se ky dekorim nuk ndryshon asgjë tek personaliteti saj.

Dekorimi i Fatbardhës ishte dekorimi dhe njohja e vuajtjeve të komunizmit të femrës shqiptare, është një vlerësim simbol që mbart brenda saj një të vërtetë të madhe që të guxojmë të mendojmë se po ndërgjegjësohen për krimet e komunizmit, institucionet qeveritare.

Kush është znj.Fatbardha Saraçi Mulleti?!
Zonja e nderuar Fatbardha Mulleti Saraçi nuk është një emër i panjohur për lexuesin.

Studiuesja Fatbardha ka punuar një jetë të tërë me dinjitet dhe kokën lartë, 17 vite në arsim dhe pjesa tjetër e jetës në punë të thjeshta deri në demokraci kur ajo riaktivizohet serisht, si aktiviste për disa dekada në Shoqatën "Trojet e Arbrit " sëbashku me mjedologun Mentor Qukun, si dhe  me shkrimin e librave të saj me jetët e  femrave që kanë vuajtur nën komunizëm duke mos u ndalur dhe në moshën 77 vjeçare që vazhdon e shkruan.

Ajo kujton me mallëngjim laboratorin e biologjisë që ishte i pari në llojin e vet në Shqipëri, duke treguar përkushtim dhe pse konsiderohej njeri me biografi të keqe, ajo punoi në heshtje.

Në fjalën e shkurtër që mbajti para Shkëlqesisë së Tij Z.Bujar Nishani ajo u shpreh me këto fjalë, shkurt dhe shkoqur duke falënderuar sëpari institucionin e presidencës dhe presidentin për dekorimin si dhe ata që bashkëpunuan që emri saj të jetë pjesë e të dekoruarve. Për ta vazhduar me këto fjalë:-“ Ky dekorim në radhë të parë i dedikohet familjes së saj, se kjo dekoratë nuk nderon vetëm atë, por të gjitha nënat që kanë vuajtur në komunizëm. Për nënat me djem të pushkatuar që nuk ua dijnë as vorret. Për nënat që ndoqën djemtë nëpër burgjet dhe kampet e Shqipërisë socialiste-komuniste. Për ato nuse të reja që mbajtën burrat neper burgje dhe kampet e punës së detyruar skllavëruese. Për motrat që ndoqën vëllezërit e tyre në tërë kampet dhe burgjet nga veriu në jug e nga lindja në perendim. Gratë e internuara në veçanti ato që vuajtën në kampin e tmerrshëm të Tepelenës, i rrethuar me tela me gjemba dhe roje, që u mbajtën shumë nëna me familje dhe që kanë bërë punë te detyruar dhe si vdiqën foshnjat, fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë ata që konsideroheshin të deklasuar.

Presidenti në fjalën e tij e vlerësoj maksimalisht kontributin  e saj në arsim por dhe për shkrimin e kalvarit të vuajtjeve të nënave që janë bërë pjesë e historisë.

Sot fatmirësisht ka filluar të ketë një qasje për njohjen e krimeve të diktaturës komuniste nëpër shkolla dhe veprat e Fatbardhës i kanë dhënë një dorë të mirë kësaj pjese për të ndërgjegjësuar të rinjtë, pasi librat e saj flasin vet, ata janë në një rang me Arkipelagun Gulag të Solzhenitsynit. 
Urime Fatbardha, vepra jote do jetë e pavdekshme dhe udhërrëfyese për të tjerët!
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit