TIRANË- Suela Xhani është gjyqtarja që do të ketë në dorë fatin e zgjedhjeve të 23 majit për kryetarin e Partisë Demokratike. Xhani është zgjedhur me short për të shqyrtuar padinë e Mereme Selës, e cila iu drejtua Gjykatës së Tiranës pasi e përjashtuan nga gara.
Sela ka paditur Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale.
"Përjashtimi është bërë në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim", thotë Sela në padi.
Ajo kërkon pezullimin e procesit të zgjedhjeve të 23 majit e më tej pranimin e kandidaturës së saj. Sela i kërkon gjykatës së Tiranës të shpallë të pavlefshme kandidatutën e Sali Berishës, duke i kujtuar nenin 46 pika 8 të statutit të PD, i njohur si neni “Basha” që parashikon ndërprerjen e mandatit të kryetarit dhe mos-lejimin e tij për të ri-kandiduar në momentin që humb zgjedhjet e përgjithshme. Kjo shkelje statutore mund të jetë karta më e fortë e Mereme Selës për të bllokuar në gjykatë zgjedhjet për kryetar të fund-majit.
Komente












Mereme Sela e ka te fituar nese zbatohet ligji. Nese korruptohet edhe ky proces, sic bejne me cdo gje tjeter berishet, atehere ajo vajza gjyqtare... nuk eshte per gjyqtare. Nuk ka Shprese as PD as Shqiperia.
Përgjigju