Fatkeqësitë natyrore dhe luftrat ... Nuk mund t’i lejojmë të 'marrin' Trashëgimitë Kulturore/FOTO

Fatkeqësitë natyrore dhe luftrat ... Nuk mund t’i lejojmë të 'marrin' Trashëgimitë Kulturore/FOTO

Tempulli i Madh në Abu Simbel, Egjipt

Thellë brenda brendit të Tempullit të Madh në Abu Simbel, i gdhendur në një mal në luginën e lashtë nubiane të jugut të Egjiptit, qëndron një botë e mrekullueshme. Shtyllat e zbukuruara me vepra arti mbështesin një tavan të pikturuar me shpata me krahë. Hierogjifet nga dyshemeja në tavan që përshkruajnë betejat fitimtare të Faraonit Ramses II, i njëjti njeri “përgjegjës” për ndërtimin e këtij tempulli të madh. Jashtë, katër statuja kolosale të faraonit përballen me diellin, dhe përballë kanë një liqen të kristaltë.
egjipt.jpg" style="height:439px; width:780px" />
(Brenda brendit të Tempullit të Madh në Abu Simbel)

Është një pamje e pabesueshme për tu parë, por një nëse historia do të kishte shkuar pak më ndryshe, nuk do të ishte këtu sot. Përkundrazi, ky tempull do të ishte nën ujërat e liqenit. Ajo që është edhe më e vështirë të imagjinohet, nëse Abu Simbel nuk do të ishte ruajtur, nga Qendra Historike në Vjenë, Angkor Wat i Kamboxhisë dhe vende të tjera të Trashëgimisë Unesco mund të jetonte vetëm në librat e historisë sot.

(Tempulli i Madh në Abu Simbel)

"Egjipti ka bërë një punë të shkëlqyer duke ruajtur tempujt e tyre të lashtë", tha Kim Keating, drejtor i shitjeve globale për ekspedita gjeografike "Touring Geographic Expeditions".
Lugina e Nubisë së Afrikës së Veriut shtrihet në kufi me Egjiptin Jugor dhe Sudanit të veriut, një rajon me shkretëtirë të madhe, me oaze dhe me lumenj sezoni.  Në kohët e lashta, kjo ishte një tokë e arit dhe e pasurisë dhe sundohej nga mbretërit, shumica prej të cilëve ndërtonin piramida, monumente dhe tempuj, pjesërisht si një shfaqje fuqie.
Kompleksi Abu Simbel, i ndërtuar gjatë viteve 20 në shekullin e 13 para Krishtit, është një nga më mbresëlënëset që ende qëndron sot. Krahas Tempullit të Madh të Madh qëndron një tempull i vogël që nderon mbretëreshën e Ramsesit, Nefertari.


(Tempulli i Madh në Abu Simbel)

Në fillim të viteve 1960, një ekip inxhinierësh ndërkombëtarë e çmontuan dhe më pas e zhvendosën me kujdes, pjesë-pjesë.  Ata pastaj i rikonfirmuan tempujt më shumë se 60 metra mbi vendndodhjen e tyre origjinale për të shpëtuar tempullin nga ujërat në rritje të Nilit. Liqeni prej 5,250 km katror është Liqeni Nasser, një rezervuar që u formua kur lugina u përmbyt. 50 vjet më parë liqeni(rezervuari) as nuk ekzistonte.


(Tempulli i Madh në Abu Simbel)

Megjithatë, procesi i zhvendosjes së tempullit nuk ishte aq i thjeshtë. "Ishte një ndërmarrje e madhe," shpjegoi Mechtild Rössler, drejtor i Divizionit të Trashëgimisë të Unesco dhe drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore.


(Tempulli i Madh në Abu Simbel)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik