Fati i PD në Apelin e Tiranës, Flamur Noka i Berishës kërcënon: Gjyqtari që nuk pranon provat tona do shkojë në burg

Fati i PD në Apelin e Tiranës, Flamur Noka i Berishës kërcënon: Gjyqtari që nuk pranon provat tona do shkojë në burg

Flamur Noka dhe Sali Berisha

Flamur Noka, numri 2 i ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës, ka një tjetër mesazh për gjyqtarët që prite të vendosin fatin e Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit të Tiranës, nëse do t’i takojë Berishës apo grupit të Alibeajt.

Noka me një gjuhë të ashpër paralajmëroi burg për të gjithë ata gjyqtarë që sipas tij nuk i marrin parasysh provat që ka Kuvendi i 11 dhjetorit që organizoi Berisha.

 “Asnjë gjykatës nuk mund të luajë me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve. Do shkojë në burg çdo gjykatës që manipulon fakte dhe provat që kemi vënë në dispozicion për mbajtjen e dy kuvendeve të dhjetorit të vitit të kaluar.  Kuvendi i “Foltores” ishte mbi bazën e parimeve demokratike, ndërsa ai i mbajturt nga Basha mbi bazën e mashtrimit”, tha Noka, në emisionin “Dekalog” në RTSH 24.

Noka i mëshoi edhe një herë faktit se të tre si Basha, Alibeaj dhe Bardhi punojnë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe sipas tij kjo duket më shumë gjatë seancave parlamentare kur Alibeaj merr fjalën pikërisht që të mos flasin deputetët e tjerë të PD si Berisha, ai vetë dhe drejtuesit e tjerë të partisë.

“Unë e kam thënë edhe më parë që kam informacione që Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në një lokal në Dhërmi dhe kanë rënë dakord për disa çështje që dëmtojnë opozitën”, tha Noka.

Në Gjykatë e Apelit të Tiranës çështja më e nxehtë e kohëve të fundit është ajo e shqyrtimit të ‘fatit’ të Partisë Demokratike, nëse do të mbetet në dorë të Berishës apo jo. Gjykata e Apelit Tiranë ka njoftuar se pas rihedhjes së shortit do të jetë relatore Irida Kacerja në vend të Genti Shalës, që ishte përcaktuar në shortin e mëparshëm së bashku me gjyqtaret Edlira Petri dhe Elona Toro. Trupa e re gjykuese do të shqyrtojë ankimin e Partisë Demokratike për mos regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në  Kuvendin e 17 korrikut.

Gjyqtari Agron Zhukri më datë 25 mars regjistroi ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Gjyqtarja Blerina Muça ka pranuar në 18 mars të 2022 kërkesën e bërë nga Gazmend Bardhi për njohjen e ndryshimeve në statutin e PD të miratuara në 17 korrik 2021, vendim i cili u ankimua më pas nga vetë Bardhi që kërkoi bashkëngjitjen e ndryshimeve të vendosura nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.

Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2022 01:40

    Tani qe paralajmeroi xhandar Flamur aga Noka,sejmeni i Sali bej Efendiut,u tha,u be! As mos e vini me ne diskutim.

    Përgjigju
  • Sifi: 01/07/2022 17:03

    A ka shtet ne bote qe politikan vrases si Saliu dhe roje si Noka ti tregojne burgun gjygjtarit per presion ne vendimin qe do marri .Ju duhet te jeni ne burg si shkaktar te destabilizimit te shtetit ne shume raste gjate 30 viteve dhe se ne burg te shkoj militanti Zhukri qe ju dha vendimin per marrjen e PD ne dem te provave.Protestat jane ushqim per demokracine ,por po perdoret dhune dhe ju arreston policia dhe gjykata ju le te lire atehere do ndryshoj situata ,dhe gjygjtaret qe shume here ju favorizojne ju duhet te kapin qeline .Mjaft shqiptaret ju kane duruar si ne pushtet me krime dhe korrupsion ashtu dhe ne opozite me djegie dhe shkaterrime

    Përgjigju
  • Sokoli: 01/07/2022 16:44

    Po si ka mundesi po i fusni ne burg keta qe duan te djegin vendin prape qe i bene nenat te vishen me te zeza qe e shqyen vendin nga themeli po si nuk kujtohet njeri si ishte vendi ne kohen e sali protopapes qe nuk kishe ku hidhje kemben vetem plure e gomere po tur te keni qe kerkon te vish ne krye po sa prekurori qe te lene ty e te tjeret se do ishit ne burg ne vende tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi

GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi