KOSOVE - Gjykata Supreme ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij në rastin e njohur si "Kleçka". Avokati i Limajt, Tomë Gashi, tha se Gjykata nuk arriti të gjeje as edhe një fakt të vetëm që dëshmon për fajësine e klientit të tij.

Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm edhe një vit më pare, por Prokurori apeloi vendimin e Gjykatës.

Jashtë kinemasë "ABC1", ku edhe u mbajt gjykimi për rastin "Kleçka, janë mbledhur shumq njerëz dhe po festojnë për lirimin e drejtuesve të njohur të luftës së UÇK-së.

Marrë nga gazeta Ekspress
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)