Shkarkohet Elizabeta Imeraj, prokurorja e dosjeve të bujshme del përfundimisht nga sistemi! KPA: Mangësi në 3 kolonat e vlerësimit! Ushtroi presion ndaj ONM

Elizabeta Imeraj, një prej prokuroreve më të njohura në vend, me 17 vite eksperiencë në organin e akuzës, e cila deri sot mbante pozicionin e drejtueses së Prokurorisë se Tiranës, del përfundimisht nga sistemi.

Imeraj, e cila njihet se prokurorja e dosjeve të bujshme është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas seancave maratonë të zhvilluara si rrallë herë në procesin e vettingut.

Vendim unanim 5 më zero nga ana e trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të drejtuar nga ish prokurorja e Përgjithshme Ina Rama.  KPA e gjeti me probleme znj. Imeraj në të 3 shtyllat e vlerësimit.

Gjatë leximit të vendimit, Ina Rama tha se Imeraj nuk justifikon pasurinë, duke evidentuar pronën 2500 m2 tek ish fusha e aviacionit dhe sipas saj s'ka burime të ligjshme.

"Po ashtu edhe për tokën arë të ndodhur në Mullet s'ka burime. Për apartamentin  ndodhur në Tiranë prej 66 m2 dhe shtesë subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë. Për shlyerjen e kredive të marra në 2006 dhe në 2008 subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur kanë patur pamjaftueshmëri për shlyerjen e këtyre kredive”, tha ajo.

Sipas saj për figurën rezulton se subjekti ka mohuar faktet për ish- kunatin, duke treguar jo korrektësi të magjistratit. 

"Subjekti ka treguar sjellje jo profesionale duke kontaktuar përfaqësues të ONM që ndiqte procesin e saj. Vendosja e kontakteve me ONM për çdo arsye e jo e duhur dhe jo ligjore. Është sjellje e papërshtatshme", tha Ina Rama, teksa njoftoi shkarkimin. 

Një javë më parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ku palët dhanë konkluzionet përfundimtare. Në përfundim të 6 orëve seancë, u vendos që vendimi përfundimtar nëse do të përjashtohet ose jo nga sistemi i drejtësisë do të jepej sot (27 prill).

Imeraj kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, teksa komisioneri Publik Florian Ballhysa, në raportin e tij kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e vetting. Sipas tij, ankimi është paraqitur brenda afatit dhe është ligjërisht korrekt. Ballhysa ka thënë se sa i përket pasurisë Imeraj në deklaratat nga viti 2004 deri në vitin 2016 s’ka deklaruar asnjë pasuri që lidhet prej regjimit martesor. Lidhur me truallin me sipërfaqe 2500 m2, ndodhur në Tiranë komisioneri publik tha se Imeraj as në proceset në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk provoi të kundërtën e asaj që ka gjetur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Elisabeta Imeraj kaloi me sukses shkallën e parë të vetting-ut, por u përball në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Institucioni i Komisionerit Publik kërkonte shkarkimin e saj nga detyra. Për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohej për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj kishte probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Avokati i Elizabeta Imerajt: Procesi i vetingut në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit

 

Avokati i huaj i Elisabeta Imerajt, Gregory Thuan Dit Dieudonne, u shpreh i zhgënjyer nga procesi i vetingut ndaj klientes së saj.

“Unë dua të them se sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë. Sot në vërtetuam se vetingu është duke shkuar keq dhe është jashtë kontrollit. Unë nuk kam parë asnjë proces tjetër me prova kaq të fabrikuara. Ju keni humbur një aset shumë të madh”, tha avokati.  

Ora 15:36
KPA e shkarkoi, Elisabeta Imeraj: Kush e kërkon shkarkimin tim, vetëm kësaj pyetje s'iu dha përgjigje

 

Pas shkarkimit, flet Elisabeta Imeraj.

"Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilit palë të jetë i dëgjushëm, normalisht nuk e lidh këtë me situatën perdonale, në KPA jam drejtuar me pyetje konkrete "kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imeraj", vetëm kjo pyetje nuk u dha, duke qenë se kjo cështjhe pati interes të shtuar të medias, jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të medias që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore që në KPK që vërtetohet që Elisabeta Imeraj ka zero pasuri në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo akt të dosjes që lidhet me element që kanë të bëjnë me figurën, puna ime në vite ka folur më së miri se çfarë pune dhe çfarë funksioni është kryer puna e Prokurorit, me çështjet e përfafaqësues, 160 të pandehur janë dënuar me vendim të prerë dhe vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajsi, nuk kanë respektuar propocianali. Ajo çfarë reforma në drejtësi synon është një sistem i pavarur që tejçon besimin te publiku që mendon se të japin vendime në bazë të provave, pavarësisht presioneve politike, ekonomike, kriminale apo ndërkombëtare, jam munduar që të prezantoj jo për vete, por për të gjithë ju që në cdo moment nga ana ime është vërë e mundur dhe janë vënë prova që ky proces ka qenë i afektuar që në fillimet e tij, edhe për shkak të lidhur ngushtësisht të kartelave të justifikuara, nëse reforma në drejtësi është që të sjellë si qëllim që të bazohemi në dokumentacion me denoncime anonime, atëherë është e vërtetë Elisabeta duhet shkarkuar", tha Imeraj.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Halid: 28/04/2022 13:47

    Ky soj,per karrier personale ka qenë e gatshme me shkatrru jetë njerzish. Sjell shembur nga persekutimi komumist,kur vett ka dënuar kuadro fetar dhe besimtar, me dëshmitar te manipuluar,ose thjesht per shkak te bindjeve dhe opinioneve.

    Përgjigju
  • ALDO: 28/04/2022 10:03

    FUTINI NE BURG KETO SE DO I SHKELIN ME KEMBE RRUGES NJEREZIT DO I PESHTYJNE NE SURRAT

    Përgjigju
  • KASAP MUSHK REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/04/2022 08:37

    Ça i ka bo maloku kriminel hajdut Salhe bajga Shqipris sja ka bo Sërbi , Greku e shum armiq anti Shqiptar. Nun kishte ngel malok me 7 klas shkoll pa u bër gjykatës. E familja e Salhe bajgës ka vjedhur miljarda euro nga ky popull i varfër. PA u futur Salhe bajga në burg Shqipria s'vjen qetësi.

    Përgjigju
  • Cunami: 28/04/2022 02:45

    E qeruan maloken e sali berishes,,,,shko tani ne TROPOJE, ,,,atje duhen njerez per dru me pre...erdhen derrat ne tirane....derrat rrine ne pyll jo ne qytet. ,,,ptu rrace e poshter. .....

    Përgjigju
  • Populli: 28/04/2022 00:05

    Pjese e sistemit te kalburr.. kur eshte gjithe stiva e krimbur nuk mund te jete kjo e paster..

    Përgjigju
  • Lili: 27/04/2022 23:58

    Po gjyqtarja super e korruptuar e Vlores Herila ÇELA pse nuk del ne veting?

    Përgjigju
  • Titi: 27/04/2022 23:22

    Ore ca aseti thoni??? Kjo ka qen dhe eshte klani bashkim ulajt, prandaj ja. Mbylli ceshtjen. Plus qe prokuroret e korruptuar te tiranes, kjo i mbronte, sepse i merrte pjesen e vet

    Përgjigju
  • Genti: 27/04/2022 22:20

    Nuk e kuptoj si mundet vetingu te shkarkoje 2 prokuroret me te afta ne shqiperi, Znj. Elizabeta Imeri, dhe Znj. Sevdari qe ishte ne SPAK.Hajde drejtesi hajde.

    Përgjigju
    • @Genti: 28/04/2022 00:37

      Per Sevdarin mund te kerkosh informacion ne DISK se sa e lidhur eshte me boten e nendheshme aq me teper tani qe nuk rrezikon me si prokurore pasi u shkarkua me te drejte per mos justifikim pasurie dhe jo pasaktesi. Ndersa Ymeraj eshte shume e politizuar dhe krahinore pervec problemeve te tjera. Kush ja pagoi avokatin e huaj? A ka mundesi nje nenpunes shteti me rroge te pajtoje nje te tille? Kujton ti se bota e krimit dhe njerexit nuk e njohin gjoja ish burrin e kesaj? Sot u cmontua klani Ciftelia ne prokurori, bravo KPA.

  • Arlind Dunisha: 27/04/2022 21:52

    Kole Hyseni, o gjapuran bukove

    Përgjigju
  • Skenderi: 27/04/2022 20:25

    Se shpejti Shullazi i lire dhe sipas “drejtesise” se munguar te gjithe cunat qe Jane ne burg nga kjo palo “prokurorore te dalin jashte ,erdhi koha cbejne brenda ata drejtesia I vendos festa sa ka filluar ,ky vend Ska Humbur asgje pasi cunat Jane gati per biznes te pashqetesuar te gatshem per shantazh per me te bukurin Flm drejtesi e vonuar Nje “Maloke “me pak

    Përgjigju
  • Arber Balsha: 27/04/2022 19:59

    Terheqsh kemben zvarre. Do zoti po merr dhe nja 4-500 shushunja te drejtesise pas teje.

    Përgjigju
  • Tani: 27/04/2022 19:16

    Te nderuar komentues! Pse goditet drejtesia tek njerezit me te shquar me profesionist qe ka pasur drejtesia? A mund te shkarkohet gjyqetari Fatmir Hoxha,gjyqetar kushtetuese, antonetata sevdari prokurore tirane, kastriot selita gjyqetare tirane, etj etj. O kolegj largimi i ketyre personave eshte te godasish drejtesin ne shpine. O ina rama do vendoset njolla juaj mbi vendime me dy standarde. Turp turp qe mbeshteten njerez me lidhje kriminale dhe kalojne ato sic eshte dritan halluni qe nxorri nga burgu kriminelin marku dhe largoj, dhe su be asnje pretendim..ndersa per intelektuale e drejtesise i shkarkuan. Ndoshta nje dite do vije pavaresisht, Ju po nxitoni me liste partie duke nxjerr liste magjistratwsh..Ju do pergjigjeni perpara drejtesise bashke me engjell agaci dhe krimi qe e rretho ate dhe ju. Turp te vije qe kantadise drejtesine kete pik.

    Përgjigju
    • Tirona: 28/04/2022 00:19

      O Tano a ke pas tbosh nai her me Gjykata e prokuror ti?? Dil e pyt i her të dënumit nga kto "shkenctarët e magjistratët " e Tropojës dhe jo vetëm. Gjin Gjoni,Hajdarmataj,Kjo fyçka Elizabeta,ky Hoxha që përmen ti që ja fuste tbardhës për qef ene jepte vendime ulëritëseee. KTA përveç përjashtimit duhet sekuestrro paasurie e masanej nja 20 vjet burg FIZIK.

    • Cubel breca: 27/04/2022 22:33

      Ky tani qenka per kete pun!!!!!!!!!!!!!!! Kjo drejtesie e plepave jo te shkatkohen por meren dhe te pandehur. Ci kan ber keta shqiperis sja ka ber as serbi. Megjithate ti mir e ke ste ka ren pjesa ta vuash ne kurriz ndonje problem drejtesie.

    • Hoi: 27/04/2022 21:22

      Po sipas teje Fatmir Hoxha e Kastriot Selita u shkarkuan kot? Shko lexo vendimet e arsyetuara, zoteri.

    • Luli: 27/04/2022 19:51

      Booo

  • Ana: 27/04/2022 19:14

    Nje nga rastet e vetme te vetingut qe e meritonte te ikte dhe nuk te vjen keq per te. Fatkeqesisht, problemi ne Shqiperi nuk eshte ikja apo miratimi ne detyre i nje prokurori, apo te heqim disa nga veriu e te leme disa nga jugu. Problemet jane shume me te thella dhe populli i thjeshte po vuan tere pasojat e nje sistemi te gjere te korruptuar qe nuk dihet se kur do te zhduket ne Shqiperine tone te dashur.

    Përgjigju
  • Avokat: 27/04/2022 18:48

    O fashista ca shkruan .ju jeni njerez te neveritshem qe vetem shani nuk duroni qe nje verjore te drejtoje nje institucio po lexoni pak perfjimet mo fashista .po pse partia vendos po pse opinoni vendos vendos integriteti vendors siqeriteti .po ju qe shkrua. 0 me bisht jeni ju ju pelqen propofanda ju pelqen tju tereheqi. Zvarre po mjere ky popull cpo heq nga keto mostra .po cedo mir thone popull dele jeni ne .te fala parties

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 27/04/2022 22:38

      Ti avokat mir thua por pikerisht kjo ka zbatuar me perpikmeri vijen e partise dhe mir i behet.

  • Flori: 27/04/2022 18:47

    Filluan babalet nga berishstat. sulm edhe naj Jakobsit te vetingut edhe ky si ambasadorja po sulmohet nga te pakenaqurit

    Përgjigju
  • Baba: 27/04/2022 18:24

    Jam demokrat dhe antisocjalist por kjo imeraj duhej te zhdukej me pare. Fatkeqesi e madhe te qendronte. Tashti o burra me te tjeret se ka si kjo me tonelata. Rama ik.

    Përgjigju
  • Valii: 27/04/2022 18:11

    Ishalla e merr dhe VALENTIN PRECIN me vete.ndyresirat e prokurorise.Bravo vetting..

    Përgjigju
  • Avukati i saj sikur nuk ishte avukat Por militant: 27/04/2022 17:28

    Shune e afte per makinacione. mall e pasuri ia kaloi burrit qe ndau. inskenoi nje proteste per te fshehur pislliqet.

    Përgjigju
  • Une: 27/04/2022 17:04

    Te ri-martohet me burrin qe e ndahu para se te dilte ne veting.. pa piken e turpit shpiku "malokerine" per te fshehur llumin qe e mbulon kok e kembe.

    Përgjigju
  • velcan: 27/04/2022 17:02

    Iku dhe nje hajdute nga drejtesia....

    Përgjigju
  • Artan: 27/04/2022 17:02

    Rama e ktheu edhe drejtesine ne kazan plehrash. Hoqi nje nga njerezit qe luftoi edhe bandat e tij edhe njerezit e Berishes. Turp per Ramen dhe per ushtaret e tij, se keshtu ja dhane shqelmin edhe drejtesise. Me letra anonime si dikur, te marrin ne qafe komunistet. Elisabeta shpetoi qe doli nga ai ferr

    Përgjigju
    • Ola: 27/04/2022 17:37

      Fal ONM qe ajo e korruptuar iku . Se hiqte Rama joooo. Kush e vuri ne krye te Tiranes? Rama dora vetë me Kastratin. Me ne fund drejtesia u vendos edhe me të. Duhet te iknim te gjithe nga Shqiperia nese do mbetej ajo ne detyre

  • Ina toptani: 27/04/2022 16:42

    Magjistratja me e korruptuar ne Shqiperi u shkarkua me ne fund. Lidhjet e saj okulte me politiken dhe mafien moren denimin e merituar. Do te ngecin ne fyt katet qe ke marre tek kulla Kastrati Tirane per dosjen Verlaci. Drejtesia vonon por s’harron sepse nuk harron drejtesia hyjnore !

    Përgjigju
  • Ndrini: 27/04/2022 16:37

    Tani eshte koha qe shoket e vet ne spak t'i sekuestrojne pasurite dhe mbi te gjitha milionat qe disponon kesh. Nje ndyresise me pak ne sistemin e drejtesise..

    Përgjigju
    • bonçe: 27/04/2022 16:54

      E vertete Ndrini. U ka rene shume njerezve ne qafe duke burgosur hajdutet per buke goje dhe favorizuar hajdutet e miliona eurove. E drejta vonon por s’harron

  • linda: 27/04/2022 16:35

    gjynah kjo prokurore qe u shkarkua. ajo ka punuar ne favor te drejtesise. e quajten maloke ne nje kohe qe nuk eshte ashtu.

