14 maji, Celibashi në Report Tv: Mosregjistrimi i PD i bazuar vetëm në ligj, nëse Basha firmos edhe tani e pranojmë! Nuk patën vullnetin për ta zgjidhur

PD ka ende një zgjidhje që mund të futet në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në Report Tv se nëse Lulzim Basha vendos që të firmosë deklaratën solemne edhe pse afatet kanë përfunduar, mund të futen në garë për vendoret.

“Për gjykimin tim është i zgjidhur se plotësohen kërkesat që kryetari i PD e nënshkruan deklaratën dhe është tërësisht në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor”, tha Celibashi.

Në një intervistë për ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Celibashi u shpreh se është katërcipërisht i bindur për vendimin që mori për mosregjistrimin e PD në zgjedhje duke sqaruar është i bazuar vetëm në ligj. Kreu i KQZ argumentoi se pasojat që prodhon respektimi i ligjit s’janë përgjegjësi e tij. Sipas Celibashit, PD e kishte mundësinë për të rregulluar situatën por nuk pati vullnetin për ta zgjidhur ndonëse i dha kohën e mjaftueshme.

Celibashi shtoi se nuk e kishte të vështirë që të merrte vendimin të cilin e kishte paralajmëruar rreth një muaj më parë dhe duhet të kishin marrë masa që të mos përfundonin në këtë pikë.

“Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi.

Analisti Lorenc Vangjeli tha se PD me shpirt nuk do të donte të hynte në zgjedhje sepse e sheh rezultatin e humbjes dhe do të ishte akoma më e rëndë për ta nëse do të përsëriteshin shifrat e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Kryekomisioneri e bëri të qartë se nuk mund të bëjë “sy qorr” në rastet kur ligji e përcakton dokumentacionin që duhet të kenë partitë politike për regjistrim si subjekte zgjedhore. Celibashi tha se kur merr vendime bazohet vetëm në ligj e jo në instikte apo në atë që i kërkojnë të tjerët.

Ditën e djeshme, Ilirjan Celibashi mori vendimin përfundimtar që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, duke përdorur argumentin se nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.  

Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. PD e Alibeajt e ka ankimuar në KAS vendimin e Celibashit dhe kërkesën do ta shqyrtojë relatori Koli Bele.

Koli Bele është caktuar sërish relator për ankimimin e Partisë Demokratike që do shqyrtohet nesër në orën 12:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Po sikur kryetari i partisë do vdiste para regjistrimit në zgjedhje? Celibashi tregon si do të zgjidhej çështja

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka treguar zgjidhjen për një parti politike që nuk gjen dot rrugën për regjistrim në zgjedhje në rast se kryetari i një partie ndërron jetë para se të përfundonte afati.

Vangjeli: Supozojmë se kryetari i një partie, pikërisht në kohën kur i duhet të regjistrojë partinë e tij në zgjehdje bie në koma. Çfarë do ndodhte?  

Celibashi: Ekziston zgjidhja ligjore por duhet që secili të respektojë përgjegjësitë ligjore. Më 7 mars përfundon afati për regjistrimin e partive politike. Në këtë situatë s’të pengon asgjë që sipas statutit mendon që të takon e drejta të përfaqësosh partinë në kushtet kur mungon kryetari. Të bësh aktin e kërkesës duke zënë afati dhe të rregullosh të gjithë çështjen e legjitimitetit.

Ka shumë kohë. Ti sjell kërkesën për tu regjistruar. Le të mos zgjohet kryetari. Personi që sipas statuti mund të ushtrojë funksionet e kryetarit në kushtet e mungesës së kryetarit e bën deklarimin në KQZ dhe i thotë gjykatës, kryetari ndërroi jetë 1 minutë para se mbaronte afati. Ti si organ përgjegjës e paraqet kërkesën në KQZ, do vish te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do thuash këtë. Kush është personi që e pason? Është filani. Dakord bëje njoftimin për shndërrimin e jetës së kryetarit dhe statuti e zgjedh. Nëse gjykata s’bën atë që duhet të bëjë, është ajo që do vijnë të kërkojnë vajguri te dyqani ku shitet djath e domate.

Ora 14:53
Nëse Basha ‘zgjohet’ për të mos lënë PD jashtë, zgjidhet problemi? Ja si përgjigjet Celibashi

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nëse Lulzim Basha zgjedh që të firmosë deklaratën solemne edhe në këtë moment që PD është lënë jashtë, atëherë problemi zgjidhet dhe mund të futen në zgjedhjet e 14 majit.

“Për gjykimin tim është i zgjidhur se plotësohen kërkesat që kryetari i PD e nënshkruan deklaratën dhe është tërësisht në përputhje me përcaktimet e kodit zgjedhor”, tha Celibashi.

Ora 14:38
Celibashi: S’mund të them që nuk e ndjek ligjin por instiktin tim! Kush jam unë për regjistruar subjekte pa dokumentacion?

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e ka bërë të qartë se kur merr vendime për regjistrimin e partive në zgjedhje duhet të marrë parasysh ligjin, jo të ndjekë instiktin e tij. Në intervistën për Report Tv tha se s’mund të prnaojë kërkesa pa plotësuar të gjithë dokumentacionin e përcaktuar.

