TURQI - Trajneri i përfaqësueses turke, Fatih Terim, thotë se për të nuk do të jetë i rëndësishëm aspak rezultati i ndeshjes së nesërme me Kosovën, pasi me Kosovën luajnë një ndeshje miqësore dhe vëllazërore. Ai thotë se ndeshja me Kosovën do të jetë një mesazh për FIFA-në, që shumë shpejt edhe Kosova të jetë pjesë e saj.
Terim, para gazetarëve vetëm një ditë para ndeshjes miqësore me Kosovën, ka shprehur falënderimin për pritjen e ngrohtë që i është bërë në Kosovë dhe ndihet tepër i lumtur që ndeshjen e 100-të të tij do ta zhvilloj me Kosovën.
“Nesër do të kemi një ndeshje miqësore, vëllazërore dhe rezultati nuk do të ketë shumë vlerësim të madh, sepse jemi si dy shtete vëllazërore dhe kryesore është që jemi bashkë”, tha Terim.
Përzgjedhësi turk Terim ka shtuar se miqësorja me Kosovën që do të zhvillohet nesër do të jetë një mesazh i qartë për FIFA-në dhe UEFA-në.
“Ndeshja e nesërme është mesazhi më i mirë për FIFA-në dhe UEFA-në, se çka jemi duke bërë me mobilizim dhe ne si shtete zaten e kemi njohur Kosovën mirëpo ndeshja e nesërme është një përgjigje më e mirë”-theksoi Terim.
Me tej përzgjedhësi turk shtoi se kanë pranuar me kënaqësi ftesën e Kosovës për ta luajtur këtë ndeshje, pasi që edhe presidenti edhe kryetari i Federatës turke kanë qenë pro që kjo ndeshje të luhet me Kosovën.
“Së pari po sa ka ardhur ftesa për të luajtur me Kosovën ne nuk kemi hezituar dhe menjëherë e kemi pranuar, pasi shkaku kryesor është se jemi si shtet vëllezër, shteti mik i Kosovës, edhe pse se nuk e kemi pasur në kalendar, por menjëherë e kemi pranuar”, tha Terim.
Terim shtoi se pas kësaj ndeshje do të thellohet edhe me tutje bashkëpunimi dhe do ta ndihmojnë Federatën e Futbollit të Kosovës, si në shkollimin e trajnerëve, futbollistëve, apo edhe ndihma tjera.
Ndërsa, lojtari turk Hakan Canlhanoglu, tha se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe se për të është kampi i dytë për të në reprezentacionin turk dhe do të jap gjithçka nga vetja për të shkuar gjithçka mirë./Kosovapress/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com