    Përgjigju
    • Magjistrati: 27/04/2022 16:50

      Aspak e vertete. Kjp prokurore ka puniar vetem per interesat e saj dhe ne asnje rast per drejtesine. E ka patur mire me te dy krahet e politikes. Kush e kaloi ne KPK dora vete zogu i Tirones se bashku me Çet kastratin i cili e solli ne krye te Tiranes pasi i mbylli atij dosjen e 7 xhuxhave

  • Loku: 27/04/2022 16:14

    Zonja thot 160 ka hetuar dhe i denuar me burg! Po gjith te denuarit nga kjo militante ,jane hajut xhepash,hajdut pulash,dhe hsjduter dritash,dhe jo vrases dhe bosa droge,se kishe mbedhtetjen e Argites.

    Përgjigju
  • Tironsi vjeter: 27/04/2022 16:06

    Ti moj zonje ke bo shum pislliçe ne kohen e non gratave! dhe sot ju jeni akoma qe mbani ne kembe drejtesine e non gratave.

    Përgjigju
  • Dori: 27/04/2022 16:04

    Mijera hektar toka dhe apartamente,pasuri miliona e miliona...keto si i vure duke qen nje prokurore nuk na tregove ti

    Përgjigju
  • Riku: 27/04/2022 16:03

    E tha bungo e partise nje maloke me pak... uroj qe kur te vije momenti i "bota rrumbullake eshte" te mos u jete shuar zjarri i revoltes nga padrejtesia... jugoret ne pushtet historikisht kane bere zullume... edhe ket radhe po lartesojne vlerat e tradites... per genin abanistanas jane perfekt

    Përgjigju
    • Tiku: 27/04/2022 18:51

      Dhe shyqyr qe ishte Bungo, e partise ose jo! E cila e provoi vete kafsherine dhe brutalitetin e sjelljes qe kur ishin student te "kandidatit per bashkeshort" dhe vete kesaj maskareshe te korruptuar.

  • Maloke.com: 27/04/2022 15:58

    U be kjo te ushtroj detyren kjo esht e korruptuar deri ne dhem , shkoni ne shtepite e kesaj shifni sa lek i gjeni cash , la fund.

    Përgjigju
  • loni: 27/04/2022 15:48

    Keni harruar shoqen e ngushte te Elisabeta Ymerajt gjyqtaren Daniela Shirka,drejtesia po troket.

    Përgjigju
  • liku: 27/04/2022 15:47

    Hajdutet duhet te dalin para drejtesis per te marre denimin e merituar

    Përgjigju
  • LORA: 27/04/2022 15:46

    Lajm i shkelqyer.

    Përgjigju
  • Loti: 27/04/2022 15:46

    Mos i hengshi ato qe i keni vjedh ktij populli qe priste drejtesi nga ju.

    Përgjigju
  • kosta: 27/04/2022 15:39

    gabim te madh kane bere, nuk treguan respekt per profesionalizmin e saj, per shkollimin dhe sakrificat ne ushtrimin e detyres. tani le te jete drejtesia ne dore te jo profesionisteve dhe militanteve

    Përgjigju
    • Arlind Dunisha: 27/04/2022 21:44

      Lapera

    • Arlind Dunisha: 27/04/2022 21:43

      Kol Hyseni, o ti gjapuran bukove a mos asht ka te kruhet shpina

    • Tani: 27/04/2022 19:07

      Turp po i ben plage sistemit te drejtesise! I bej thirrje spaku te filloj hetimin ndja komisioneri publik, njeriu i fatmir xhafes florian ballysa, injorant ordiner qe ben fallsifikim dokumentesh dhe ina rames qe bashkepunon me enegjell agaci

    • Ndrini: 27/04/2022 16:38

      Plako sa lek i ke dhene dhe sa pune te ka mbaruar qe fliske me kaq passion per te?

    • Eli: 27/04/2022 16:35

      Po o Kol te drejte ke se ti e ke hotelin ne Korce me paret e korrupsionit por une qe bera divorc dhe jam dhe pa pune e pa prona

    • kol hyseni: 27/04/2022 16:04

      Mir bani vetingi se boll e korruptume asht ish kolegia jeme! Hajt ndjesha mire per ty elisabet!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?