Vangjeli: Nëse do tentoj të bëj avokatin e 2 partive, është e qartë se keni zbatuar formalisht ligjin por disa herë qytetari ka ulërirë para juristit. Kur ka ligje që janë të paqartë, në jurisprudencë zbatohet hierarkia. Në mungesë të këtij autorizimi të famshëm, a ka ndonjë dispozitë tjetër që mund të krijonte mundësinë që të plotësohej periodiciteti i zgjedhjeve dhe marrja pjesë e palëve në garë?

Celibashi: Sa kohë që e shikon strikt në raport me ligjin, është e mjaftueshme për ty si institucion që të konsiderohet se ke bërë detyrën. Se kam për të thënë që është justifikim shumë i mirë për pasoja të ndryshme që mund të prodhojë. Në fakt kështu duhet të jetë, je për të respektuar ligjin, nuk je Zoti që të thuash se meqë ligji e thotë kështu dhe kjo më e drejta duket kështu, do ndjek atë që mendoj.  Nuk jam i lejuar për ta bërë këtë se nëse e bëj këtë, dikush që ka sensin e drejtësisë vjen e të tregon ligjin.

Vangjeli: Autorizimi për angazhimin solemn është thjesht formal. Është i përthithur në një mori nenesh të cilat tentojnë të garantojnë pastërtinë e zgjedhjeve. Edhe mungesa e saj zgjidhet nga nene të tjera të kodit penal.

Celibashi: Në këtë rast nuk është kusht, ka dispozita që mund të mos i zbatosh e nuk prodhojnë pasojë. Por ligjvënësi thotë se kur paraqet kërkesën për tu regjistruar si subjekt, duhet të paraqitet 1,2,3,4. Kush jam unë për të thënë mos e sill këtë e atë.

Ora 14:19
Celibashi: Katërcipërisht i bindur në vendimin për mosregjistrimin e PD! Respektoj ligjin, pasojat që prodhon s’janë përgjegjësi e imja

 

Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se është katërcipërisht i bindur në vendimin që ka marrë për mosregjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

“Unë jam katërcipërisht i bindur për atë vendimmarrje që është rrjedhojë e një vlerësimi në të gjithë germën dhe frymën e Kodit Zgjedhor. Unë jam i detyruar të tregoj të gjithë kujdesin për të vlerësuar çdo aspekt të procesit zgjedhor në përputhje me Kodin. Pasojat që prodhohen nga respektimi i ligjit nuk është çështje që e gjykoj unë. Edhe të afërm të mi thonë që ‘ti ke të drejtë por lërë s’ka gjë regjistroji’. Unë mund të jem i gabuar por për mua ligji është thelbësor”, tha Celibashi në Report Tv.

Ora 14:15
14 maji/ Vangjeli: PD e Alibeajt me shpirt s'do donte të hynte në zgjedhje, e dinë mirë se do dalin humbëse! E rëndë nëse përsëritet 6 marsi

 

Analisti Lorenc Vangeli thotë se PD e Alibeajt nuk po përpiqet për të gjetur zgjidhje që të futet në zgjedhjet e 14 majit vetëm se është e frikësuar nga rezultati. Sipas Vangjelit, do të ishte e rëndë nëse PD do të përballej sërish me rezultatet e shifrave të 6 marsit.

“Parimi i periodicitetit të zgjedhjeve prevalon mbi gjithçka. Marrja pjesë në zgjedhje nuk është detyrim por e drejtë. Kanë trokitur në derën e gabuar për të blerë vajguri ata që vazhdimisht kanë djegur jorganin e gjithë Shqipërisë. Ajo që kërkohej në këtë fazë është pjesa më elementare, më e thjeshtë e gjithë procesit. Atë që prodhojnë si politikë duan ta hedhin si patate të nxehtë në prehrin e komisionerit.

Duke ditur se të gjitha projeksionet do ta nxjerrin atë humbëse ka tentativa jo dhe aq serioze për të mos e gjetur derën e duhur për të hyrë në zgjedhje. Kjo palë me shpirt nuk do të donte të hynte. Do të ishte e rëndë të ripërsëritej një ballafaqim identik i shifrave si 6 marsi”, tha Vangjeli.

Ora 14:07
La PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit, Celibashi: Vendimi nuk ishte i vështirë për t'u marrë! E kam paralajmëruar më shumë se 1 muaj më parë

 

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin përfundimtar që mori duke lënë PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit duke thënë se nuk ishte i vështirë për tu marrë pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor. Por e konsideron të vështirë për atë çka përfaqëson pasi lë partinë më të madhe opozitare jashtë zgjedhjeve vendore. 

Në një intervistë për ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se e ka paralajmëruar këtë situatë më shumë se 1 muaj më parë.

Celibashi: Ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë në kuptimin e asaj çka përfaqëson por i lehtë në kuptim të asaj që si u prodhua ky vendim dhe besueshmëria. Në aspektin ligjor vendimi që lehtësisht e gjen në Kodin Zgjedhor. Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor.

Minga: Pse duket sikur palët s’po e merrnin seriozisht?

Celibashi: Nuk di të them nëse e kanë vlerësuar me seriozitet por fakti është që nuk kanë bërë atë që do të duhej. I ka munguar interesi, dëshira apo vullneti nuk di ta them. Fakti është që jemi në këtë situatë kur nga pikëpamja ligjore çështja e atij që ka të drejtën për tu regjistruar në KQZ nuk ka qenë kaq e qartë sa dikush tjetër e konsideron.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr